Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Rritje e sinkronizuar çmimesh për shqiptarët, nisin hetimet ndaj Vodafone dhe One
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Sociale > Rritje e sinkronizuar çmimesh për shqiptarët, nisin hetimet ndaj Vodafone dhe One
Sociale

Rritje e sinkronizuar çmimesh për shqiptarët, nisin hetimet ndaj Vodafone dhe One

Last updated: January 19, 2026 21:59
4 Min Read
SHARE
Banner

Autoriteti i Konkurrencës ka hapur hetim të thelluar ndaj dy kompanive të ofrimit të shërbimeve celulare në vend, Vodafone Albania dhe One Albania. Siç kishte paralajmëruar në muajin tetor, gjatë raportimit në Kuvendin e Shqipërisë, Autoriteti i Konkurrencës gjatë fazës së hetimit paraprak të tregut ka gjetur elementë që mund të tregojnë sjellje anti-konkurruese nga dy operatorët celularë.

Në argumentimin e vendimit, Autoriteti i Konkurrencës shprehet se tregu me pakicë i shërbimeve celulare në Shqipëri paraqitet si një duopol, ku dy operatorët në fjalë zotërojnë së bashku 100% të tregut. Kjo strukturë tregon një përqendrim të lartë tregu dhe një nivel të kufizuar konkurrence efektive, duke krijuar kushte të favorshme për pozitë dominuese kolektive.

Nga hetimi paraprak që përfshiu periudhën nga 1 janari 2022 deri më 25 korrik 2025, është konstatuar se ndërmarrjet Vodafone Albania dhe One Albania kanë ndjekur një sjellje të ngjashme tregtare në lidhje me ofertat e tyre të shërbimeve celulare, përfshirë paketat me parapagesë, me kontratë dhe shërbimet roaming.

Lexo edhe:

Neda Balluku bën postimin prekës për djemtë e saj: Jam në pritje, pa shpresë
Detajet e furtunës në administratë, ja kush jep dorëheqjen deri të hënën (EMRAT)
Ekskluzive/ Alaudini moderon i vetëm Big Brother Vip Kosova, zbulohen opinionistët dhe skuadra e Fan Club
“One” heq internetin gjatë protestës, merr hak për thyerjen e dyqaneve

Në këtë periudhë, vihet re një rritje progresive dhe pothuajse e sinkronizuar e çmimeve, ndërkohë që nuk rezulton që këto ndërmarrje të kenë përdorur një metodologji të përllogaritjes së kostove, që do të justifikonte ndryshimet e çmimeve të aplikueshme në treg.

Nga analiza e zhvillimeve të çmimeve rezulton se, sa herë një nga operatorët ka rritur çmimet e paketave celulare, operatori tjetër e ka ndjekur brenda një periudhe të shkurtër kohore me një rritje të ngjashme, si në nivel çmimi, ashtu edhe në strukturën e paketës (minuta, internet, SMS, vlefshmëri etj.).

Kjo tregon një reagim të menjëhershëm dhe simetrik, që mund të interpretohet si praktikë e bashkërenduar, në kuptimin e ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”.

Analiza e ofertave tregon se paketat e ofruara janë pothuajse identike në çmim dhe përmbajtje (sasi interneti, minuta kombëtare, përfshirje roaming etj.), duke kufizuar ndjeshëm mundësinë e zgjedhjes për konsumatorët dhe duke reduktuar presionin konkurrues ndërmjet operatorëve.

Ky homogjenitet i produkteve, i kombinuar me mungesën e transparencës në kosto, përbën një rrezik për koordinim të sjelljes së ndërmarrjeve, që synon ruajtjen e një niveli të qëndrueshëm çmimesh dhe fitimesh në treg.

Autoriteti i Konkurrencës thekson se asnjë nga ndërmarrjet nuk ka paraqitur dokumentacion që të dëshmojë se çmimet janë përllogaritur mbi bazën e një analize të kostove reale të shërbimeve.

Në mungesë të një metodologjie të qartë, rritjet e çmimeve mund të konsiderohen si të pajustifikuara ekonomikisht dhe si rezultat i një sjelljeje të orientuar drejt ndjekjes së një modeli të përbashkët tregtar, më shumë sesa drejt konkurrencës përmes inovacionit apo eficiencës.

Në konkluzion, Autoriteti i Konkurrencës shprehet se në kushtet kur tregu paraqet strukturë duopolistike; vihet re një sinkronizim në rritjen e çmimeve dhe oferta pothuajse të njëjta në çmime dhe përmbajtje; mungon transparenca dhe metodologjia kosto-çmim, atëherë sjellja e ndërmarrjeve Vodafone Albania dhe One Albania mund të përbëjë shkelje të ligjit, “Për mbrojtjen e konkurrencës”.

Hetimi i thelluar do të përfshijë periudhën kohore nga 1 janar 2022 deri në 18 nëntor 2025./Monitor

Ekskluzive/ Rudina Dembacaj opinioniste e “Big Brother VIP Kosova”
Lori Hoxha anulon festën e përvitshme të Top Channel për shkak të protestës
U largua nga Top Channel, Jul Deda së shpejti në një projekt me Arbana Osmanin
A do të jetë Vlashent Sata konkurrent në Big Brother Vip Albania?
Arbër Hajdari dhe Monika Kryemadhi, sërish opinionistë në “Big Brother VIP Albania”?
TAGGED:KryesoreONE Albaniavodafone albania

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Kjo është karroca e bebeve që ka ‘pushtuar’ rrugët europiane! Ja ku do ta gjeni në shqipëri
Next Article Klinika çon në Gjykatë Eliona Pitarkën: Shpërndau informacione dezinformuese, dëmshpërblimi do shkojë për jetimoren

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Urdhri i Ramës për dorëheqjet e drejtorëve, ja 134 institucionet që preken
Politikë
October 23, 2026
Italia mund të mbetet pa makarona, në rrezik prodhimi i tyre
Vip Travel
October 22, 2026
Reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, ja sa do të jenë temperaturat
Moti
October 22, 2026
Horoskopi 22 tetor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve
Horoskopi
October 22, 2026

Lexo edhe:

Sociale

Shqiptarët shpenzojnë rreth 4 mijë lekë në muaj për alkool dhe duhan

October 11, 2026
Të famshëm

Publikohet kënga e re e Shpat Kasapit, Selvija zbulon historinë prekëse që fshihet pas saj

October 11, 2026
Të famshëm

Fshihen videot intime të VIP-ve shqiptarë, pas ankesës në AMA

October 10, 2026
Të famshëm

A e ke menduar rikthimin? Albërie Hadërgjonaj rrëfehet mbi raportin që ka me ish-bashkëshortin

October 10, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?