Sunday, December 22, 2024

Pite nga fasulja: Është e mirë për racion, por edhe për shtesë të ushqimit

Është shtesë e shkëlqyeshme ushqimeve nga mishi, por mund të shërbejë edhe si ushqimi vetëm

Për brumë nevojiten:

– 500 g miell;
– 2 vezë;
– 2 lugë vaj;
– 1 lugë lëng limoni;
– kripë.

Për fill nevojiten:

– 300 g fasule të zier;
– 2 vezë;
– 2 dcl ajkë të thartë;
– majdanoz;
– kripë;
– piper;
– 2 lugë thërrmija buke.

Për shtesë nevojitet:

– 7 dcl ajkë të dendur të thartë.

Përgatitja:

Brumi: Përbërësit për brumë bashkoni dhe ngjishni derisa të bëhet brumë i butë, i cili nuk ngjitet për dërrase.

Brumin ndajeni në tri petë të cilat do t’i lyeni me vaj, pastaj i lini gjysmë ore të qëndrojnë në dërrasë në të cilën keni përhapur pak miell.

Të tri petët përhapni në petë të hollë dhe lyeni me vaj. Hiqjani skajet e trasha.

Filli: Fasulen zieni dhe shtypeni, pastaj shtoni të gjithë përbërësit e përmendur. Për t’u bërë tretja e dendur shtoni thërrmija buke.

Brumin e përhapur lyeni me fill dhe (me ndihmën e sofrabezit) mbështilleni si krepë.

Njësoj veproni edhe me tri petët e përhapura. Brumin e mbështjellë qiteni në tepsi dhe piqeni rreth 40 minuta në 180 gradë Celsius.

Kur të jetë pjekur, qitni sipër ajkën e thartë, priteni në pjesë dhe shërbeni me sallatë të gjelbër apo me ndonjë sallatë tjetër të thartë.

spot_img

Te fundit

112,000FansLike
189,000FollowersFollow
18,000FollowersFollow
66,000SubscribersSubscribe
spot_img

Related articles