Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Evropa po “digjet” nga i nxehti/ Çfarë është fenomeni i ‘kupolës termike’ dhe pse konsiderohet një ‘vrasës i heshtur’?
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Evropa po “digjet” nga i nxehti/ Çfarë është fenomeni i ‘kupolës termike’ dhe pse konsiderohet një ‘vrasës i heshtur’?
Aktualitet

Evropa po “digjet” nga i nxehti/ Çfarë është fenomeni i ‘kupolës termike’ dhe pse konsiderohet një ‘vrasës i heshtur’?

Last updated: July 1, 2025 08:25
3 Min Read
SHARE
Banner

Europa Jugore është përfshirë nga vala e parë ekstreme e të nxehtit për këtë verë, me temperatura që arrijnë deri në 46 gradë Celsius në disa rajone të Spanjës dhe Portugalisë.

Temperaturat pritet të rriten edhe në pjesë të Gjermanisë, ku pritet të kapin 40°C deri të mërkurën.

Sipas ekspertëve meteorologjikë, situata e krijuar lidhet me fenomenin e njohur si “heat dome” ose “kupola e nxehtësisë ose termike”, një zonë presioni të lartë që qëndron pezull mbi një territor për disa ditë apo javë.

Lexo edhe:

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën
Zhvillohet në Tiranë Kongresi i Forza Italia për Ballkanin
Emri i emisionit të Luiz Ejllit ndez debat në rrjet: Live, por jo live?
Dalin të tjera video intime të Hilës, shfaqet me këngëtarin e njohur në skena…

Ky presion i lartë vepron si një kapak, duke bllokuar nxehtësinë poshtë tij, ngjashëm me mënyrën se si një furrë mban temperaturën brenda.

Nxehtësia akumulohet, toka thahet dhe thith më shumë rreze dielli, duke e përkeqësuar më tej situatën.

Kupola termike pengon formimin e reve dhe hyrjen e masave ajrore të ftohta, duke krijuar kushte për qiell të pastër dhe një rritje të vazhdueshme të temperaturave.

“Vrasësi i heshtur”

Shkencëtarët i quajnë valët e nxehtësisë “vrasës të heshtur” sepse ato shkaktojnë një rritje të konsiderueshme të vdekjeve, veçanërisht tek njerëzit që janë tashmë të prekshëm.

Valët e nxehtësisë janë gjithashtu një rrezik i madh për fëmijët e vegjël, trupat e të cilëve ngrohen më shpejt, dhe për gratë shtatzëna, të cilat janë në rrezik në rritje të lindjes së parakohshme.

Alarm në disa shtete evropiane

Në Portugali, temperatura në qytetin Mora arriti në 46.6°C, çka mund të përbëjë rekord të ri për muajin qershor.

Në Itali, spitalet në rajone si Toskana kanë raportuar një rritje prej 20% të rasteve të shtrimeve për shkak të goditjeve nga i nxehti.

Qytetarët janë këshilluar të shmangin ekspozimin në diell nga ora 11:00 deri në 18:00.

Franca ka lëshuar paralajmërime për të gjithë pjesën më të madhe të territorit të saj, me 88% të zonave në nivel portokalli alarmi, ndërsa rreth 200 shkolla publike janë mbyllur.

Qeveria i ka bërë thirrje bizneseve të rishikojnë oraret për të mbrojtur punonjësit nga nxehtësia ekstreme.

Në Gjermani, përveç rritjes së temperaturave, është theksuar rreziku i shtuar për zjarre në pyje për shkak të thatësirës, ndërsa disa qytete kanë vendosur kufizime për përdorimin e ujit.

Eli Fara reagon për herë të parë për videot intime që u shpërndanë në rrjet
Eli Fara rrëfen momentin e saj më të çuditshëm në një dasmë: Dola jashtë, mora makinën dhe u largova
U përfol si opinioniste e Big Brother Vip, Alketa Vejsiu reagon për herë të parë
Aksidenti tragjik i mori jetën të miturit, Petri Bozo kërkon leje për të shkuar në Tajlandë për “Miss Globe”
Skandali me videot, flet këngëtari i njohur. Zbulon çfarë i tha kompozitori Adi Hila
TAGGED:Europa JugoreKryesoretemperatura

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Largohet nga Top Channel? Bieta Sulo tregon si qëndron e vërteta
Next Article “Ka përplasje mes SPAK dhe BKH”, eksperti zbardh prapaskenat për zgjedhjen e kreut të Byrosë Kombëtare të Hetimit

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

10 vendet ku është më e lehtë të punosh online
Vip Travel
October 3, 2026
Qentë dhe macet në familje/ 4 rregulla që prindërit duhet të zbatojnë për sigurinë e fëmijëve
Kuriozitete
October 3, 2026
E shtuna me diell dhe vranësira të pakta, parashikimi i motit për sot
Moti
October 3, 2026
Surpriza në dashuri dhe financa, ja çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë
Horoskopi
October 3, 2026

Lexo edhe:

Aktualitet

Videot intime, kompozitori Adrian Hila procedohet në gjendje të lirë

October 2, 2026
Të famshëm

Videot intime që po qarkullojnë në rrjet, reagojnë Aurela Gaçe, Fifi dhe Rozana Radi: Do marrim hapa ligjorë

October 2, 2026
Të famshëm

Dalja e videove intime, Kryemadhi: Askush s’ka punë me dhomën e gjumit të tjetrit!

October 2, 2026
Të famshëm

Skandali i videove me artiste, Adi Hila merret në pyetje! Zbulon kush i vuri kamerat

October 2, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?