Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Reading: Receta e bakllavasë perfekte ashtu si mjeshtrat e Turqisë
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Vip world > Vip kitchen > Receta e bakllavasë perfekte ashtu si mjeshtrat e Turqisë
Vip kitchen

Receta e bakllavasë perfekte ashtu si mjeshtrat e Turqisë

Last updated: December 26, 2023 20:39
4 Min Read
SHARE

Bakllavaja është një nga ëmbëlsirat më të njohura dhe më të shijshme në të gjithë botën. Prejardhja e kësaj ëmbëlsire nuk është e konfirmuar, por sipas historianëve kjo ëmbëlsirë ka dalë e përsosur nga kuzhinat e pallatit Topkapi, në periudhën e perandorisë otomane.

Mendohet se bakllavaja ka qenë ëmbëlsira e preferuar e sulltanit. Prapa shijes mbresëlënëse të kësaj ëmbëlsire fshihet një nënkuptim edhe më i madh.

Nëse doni të përgatisni bakllavanë turke njësoj si e përgatisin mjeshtrit e Stambollit ndiqni recetën e plotë si më poshtë:

Lexo edhe:

Si të përgatisni krepa në shtëpi në vetëm pak minuta, ndiqni recetën (VIDEO)
Do t’ju dalë njësoj si e pastiçerisë, kjo është receta e trileçes më e lehtë që keni parë ndonjëherë
E përjashtuan nga shkolla në klasën e katërt, shkak varfëria. Sot i riu nga Kukësi është pastiçieri më i mirë në Venezia
Pite me fasule: Një specialitet i pazakontë, shija e të cilit do t’ju kënaqë

Receta e bakllavasë

Porcione:12 persona

Koha e përgatitjes: 20 minuta

Koha e pjekjes:50 minuta

Përbërësit:

1 filxhan çaji gjalpë i shkrirë

24 petë të gatshme ose të holluara vetë

400 gr fëstëkë dhe lajthi të qëruara dhe të grira

2 lugë çaji kanellë

Sherbeti: 450 gr sheqer, 420 ml ujë, ½ lëngu i një limoni të madh, 1 tepsi pjekjeje normale

Për spërkatje nga lart: Fëstëkë

Përgatitja:

Parangrohni furrën në 160 gradë C. Fillimisht përgatisni sherbetin. Shtoni sheqerin në një tenxhere të madhe, hidhni ujin dhe vendoseni të ziejë duke përzierë gjatë gjithë kohës.

Kur sheqeri të jetë shkrirë, ulni nxehtësinë dhe shtoni lëngun e limonit dhe lëreni 15 minuta në zjarr të ulët derisa sherbeti të jetë trashur. Lëreni mënjanë të ftohet.

Lyeni me gjalpë të gjithë tepsinë nga anët dhe në brendësi. Që petat të jenë perfekte duhet që një natë më parë t’i keni lënë në frigorifer dhe t’i nxirrni 2 orë para përdorimit.

Shtroni dy peta në fund të tepsisë dhe lyejini me gjalpë, të njëjtën gjë bëni derisa të keni përdorur 12 peta duke i lyer dy e nga dy me gjalpë.

Prisni cepat e petave nëse ato dalin në buzët e tepsisë. Shtoni sipër lajthitë dhe fëstëkët mbi petën e 12-të dhe hidhni sipër kanellë dhe vazhdoni si më parë derisa të kenë mbaruar petët.

Lyeni petën e fundit mirë me gjalpë dhe me ndihmën e një thike priteni në copa të vogla në vija paralele. Futeni të piqet për 45 minuta derisa të marrë një ngjyrë të artë dhe 5 minutat e fundit rriteni gradimin.

Kur bakllavaja të jetë gati fikeni dhe nxirreni nga furra dhe ngadalë shtroni sherbetin e ftohtë. Futeni 2-3 minuta në furrë sërish që të përthithë sherbetin, më pas nxirreni dhe lëreni të ftohet.

Kur bakllavaja të jetë ftohur shtoni sipër fëstëkë të plotë.

Sekret: Bakllavaja nuk duhet të ruhet kurrë në frigorifer, pasi yndyrat mblidhen, brumi absorbon të gjithë lëngun dhe bakllavaja bëhet e fortë. Ju bëftë mirë.

Testim i bakllavasë duke dëgjuar

Mos u habisni, para se ta provoni prisni pak. Fusni pirunin në bakllava dhe duhet të dëgjoni kërcitje. Nëse piruni kërcet kjo nënkupton se petët janë të holla dhe bakllavaja është pjekur mirë. Sa më të holla petët aq më e mirë del bakllavaja.

Testim i bakllavasë me anë të aromës

Në momentin që e afroni copën e bakllavasë afër gojës ju duhet të ndjeni me patjetër aromën e gjalpit, arrave apo fëstëkut. Që një bakllava të jetë e mirë mbushja duhet të jetë perfekte.

Shijim

Bakllavaja e përgatitur mirë lë një shije fantastike në gojën dhe duhet t’ju shtangë të gjitha shqisat e tjera. Një bakllava e mirë nuk duhet të jetë as e rëndë, as e ëmbël, por e lehtë duke iu mash. truar të konsumoni një pjatë të plotë!

Bukës i hidhet me ngjyrues? Eksperti zbulon metodën e thjeshtë sesi ta dalloni…

Sa e rrezikshme është furra nëse nuk e pastroni

Ndonjëherë e teprojmë me konsumin e kripës, ja shenjat që e tregojnë këtë…

Ëmbëlsira më e shëndetshme që keni ngrënë ndonjëherë sa keni dëshiruar: Sfera kokosi nga vetëm dy përbërës!

Pite nga fasulja: Është e mirë për racion, por edhe për shtesë të ushqimit

TAGGED:bakllava

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Princ Leka në një lidhje të re dashurie pas ndarjes nga Elia? Kush është vajza që i ka rrëmbyer zemrën?
Next Article Një vit pas ndarjes së bujshme me Pique, Shakira në një lidhje të re me këtë personazh

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

A ka folur Joz Marku me Gjestin pas përfundimit të “Big Brother VIP Albania 4”?
Profili i Vipave
May 18, 2025
Monika Kryemadhi lë pas politikën për aktrimin, zbulon pamje nga xhirimit e filmit, ja titulli
Të famshëm
May 18, 2025
Jeta pas “Big Brother VIP”, Gjesti: Më mungon koha me Eglin
Të famshëm
May 18, 2025
Rrëfimi prekës i babait të Beatriçes për të bijën, këngën dhe emocionet e Eurovision-it
Të famshëm
May 18, 2025

Lexo edhe:

Vip kitchen

Buka që nuk të shëndosh, recetë e thjeshtë dhe e shpejtë

February 26, 2023
Vip kitchen

Ushqimet fatsjellëse që s’duhet të mungojnë në tryezën e Vitit të Ri

December 31, 2022
Vip kitchen

Gjalpë molle për lyerje buke: Mund të përmirësojë shijen e ëmbëlsirave dhe tortave

December 4, 2022
Vip kitchen

Mish i pjekur pule me spinaq: Drekë e mrekullueshme për gjithë familjen

November 19, 2022
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?