Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Zbardhen detaje të reja për vrasjen e Klodian Rashës, kamerat e sigurisë fundosin efektivin
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Zbardhen detaje të reja për vrasjen e Klodian Rashës, kamerat e sigurisë fundosin efektivin
Aktualitet

Zbardhen detaje të reja për vrasjen e Klodian Rashës, kamerat e sigurisë fundosin efektivin

Last updated: January 30, 2021 07:25
4 Min Read
SHARE
Banner

Detaje të reja të forta kanë dalë lidhur me vrasjen e bujshme të të riut Klodian Rasha mëngjesin e 8 dhjetorit në Laprakë.

Referuar pamjeve filmike të siguruara nga prokuroria në vendin e ngjarjes, është bërë e mundur zbardhja e pjesës më dinamike të kësaj ngjarjeje, e cila çoi në ekzekutimin e të riut prej efektivit të Shqiponjave, Nevaldo Hajdaraj. Mësohet se prokuroria ka zbuluar nga kamerat e sigurisë se mes Nevaldo Hajadarajt dhe Klodian Rashës fillimisht ka pasur një përplasje fizike, ndërsa më pas efektivi i Shqiponjave ka nxjerrë armën duke qëlluar ndaj 25-vjeçarit.

Gjithashtu referuar pamjeve filmike të siguruara nga prokuroria mësohet se gjatë përplasjes fizike, Hajdaraj ka pasur mundësinë të shohë se Rasha nuk ka pasur armë me vete, megjithatë ka nxjerrë pistoletën e tij të shërbimit duke qëlluar ndaj tij. Është pikërisht ky fakt, si edhe gjetja e një tjetër pistolete 200 metra larg vendit të krimit që ka bërë që prokuroria të arrijë në konkluzionin se Klodian Rasha u vra me dashje nga polici Nevaldo Hajdaraj. Kujtojmë se, edhe vetë kolegu i Hajdarajt Erjon Gjore, deklaroi më parë se para vrasjes, mes Rashës dhe Hajdarajt pati një përplasje fizike. Sipas tij, Nevaldo Hajdaraj dhe Klodian Rasha janë përplasur fizikisht për disa sekonda kur ai ka qenë 100 metra larg tyre. Pikërisht kjo dëshmi është konfirmuar edhe nga vetë prokuroria.

Lexo edhe:

Donte të ndryshonte botën me shpikje vendimtare për mjekësinë, humb jetën në moshë të re biznesmeni shqiptar
Defekti në linjën e ujësjellësit, UKT ndërhyn menjëherë! Kur pritet të rikthehet furnizimi në Daias dhe Lundër?
Euro në rënie të lirë, zbret sërish drejt rekordit historik, luhatje edhe në monedhat e tjera
Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme

“Personi kaloi karrexhatën në rrugën “Dritan Hoxha” dhe doli në trotuar përballë “Zoja e Këshillit të Mirë”..duke vrapuar në drejtim të Zogut të Zi… në këtë moment pashë kolegun Nevaldo i cili po vinte në drejtim të këtij personi (Klodianit) dhe përpara dyqanit “pit stop” në pikën fillestare të lëvizjes është përplasur me atë fizikisht për pak sekonda. Unë isha rreth 100 metra larg. Pas pak sekondash përplasje pashë kolegun Nevaldo të shtrirë përtokë… dhe në këtë moment dëgjova dy të shtëna armësh.

U afrova dhe ngrita kolegun Nevaldo dhe së bashku jemi afruar te viktima i cili po rënkonte. Njoftuam sallën operative dhe kërkuam ambulancë”, ka deklaruar ai. Theksojmë sërish se nisur nga kjo provë e re, pritet që efektivi i policisë të përgjigjet për akuzën e vrasjes me dashje, pasi fakti që ai i ka kapur duart, ai e ka pasur të qartë që po qëllonte një person të paarmatosur.

Kujtojmë se arrestimi i efektivit Nevaldo Hajdaraj u bë në datë 11 dhjetor të vitit të kaluar teksa gjatë seancës gjyqësore, teksa ka marrë fjalën efektivi është shprehur se është penduar për veprimin e kryer, ndërsa ka kërkuar që familja e viktimës të ishte në seancë në mënyrë që t’i kërkonte falje. “Sillni familjen këtu, dua t’i kërkoj falje. Kam marrë një jetë njeriu, merrni çfarëdo lloj mase ndaj meje. Jam penduar”, mësohet të jetë shprehur polici 31-vjeçar.

Ngjarja

Vrasja e të riut Klodian Rasha në kryeqytet, muajin dhjetor të vitit të kaluar u kthye në kryefjalën e vendit dhe gjithë opinionit publik. Ngjarja ka ndodhur konkretisht mëngjesin e 8 dhjetorit rreth orës 1:45 në rrugën “Dritan Hoxha” në Tiranë, në lagjen e të riut, pak metra larg shtëpisë së tij. I riu kishte dalë nga shtëpia për të blerë një paketë cigare në rrugicën pranë banesës së tij, sipas familjarëve. Por, në rrethana që ende nuk dihen plotësisht, ai u përball me patrullën e repartit Shqiponja, Nevaldo Hajdaraj dhe Erjon Gjergo. Pas 5 minutash ndjekje nga efektivët e policisë, Rasha u qëllua me armë nga Nevaldo Hajdaraj. Pas kësaj ngjarje një valë protestash ka shpërthyer në Tiranë dhe disa qytete të Shqipërisë.

iUTE Credit jep 4 milionë me ID-në e tjetrit, D&A Fin Partner i shkon viktimës për përmbarim
Përfshihet nga flakët kati i gjashtë i hotel Radisson në Tiranë, klientët dalin me urgjencë
Nuk ndalet fundosja e Euros, prek nivelin më të ulët historik
Monedhat e huaja nuk dalin nga “gremina”, me sa shiten euro dhe dollari
Zjarri “rrethoi” Krujën, përmirësohet situata! Vetëm 2 vatra aktive
TAGGED:Klodian Rasha

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Moti merr kthesën e madhe/ Ja si pritet të jenë temperaturat në fundjavë
Next Article Horoskopi: Fundjava do t’i kushtohet dashurisë, hëna është në favorin tuaj
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prapaskenat e dasmës së Cristiano Ronaldos, detaje nga kontrata
Të famshëm
August 15, 2026
“S’dua ta zbuloj…”, Nora Istrefi dhe Roberti me pushime së bashku? Këngëtarja befason me përgjigjen
Të famshëm
August 15, 2026
Pas dy vitesh të gjata, sfidat dhe vështirësitë marrin fund për këto 4 shenja të zodiakut
Horoskopi
August 15, 2026
Ina e “Përputhen”, në romancë të re pas ndarjes nga Kejsi?
Të famshëm
August 15, 2026

Lexo edhe:

Aktualitet

Sherr për një VAJZË! Zbardhet DËSHMIA e Kristjan Sterjos për vrasjen e 20-vjeçarit në Korçë

August 9, 2026
Ekonomi

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme

August 8, 2026
Sociale

Ish-deputeti socialist bëhet babai i një djali, pas dy vajzave

August 8, 2026
Sociale

Influencer me diplomë, tashmë ky profesion është edhe degë studimi në Universitet

August 7, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?