Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Rekord në historinë e Aeroportit të Tiranës, mbi 60 mijë pasagjerë në 24 orë
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Rekord në historinë e Aeroportit të Tiranës, mbi 60 mijë pasagjerë në 24 orë
Aktualitet

Rekord në historinë e Aeroportit të Tiranës, mbi 60 mijë pasagjerë në 24 orë

Last updated: August 28, 2026 10:13
2 Min Read
SHARE
Banner

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës po përjeton një nga periudhat më të ngarkuara në historinë e tij, teksa rritja e numrit të turistëve dhe zgjerimi i linjave ajrore po sjellin shifra rekord.

Vetëm gjatë muajve qershor dhe korrik 2026, trafiku i pasagjerëve u rrit me 28% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Por rekordi më i madh u regjistrua më 17 gusht. Brenda vetëm 24 orëve, në Aeroportin e Tiranës kaluan 60,291 pasagjerë, duke e bërë atë ditën më të ngarkuar në historinë e aeroportit.

Lexo edhe:

Air Transat rikthehet më 8 maj 2027, shtohen fluturimet direkte Tiranë–Toronto
Shqiptarët shpenzojnë rreth 4 mijë lekë në muaj për alkool dhe duhan
Mos i lini në prizë gjatë natës! Pajisjet që kërkojnë kujdes të veçantë
Albatros Rexhaj/ Kush ka frikë nga shtriga?

Gjatë së njëjtës ditë u realizuan 326 lëvizje avionësh, ndërsa 32 kompani ajrore lidhën Tiranën me 79 destinacione të ndryshme. Italia, Mbretëria e Bashkuar, Polonia, Turqia dhe Belgjika rezultuan ndër tregjet kryesore.

Rritja e ndjeshme e trafikut ajror po shoqërohet edhe me investime të reja. Aeroportit i janë shtuar gjashtë porta të reja imbarkimi, ndërsa janë zgjeruar ambientet e check-in. Në funksion të përpunimit më të shpejtë të pasagjerëve po përdoren gjithashtu shërbimet Self-Bag Drop dhe Fast Track.

Një tjetër zhvillim i rëndësishëm i këtij viti ka qenë hapja e linjës direkte Tiranë–Toronto, fluturimi i parë i drejtpërdrejtë që lidh Shqipërinë me Kanadanë.

Interesi për këtë linjë rezulton tepër i lartë. Sipas të dhënave të publikuara, fluturimet Tiranë–Toronto kanë regjistruar një nivel mbushjeje prej mbi 97%, duke treguar kërkesën e madhe për lidhje direkte mes Shqipërisë dhe Amerikës së Veriut.

Rritja e aeroportit ecën paralelisht edhe me shtimin e trafikut ajror në vend. Të dhënat zyrtare të bëra publike gjatë gushtit tregojnë se vetëm nga janari deri në korrik 2026 në hapësirën ajrore shqiptare janë përpunuar rreth 242 mijë fluturime, rreth 11% më shumë se një vit më parë.

Ndërkohë, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është përzgjedhur këtë vit edhe si finalist për çmimin “Aeroporti i Vitit” nga International Airport Review, në një periudhë kur Shqipëria po zgjeron me ritme të shpejta lidhjet e saj ajrore me Europën dhe destinacionet transatlantike.

Miratohet me 85 vota pro Reforma Territoriale, shkrihen 15 bashki. Voton pro edhe Braçe
Jared Kushner reagon për investimin në Zvërnec
Krimi i rëndë/ Zbulohen 320 tonë pluhur toksik, si Albchrome helmoi Elbasanin me mbetje të rrezikshme
Vallja e Osman Takës shpallet pjesë e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale
Gruaja më e vjetër në botë, qeveria pension të posaçëm për nënë Qamilen
TAGGED:Aeroporti i TiranesFluturime

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Temperatura deri në 40 gradë, si parashikohet moti sot
Next Article Arbër Çepani dhe Rizarta Hoxha në një lidhje? Ja reagimet e tyre pas fotos në Barcelonë

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Black Friday 2026: 5 destinacione evropiane që ia vlen të vizitoni për shopping
Vip Travel
October 12, 2026
Nga bregdeti i Vlorës në guidën prestigjioze botërore, Yacht Hotel bëhet pjesë e MICHELIN Guide
Vip Travel
October 11, 2026
A do të jetë Vlashent Sata konkurrent në Big Brother Vip Albania?
Tv Shows
October 11, 2026
Arbër Hajdari dhe Monika Kryemadhi, sërish opinionistë në “Big Brother VIP Albania”?
Tv Shows
October 11, 2026

Lexo edhe:

Ekonomi

Pas skandalit të vjedhjes së llogarive, Banka e Shqipërisë vendim urgjent ndaj Raiffeisen Bank!

October 7, 2026
Aktualitet

“Gjykata e Lartë kreu vepër penale” – Avokati i gjyqtarit Luan Daci: Gjykata Evropiane ka konstatuar shkeljen e nenit 7 të Konventës Evropiane

October 7, 2026
Sociale

Gruaja lind fëmijën e 11-të në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ja emri i veçantë

October 6, 2026
Ekonomi

“Na kanë vjedhur lekët”, Raiffeisen Bank pranon incidentin masive të llogarive: Ishte e përkohshme

October 5, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?