Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Ushtrimet prej 30-minutash më të mira për humbje peshe
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Shëndeti > Ushtrimet prej 30-minutash më të mira për humbje peshe
Shëndeti

Ushtrimet prej 30-minutash më të mira për humbje peshe

Last updated: September 13, 2023 21:57
5 Min Read
SHARE
Banner

Një stërvitje e shkurtër ditore prej vetëm 30 minutash në ditë mund t’i ndihmojë personat në dietë të humbasin më shumë peshë se ushtrimi për një orë, kanë zbuluar shkencëtarët.

Të gjithë ju që doni të humbni peshë, ndoshta do të keni nevojë të ushtroni më pak sesa që keni menduar.

Një studim i ri ka zbuluar se njerëzit që ushtruan për vetëm gjysmë ore në ditë kanë humbur peshë për një të tretën më shumë sesa ata të cilët kishin bërë ushtrime një orë.

Lexo edhe:

Ethet e Nilit Perëndimor/ Si transmetohet, simptomat dhe kush rrezikon më shumë
Sa kafe është mirë për shëndetin? Çfarë tregojnë studimet e reja
Ngjitja e shkallëve mund të jetë më e mirë për zemrën tuaj nga sa mendoni
Ajri i kondicionuar dhe muskujt e këmbëve: çfarë ndodh gjatë gjumit?

Shkencëtarët që kryen studimin zbuluan se seancat më të shkurtra të stërvitjes lanë pjesëmarrësit me më shumë energji dhe motivim për të jetuar një jetë më të shëndetshme.

Një orë e plotë e trajnimit të rëndë në palestër kishte më shumë të ngjarë që t’i bënte pjesëmarrësit të ndiheshin të shpenzuar.

Dr. Astrid Jespersen, një nga autorët e studimit, tha se gjetjet mund të ndihmojnë në inkurajimin e njerëzve të cilët normalisht u rezistojnë stërvitjeve.

Ajo theksoi: “Subjektet në grupin testues të cilët ushtruan më pak flisnin për nivele të rritura të energjisë dhe një motivim më të lartë për ushtrime dhe ndjekjen e një jete të shëndetshme ditore.

“Ata marrin shkallët, dërgojnë qenin për shëtitje të gjatë, apo shkojnë me biçikletë në punë.

“Kurse e kundërta, meshkujt që ushtruan për një orë në ditë, pas trajnimit, ndiheshin të rraskapitur, të demotivuar dhe më pak të hapur ndaj ndryshimeve të shëndetshme.

“Prandaj shohim se një sasi e moderuar e ushtrimeve do të ndikojë ndjeshëm në praktikat e përditshme të subjektit.”

Studimi, i cili është publikuar në revistën “Scandinavian Journal of Public Health”, monitoroi për 13 javë 60 meshkuj danezë me mbipeshë të moderuar, por të shëndetshëm.

Gjysmës së meshkujve iu kërkua të ushtrojnë energjikisht për 30 minuta në ditë duke vrapuar, duke bërë çiklizëm apo ndërtrajnim, ndërsa gjysma tjetër ushtroi për një orë të plotë çdo ditë.

Mesatarisht, ata që ushtruan për gjysmë ore kishin humbur 3.5 kg gjatë periudhës tre mujore, ndërsa ata që ushtruan më gjatë humbën vetëm 2.7 kg.

Intervistat me pjesëmarrësit gjithashtu zbuluan se si ndiheshin ata gjatë periudhës së studimit.

Gjetjet sugjeruan që madje periudha edhe më të shkurtëra të ushtrimit, mund të jenë të dobishme.

Hulumtimet e fundit në Universitetin Norvegjez të Shkencës dhe Teknologjisë në Trondheim zbuluan se vetëm 12 minuta të ushtrimit intensiv në javë – në sesione katërminutëshe – mund ta rrisin aftësinë e trupit për të marrë oksigjen dhe për ta ulur presionin e gjakut.

Udhëzimet shëndetësore në përgjithësi pohojnë se të rriturit duhet të bëjnë 150 minuta ushtrime të moderuara në javë apo 75 minuta të ushtrimeve intensive për të qëndruar të shëndetshëm.

Një tjetër studim i kohëve të fundit zbuloi se çdo minutë shtesë në stërvitje intensive mund të rezultojë në një rënie të vogël në peshë. Gratë kanë përjetuar një rënie prej 0.7 në BMI-së (indeksin e masës trupore) së tyre për minutë çdo ditë.

Joga për dobësim: Ushtrim i cili ndihmon që shpejt dhe shëndetshëm ta zgjidhni problemin e shtresave yndyrore

Megjithatë, me orët e gjata të punës, ku punonjësit e kalojnë pjesën më të madhe të kohës së tyre të ulur, shumë njerëz e kanë të vështirë të ushtrojnë sa duhet.

Një në katër të rritur në Angli tani konsiderohet të jetë obesë dhe këto shifra parashikohen të rriten gjatë dekadave të ardhshme.

Gjetjet e fundit sugjerojnë se vetëm periudha të shkurtra të ushtrimeve çdo ditë mund t’i ndihmojnë njerëzit në përpjekjet e tyre për të humbur peshë.

Profesori Bente Stallknecht, i cili udhëhoqi hulumtimin në fakultetin e shëndetësisë dhe shkencave mjekësore në Universitetin e Kopenhagës, tha se ishte befasuese që periudhat më të shkurtra të ushtrimeve ishin më të dobishme se sa seancat më të gjata.

Ai theksoi: “Motivimi ynë në thelb buron nga interesi për ta ekzaminuar nëse kaloritë të cilat digjen gjatë një ndërhyrjeje ushtrimore kompensohen nga trupi – për shembull përmes rritjes në konsumit ushqimor dhe/ose rënies në nivelin e aktivitetit fizik gjatë pjesës tjetër të ditës.

“Çuditërisht, kemi gjetur indikacione të një kompensimi të kthyeshëm në grupin me dozë të moderuar të ushtrimit, gjë që tregon se ata u bënë fizikisht më aktivë edhe jashtë programit ushtrimor”.

Këto ushqime mund t’i forcojnë flokët dhe të ndihmojnë në rritjen e tyre
Çaji mund të përmirësojë shëndetin dhe jetëgjatësinë tuaj, por mënyra se si e pini ka rëndësi
Ja 9 mëngjese që ndihmojnë kundër kapsllëkut dhe përmirësojnë tretjen në mënyrë natyrale
Nuk është thjesht lodhje/ Ankthi i zgjatur mund t’ju marrë kënaqësinë nga gjërat që dikur donit
Vetëm 9 ditë pa sheqer/ Studimi zbulon përmirësime të shpejta në shëndetin e mëlçisë

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Vetëm gjysmë ore në ditë: Gjashtë arsye pse duhet ta nisni mëngjesin me një shëtitje
Next Article Horoskopi 14 Shtator 2023, parashikimi i yjeve për secilën shenjë

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Joz Marku sherr me Edin, dalin pamjet që hedhin dyshime të forta
Të famshëm
August 30, 2026
A do të jetë moderatore në Big Brother Vip Kosova? Jonida Vokshi tregon vendimin e papritur
Tv Shows
August 30, 2026
Olsa Muhameti tregon kur do të nisë Big Brother Vip Kosova këtë sezon
Tv Shows
August 30, 2026
Horoskopi i shtatorit/ Ja shenjat që do të kenë më shumë fat në dashuri, para dhe karrierë
Horoskopi
August 30, 2026

Lexo edhe:

Shëndeti

Përtej diagnozës së mjekut …

July 1, 2026
Shëndeti

Pse vapa e natës po na rrezikon shëndetin?

June 30, 2026
Shëndeti

Hyn në dhomë dhe harron pse? Ja çfarë po ndodh me trurin tënd sipas shkencës

April 29, 2026
Shëndeti

Kafeja sot do ju shijojë ndryshe pasi të lexoni këtë studim!

April 19, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?