Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Vrau me kazmë dhe groposi në oborr 8-vjeçarin/ Çfarë u gjet në shtëpinë e Klodian Çalamanit?
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Vrau me kazmë dhe groposi në oborr 8-vjeçarin/ Çfarë u gjet në shtëpinë e Klodian Çalamanit?
Aktualitet

Vrau me kazmë dhe groposi në oborr 8-vjeçarin/ Çfarë u gjet në shtëpinë e Klodian Çalamanit?

Last updated: November 17, 2021 16:09
4 Min Read
SHARE
Banner

Policia e Fierit ka dhënë njoftimin zyrtar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e djeshme në fshatin Grecalli të Fierit ku një 8-vjeçar u vra në mënyrë mizore nga Klodian Çalamani.

Pas lajmit se një 8-vjeçar ishte shpallur i humbur pasi nuk ishte kthyer në shtëpi pasi kishte dalë në orën 08:00, policia ka nisur kërkimet për gjetjen e tij.

Pas mbledhjes së provave dhe kontrollit në ambientet e banesës së shtetasit Klodian Çalamani, është bërë e mundur gjetja e trupit të pajetë të fëmijës së dyshuar i humbur, i mbuluar me baltë në oborrin e banesës së këtij shtetasi.

Lexo edhe:

Tragjedia shqiptare në Athinë: Dy bashkëshortët që humbën jetën, në pritje të fëmijës së tyre të parë
Zhvillohet sot Tiranathlon, rrugët ku kufizohet qarkullimi i mjeteve dhe si do devijohen linjat e autobusëve
Publikohen emrat e 44 restoranteve që tregtuan djathin me bakterin e rrezikshëm “Listeria”
Në Shqipëri lindin më shumë djem, por në vend ka më shumë vajza

Shtetasi Klodian Çalamani dyshohet se e ka goditur me send të fortë (kazmë) në kokë, fëmijën e mitur dhe më pas e ka groposur atë në oborrin e banesës së tij.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: një lopatë, një kazmë, një biçikletë, rroba të autorit dhe njolla gjaku, të cilat u dërguan për ekzaminime të mëtejshme në Institutin e Policisë Shkencore Tiranë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Ditën e djeshme, rreth orës 14:40, jemi njoftuar me telefonatë në Sallën Operative, nga shtetasja F. V., se djali i saj i mitur i vitlindjes 2013, kishte dalë që në orën 08:00 nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer më në banesë. Më pas, rreth orës 15:30, kjo shtetase është paraqitur për të bërë kallëzim për humbjen e djalit të saj. Menjëherë pas marrjes së njoftimit nëpërmjet telefonatës që ka bërë kjo shtetase janë organizuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, për kërkimin dhe gjetjen e djalit të mitur. Duke vlerësuar maksimalisht situatën dhe rëndësinë e saj, shërbimet kanë marrë informacion, kanë punuar për grumbullimin dhe administrimin e provave dhe si rezultat kanë bërë të mundur gjetjen e vendit të dyshuar ku mund të ndodhej fëmija i humbur.

Mbi bazën e vlerësimit të provave, pas kontrollit në ambientet e banesës së shtetasit Klodian Çalamani, është bërë e mundur gjetja e trupit të pajetë të fëmijës së dyshuar i humbur, i mbuluar me baltë në oborrin e banesës së këtij shtetasi. Shërbimet e Policisë menjëherë kanë bërë kapjen dhe shoqërimin e autorit të dyshuar, në Komisariatin e Policisë Fier dhe nën drejtimin e Prokurorisë u kryen veprimet procedurale për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe motiveve të saj. Shtetasi Klodian Çalamani dyshohet se e ka goditur me send të fortë (kazmë) në kokë, fëmijën e mitur dhe më pas e ka groposur atë në oborrin e banesës së tij.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: një lopatë, një kazmë, një biçikletë, rroba të autorit dhe njolla gjaku, të cilat u dërguan për ekzaminime të mëtejshme në Institutin e Policisë Shkencore Tiranë. Në vijim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit Klodian Çalamani, 38 vjeç, për veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese, ndaj të miturit”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier. Nga ana e grupit hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punohet për të sqaruar me detaje motivet e kësaj ngjarjeje.

Tragjedi për familjen shqiptare, motër e vëlla mes viktimave në Athinë
Defekt i rëndë, Tirana prej 7 orësh pa energji elektrike
Pediatria me pajisje të re për trajtimin e fëmijëve dhe mbrojtjen e personelit mjekësor
Moda pulson art në London Fashion Week, Elton Ilirjani bëhet pjesë e skenës avant-garde
“Ke takuar spiunë serbë në Rogner”, Klodiana Lala reagon pas akuzave të Vlora Hysenit
TAGGED:Klodian Çalamanivrasje

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article E dinit? Burri i Balina Bodinakut është analisti i famshëm që shihni në çdo emision (FOTO)
Next Article Habit konkurrentja e “Love Story 2”: E vështirë të kesh burrin e ardhshëm dhe vjehrrin në një vend (VIDEO)

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
Moti
September 27, 2026
Horoskopi 27 shtator 2026, çfarë parashikojnë yjet për ju
Horoskopi
September 27, 2026
Rikthehet Saimir Tahiri, ish-ministri ‘kampion’ paralajmëron rrëfime dhe dëshmi
Tv Shows
September 26, 2026
Fshati Vuno shpallet “Qendër Historike”/ Qeveria miraton zonën mbrojtëse dhe planin e ruajtjes
Vip Travel
September 26, 2026

Lexo edhe:

Ekonomi

Kursimtare apo me më pak para? Familjet me kryefamiljare gra në Shqipëri shpenzojnë 20 mijë lekë më pak

September 24, 2026
Ekonomi

Korridori 8 mund të nxisë bashkëpunimin energjetik mes Shqipërisë dhe rajonit

September 23, 2026
Aktualitet

Detaje nga masat për Hysenin dhe Prodën/ Arrestohet administratori i Agroturizmit ‘Kodra e Kuajve’!

September 22, 2026
Aktualitet

E bujshme/ SPAK trondit kreun e SHISH, Vlora Hysenin dhe Ilir Prodën

September 22, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?