Moderatorja e njohur, Rudina Magjistari, është munduar gjithmonë që të jetë e rezervuar sa i përket jetës së saj private. Edhe pse është shumë aktive në rrjetet sociale, ajo rrallë poston fotografi me bashkëshortin dhe me të bijën, Mia.
Por këtë herë ka bërë një përjashtim. Rudina ka publikuar një imazh të vogëlushes së saj, ku ajo shihet me një çantë shpine që mban emrin e saj.
Edhe pse moderatorja e njohur nuk e ka treguar portretin e Mias, duket që ajo është rritur shumë.