Koronavirusi është ende mes nesh dhe kjo vihet re qartë me shifrat e larta që raportohen çdo ditë.
Ndonëse në verë është më i ulët agresiviteti i përhapjes së sëmundjes, shefja e departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino ka folur këshillat që duhet të ndjekin njerëzit gjatë këtij sezoni për të mbrojtur veten dhe të tjerët.
“Vera nuk është një rast i mirë për të ruajtur distancat. Dimri i shkurton distancat. Mund ta pish gotën e verës dhe ta ruash distancë. Jetojmë në një kohë tjetër.
Na duhet qëndrueshmëri. Përqafimet nuk duhet të ndodhin. Kur prekim sipërfaqe, dezínfektantët duhet t’i kemi me vete. Maska duhet të vendoset vazhdimisht.
Këto janë elemente tepër të rëndësishme. Edhe vetë si njerëz duhet të jemi të përgjegjshëm”, tha Bino në emisionin “Abc e mbrëmjes”.
Sa i përket shifrave të larta, Bino u shpreh se ndikim të madh kanë pasur grumbullimet dhe neglizhenca e njerëzve për të respektuar masat mbrojtëse.
“Natyrisht nuk është një gjë e pritshme, por mund të presësh që të kesh një farë rritje te rasteve si pasojë e hapjes. Ne nuk patëm një hapje të thjeshtë.
Pati grumbullime misive dhe mosrespektim të rregullave, virusi nuk ishte zhdukur. Po të shohësh grafikun, nw javët e para të majit, kemi dite që nuk kemi persona me shenja klinike, që është shumë e rëndësishme, për përhapjen..swmundja ka qene nën kontroll, por nuk zhduket..”, tha Bino.