Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: 10 drejtues të lartë policie dalin në përgjimet e “SKY”, ja si përdoreshin nga kriminelët për pazare të pista
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > 10 drejtues të lartë policie dalin në përgjimet e “SKY”, ja si përdoreshin nga kriminelët për pazare të pista
Aktualitet

10 drejtues të lartë policie dalin në përgjimet e “SKY”, ja si përdoreshin nga kriminelët për pazare të pista

Last updated: October 11, 2023 09:27
8 Min Read
SHARE

Përgjimet që autoritetet franceze nxorën nga aplikacioni SKY zbulojnë jo vetëm si funksionon porosia e vrasjeve me pagesë, por edhe se shefat e policisë i shërbenin rregullisht bandave kriminale. Është koha që drejtësia e re në vendin tonë të sprovohet pikërisht me një nga organizatat kryesore për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Indicet tashmë janë dhe policë apo drejtues të lidhur me grupet kriminale kanë nisur dalëngadalë të dekonspirohen, ndërkohë që guri i fortë në dorën e SPAK duket se do të jenë përgjimet dhe zbardhjet e aplikacionit SKY nga viti 2019 deri në vitin 2022. Të dhënat e deritanishme tregojnë se ekzistojnë përgjime, të cilat tregojnë qartë korrupsionin e kupolës së Policisë së Shtetit dhe faktin se si drejtues të kësaj strukture përdoreshin nga krimi i organizuar për pazare të pista, apo kanë dekonspiruar operacione për kapjen e eksponentëve të krimit. Por teksa ky megaskandal po hetohet nga Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, kanë dalë në dritë të tjera detaje nga kjo dosje përvëluese. Gazetari Igli Çelmeta u shpreh dje në një intervistë për mediat se ka informacione që shumë drejtues policie janë përdorues të aplikacioneve Sky dhe Encro Chat. Ai theksoi sipas një burimi konfidencial se janë të paktën 10 drejtues policie që kanë komunikuar përmes këtyre aplikacioneve me të shumëkërkuarin Ervis Martinaj. “Ka drejtues të lartë policie që janë të lidhur me krimin drejtpërdrejtë dhe dua të theksoj dhe faktin që kur doli dosja ‘Metamorfoza’ dhe u arrestua Oltion Bistri ka pasur një mbledhje të fshehtë në Policinë e Shtetit dhe drejtori i Përgjithshëm ka mbledhur gjithë drejtorët e qarqeve, shefat e komisariateve dhe ju ka thënë ‘kush përdor aplikacionin Sky dhe Encro Chat të largohet vetë’ dhe ka pasur një heshtje totale dhe kanë parë njëri tjetrin në sy sepse numri i atyre që përdorin këto aplikacione është shumë i lartë. Ka shumë drejtues policie që kanë përdorur këtë aplikacion dhe kanë lidhje të drejtpërdrejta me krimin. Të paktën 10 janë dhe këtë burim e kam konfidencial nga një ish-punonjës i Policisë. Të paktën 10 drejtues të lartë policie kanë përdorur aplikacionin Sky dhe rasti konkret i lidhjes së drejtuesve të policisë ka qenë me shtetasin e shumëkërkuar Ervis Martinaj, komunikonin me të”, deklaroi Çelmeta.

Skenari

Demo

Por ky megaskandal, tregon qartë se ka ardhur momenti kur duhet të shohim që nuk goditet thjesht dhe vetëm ai polici që merr 1 mijë lek ryshfet, por kupola drejtuese që marrin mijëra euro në fund të muajit nga bota e krimit në mënyrë që ata të mos kenë shqetësime me ligjin. Janë ata drejtues që i kanë emrat në listëpagesën e grupeve kriminale, që mbi apo nën zë janë akuzuar dhe herë të tjera për lidhje me bandat, që kanë kapur majat e piramidës drejtuese brenda policisë për të abuzuar me pushtetin dhe forcën që u jep ligji me qëllimin për t’u shërbyer qytetarëve shqiptarë. Nga ana tjetër të gjithë e ndiejnë se sa e rëndësishme është që SPAK po nxjerr në peshoren e drejtësisë persona, që më parë konsideroheshin të paprekshëm. Persona të cilët ditën betoheshin për mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe natën i shisnin ata në duart e kriminelëve. Pastrimi i Policisë së Shtetit është një nevojë imediate për një shtet të së drejtës dhe një shtet të sigurt. SPAK në shtator do të dëshmojë edhe njëherë se drejtësia e re nuk është vetëm nevojë, por një domosdoshmëri. Duhet të marrë fund koha kur policët që paguhen për të luftuar krimin, t`u gjunjëzohen kriminelëve.

Lexo edhe:

Në shënjestër këngëtari Jozi/ Shpërthimi me lëndë plasëse, gëzhoja plumbash pranë banesës
Një rastësi e trishtë që lidh vdekjen e Artur Zhejit me Artan Lamen
Kë po paralajmëron? Veliaj tjetër mesazh të koduar nga burgu: Kur të flas unë, ti do jesh lajm i fundit!
‘Mos ikni, kam parë një ëndërr të keqe’/ Paralajmërimi i gjyshes që nuk u ‘dëgjua’

Paralajmërimi

Megjithatë deri kur prokurorët e SPAK të vendosin se është koha për të vepruar me dosjen “Metamorfoza ”, shefat e policisë që janë në shërbim të krimit mbeten në pritje. Sado absurde të duket një gjendje e tillë në polici, pohimi vjen nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla, që ishte thirrur për raportim në Komisionin e Çështjeve Evropiane. Balla konfirmoi atë që përflitet prej kohësh nën zë, se edhe ai vetë është në pritje të një vendimi, që kush del në përgjimet e aplikacionit SKY ECC apo të telefonave Encro, apo kush i ka përdorur këto pajisje, do të përjashtohet nga policia. “Çdo punonjës policie shteti që rezulton që ka pasur akses në rrjetet e komunikimit qoftë EncroChat apo SkyECC do përjashtohet nga Policia e Shtetit edhe nëse në atë komunikime rezulton se s’ka aktivitet kriminal. Vetëm fakti që ka aksesuar në një rrjet të tillë, por lidhet ne kodin etik”, deklaroi ai pak ditë më parë. Pra duket se kjo është një nga arsyet që ministri i ri nuk ka bërë asnjë lëvizje në polici që pas emërimit në detyrë. Balla ka preferuar të presë rezultatet e hetimit të SPAK, për të bërë zhvendosjet e shefave të policisë. Në këtë mënyrë shmang edhe akuzat që do t’i pasonin për implikim me krimin, që edhe kështu nuk i mungojnë. Ministri po pret finalizimin e punës së prokurorëve të SPAK për dosjen e përgjimeve nga Europol dhe së shpejti pret të marrë në dorë listën me emrat e policëve që bashkëpunonin me krimin. “SPAK po zhvillon hetime mbi bazën e të dhënave nga Europol, besoj se së shpejti do të kemi zhvillime, jo vetëm do të vetëpastrohet policia, por edhe vetë shoqëria”, nënvizoi Balla. Përgjimet e zbuluara nga Europol mendohet se përbëjnë një nga dosjet më voluminoze, që ka mbërritur ndonjëherë në vendin tonë. Gazetarët e “France 24” raportuan vitin e kaluar se përgjimet e arkivuara ishin rreth një miliard mesazhe. Gjuha e parë e përdorur mes organizatave kriminale ishte anglishtja. Gjuha e dytë, gjuha shqipe. Disa ditë më parë, në një takim off record me gazetarët, shefi i SPAK, Altin Dumani foli për përpjekjet e avokatëve për t’i zhvlerësuar përgjimet, por edhe ai vetë i konsideroi ato të ligjshme. “Deri kur u regjistrua ky procedim, flitej se zyrtarë e drejtues kryenin korrupsion, apo ishin të përfshirë në krim, por s’kishte veprime konkrete. Sot është fakt që janë të arrestuar. Kemi shumë punë për të bërë, lidhur me këtë çështje”, i tha Altin Dumani gazetarëve pak ditë më parë.

DETAJI PREKËS/ Dy motrat që përplasi për vdekje 23-vjeçari i dehur, po shkonin në spitalin e Sarandës, te vëllai 10 vjeçar me leuçemi
Drejtonte makinën i dehur, kush është i riu që u përplas me dy motrat që humbën jetën në Sarandë, punonjës në Ministrinë e Brendshme(FOTO)
Dy motrat humbën jetën në aksident në Sarandë, njëra ishte studente mjekësie
“Vdekja, kjo Zonjë madhështore!”Çfarë shkroi Artur Zheji për vdekjen, 1 vit më parë
E trishtë/ Ndërron jetë gazetari i njohur Artur Zheji

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article “Ç’desha unë që erdha”, çfarë ndodhi? Fifi ndërpret provat e DWTS (VIDEO)
Next Article “Nuk i flas kurrë më atij njeriu”, Dea për Luizin: Më ofendoi përsëri në xhirime të filmit, ja çfarë më tha (VIDEO)

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Horoskopi javor: Ja cilat janë shenjat që do të kenë shumë surpriza
Horoskopi
August 26, 2025
Loredana flet për raportin me Jozin pas “Big Brother VIP 4”, ja çfarë mesazhi i dërgon
Të famshëm
August 26, 2025
“Vera nuk ka mbaruar, termometri pritet të kap vlerën…”, Porja jep lajmin e papritur, ja sa do të shkojnë temperaturat
Moti
August 26, 2025
Livia Brunga flet hapur për marrëdhënien e kaluar me Mevlan Shabën: A është penduar ajo?
Të famshëm
August 26, 2025

Lexo edhe:

Ekonomi

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

August 23, 2025
Aktualitet

Flluska e sekuestrimeve të SPAK/ “El Chapo” shqiptar merr leje për 3 kulla përmes ekonomistes dhe krushkut

August 23, 2025
Aktualitet

Tronditëse/ Mbytet 4-vjeçarja shqiptare, arrestohet nëna e saj

August 23, 2025
AktualitetPolitikë

SPAK në pragarrestimi të dy deputetëve të zgjedhur, një ish-deputeti dhe një ish-ministri

August 22, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?