Pak kohë më parë në “Përputhen” u formua një trekëndësh dashurie mes Ledjanës, Mevlanit dhe Antonelës.
Mirëpo së fundmi, Antonela hoqi dorë nga Mevlani, madje në puntatën e djeshme u shpreh se ai është askushi.
Të njëjtën gjë duket se ka bërë dhe Mevlani, i cili ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me një postim në rrjete sociale.
LEXO EDHE:
Bora Zemani sherr me Antonelën pas provokimit me videon me lopë
Ai ka lënë të kuptohet se u ka vendosur kryq si Antonelës, ashtu dhe Ledjanës.
Mevlani ka publikuar një foto ku shfaqet pranë detit, ndërsa në rërë ka vizatuar dy zemra dhe brenda tyre ka vendosur nga një kryq. Ai ka marrë komente të shumta nga ndjekësit, të cilët menjëherë kanë aluduar se ka hequr dorë nga të dy vajzat.