Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Vjedhja e të dhënave të Whatsapp-it, Policia jep informacionin e rëndësishëm dhe PARALAJMËRON qytetarët: Bëni kujdes!
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Vjedhja e të dhënave të Whatsapp-it, Policia jep informacionin e rëndësishëm dhe PARALAJMËRON qytetarët: Bëni kujdes!
Aktualitet

Vjedhja e të dhënave të Whatsapp-it, Policia jep informacionin e rëndësishëm dhe PARALAJMËRON qytetarët: Bëni kujdes!

Last updated: February 8, 2021 15:19
5 Min Read
SHARE
Banner

Policia e shtetit ka treguar mënyrat se si duhet të mbroheni nga personat që kërkojnë t’ju vjedhin llogarinë tuaj në WhatsApp. Në emër të policisë ka folur Suela Bonjaku, specialiste në Sektorin për Hetimin e Krimeve Kompjuterike.

Njësia për Hetimin e Krimeve Kompjuterike, në vazhdimësi të punës së saj të përditshme, prej disa kohësh ka evidentuar problematika që kanë të bëjnë me rrjetet e komunikimit.

Për të sqaruar më mirë opinionin publik, bëhet fjalë për një situatë serioze, e cila ka të bëjë me “Ndërhyrjen në të dhënat kompjuterike” dhe më saktësisht me marrjen e të drejtave të hyrjes në aplikacionin “WhatsApp” nga persona të paautorizuar.

Aplikacioni “WhatsApp” aktivizohet në pajisjet e zgjuara nëpërmjet një procedure e cila është e përcaktuar nga kompania dhe për të bërë lidhjen e aplikacionit me numrin e telefonit të përdoruesit ose krijimin e llogarisë, kompania “WhatsApp” dërgon një kod gjashtëshifror në numrin tuaj të telefonit. Më pas, me anë të këtij numri, llogaria juaj aktivizohet.

Lexo edhe:

VIDEO/ Shehaj viziton protestuesin që policia e rrahu me shkop gome: Është artist, e lanë të shtrirë në rrugë si të ishte kriminel
Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme
Protestat do të vijojnë, studentët njoftojnë grumbullimin sot në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit
Shqipëria kalon në orën dimërore, ja çfarë ndodh me akrepat

Përdorues të panjohur, deri më tani kanë krijuar një skemë për marrjen e llogarive të aplikacionit “WhatsApp” duke regjistruar në një pajisje numrin e telefonit celular të viktimës sikur të ishte numri i tyre dhe më pas i dërgojnë viktimës në “WhatsApp” kërkesën për t’ia ridërguar kodin gjashtëshifror, me arsyetimin që është dërguar gabim.

Theksojmë se kjo kërkesë në “WhatsApp” vjen nga një person i cili ka njohje të mëparshme me viktimën dhe që ka qenë dhe ai/ajo viktimë e këtij sulmi, pra autori nis mesazh nga llogaria e një viktime tjetër.

Nëse personat që janë bërë shënjestër nga autori nuk reagojnë apo nuk dërgojnë numrin gjashtëshifror, autori do të vazhdojë të këmbënguli, por nuk mund të realizojë asnjë veprim tjetër dhe as atë veprim për të cilin ishte nisur të kryente, pra marrjen e llogarisë “WhatsApp”.

Po ashtu sqarojmë opinionin publik se marrja e llogarisë “WhatsApp” nuk mund të bëhet pa ndërveprimin tuaj me autorin apo pa patur autori të drejta përdorimi në telefonin tuaj.

Personat/autorët që po kryejnë këto vepra kriminale aktualisht janë duke u hetuar nga Njësia për Hetimin e Krimeve kompjuterike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Aktualisht, sipas të dhënave që kjo njësi disponon, personat më të prekur janë nga grupet shoqërore që përdorin aplikacionin “WhatsApp” dhe nisur nga skema e përdorur kemi një sulm zinxhir tek kontaktet e gati të gjitha llogarive të viktimizuara.

Në vazhdimësi dhe të njoftimeve të mëparshme të Njësisë për Hetimin e Krimeve Kompjuterike për ruajtjen e të dhënave personale, iu bëjmë thirrje të gjithë shtetasve shqiptarë që të bëjnë kujdes përsa i përket kontaktimit nëpërmjet mesazheve si telefonike, po ashtu dhe të rrjeteve sociale, duke qenë se rrezikojnë në çdo rast për të dhënë akses në mënyrë të pavullnetshme në të dhënat e tyre personale. Të gjithë qytetarët duhet të respektojnë rigorozisht rregullat si më poshtë:

➢ Asnjëherë mos ndani kodin tuaj gjashtëshifror me një person tjetër;
➢ Vendosni mënyrën e verifikimit me 2 hapa;
➢ Mos ndani informacionin tuaj personal me asnjë person tjetër;
➢ Bëni kujdes nëse merrni telefonata nga biznese apo persona të panjohur;
➢ Bëni kujdes nëse një kontakt i juaji apo një person i panjohur ju kërkon kthimin e një mesazhi të gabuar apo kërkon me çdo mënyrë të kontaktojë me ju.

Duke patur parasysh që teknologjia përparon çdo ditë dhe mënyra të reja mund të rezultojnë në çdo moment, qytetarët duhet të jenë të vëmendshëm dhe të kujdesshëm për çdo situatë për të cilën mund të dyshojnë.

Si përfundim sqarojmë opinionin publik se deri tani, Njësia për Hetimin e Krimeve Kompjuterike në Policinë e Shtetit po vazhdon hetimet me rastet e evidentuara në bazë të kallëzimeve të marra nga qytetarët.

Njësia për Hetimin e Krimeve Kompjuterike i bën thirrje cilitdo që beson apo dyshon se ndodhet përpara një rasti të tillë, të njoftojnë menjëherë dhe në çdo moment Policinë e Shtetit:

Adresa e postës elektronike: CC@asp.gov.al

Numri i telefonit të lëvizshëm dhe rrjete komunikimi: 0694155552

Mot i paqëndrueshëm gjatë ditës, shi në të gjithë territorin
Lajmi se rruga e Kombit bëhet 8 euro, reagon menjëherë qeveria! Zbulohet e vërteta
Urdhri i Ramës për dorëheqjet e drejtorëve, ja 134 institucionet që preken
Detajet e furtunës në administratë, ja kush jep dorëheqjen deri të hënën (EMRAT)
“One” heq internetin gjatë protestës, merr hak për thyerjen e dyqaneve
TAGGED:policia

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article “Fitojnë 4 mijë euro në muaj”/ Shkaktoi shumë reagime, kryeministri Rama sqaron për herë të parë deklaratën e bujshme
Next Article ‘Vjedhja e Whatsapp para fushatës nuk është rastësore’/ Po sulmohen gazetarë, personazhe publikë dhe politikanë, ekspertët zbulojnë mënyrën si të shpëtoni ‘hacker- imit’
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Selin e pyet a do jetë në Big Brother Vip? Ja si përgjigjet Monika Kryemadhi
Tv Shows
October 25, 2026
Horoskopi 25 tetor 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Horoskopi
October 25, 2026
E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 25-vjeçare artistja Rinesa Qeriqi
Të famshëm
October 23, 2026
Neda Balluku bën postimin prekës për djemtë e saj: Jam në pritje, pa shpresë
Profili i Vipave
October 23, 2026

Lexo edhe:

Ekonomi

Fluturimet nga Izraeli drejt Tiranës ngrenë konspiracione në rrjet, reagon aeroporti i Rinasit

October 16, 2026
Politikë

“Afat sot, ora 13:00”/ Protestuesit ultimatum Ramës: Nëse s’jep dorëheqjen, presidenti të shpërndajë parlamentin

October 15, 2026
Politikë

Protesta/ Rama reagon nga godina e dëmtuar e Kolegjit të Europës: Këto nuk janë duart e studentëve!

October 15, 2026
Aktualitet

Air Transat rikthehet më 8 maj 2027, shtohen fluturimet direkte Tiranë–Toronto

October 12, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?