Për herë të parë, publiku ka mundur të shohë momente nga ceremonia e martesës së Loredanës dhe futbollistit Karim Adeyemi. Pamjet janë publikuar përmes dokumentarit “Loredana & Karim”, i cili transmetohet në Prime Video dhe sjell një vështrim më të afërt në jetën private të çiftit larg vëmendjes së rrjeteve sociale.
Në një video të publikuar së fundmi, shfaqen skena nga ceremonia civile e çiftit e zhvilluar në tetor 2024 në Cyrih. Në pamje, Loredana dhe futbollisti i Borussia Dortmund shihen gjatë momentit të kurorëzimit në një ceremoni intime, ku kanë qenë të pranishëm vetëm familjarët dhe miqtë më të afërt.
Dokumentari me gjashtë episode ndjek përditshmërinë e tyre dhe zbulon detaje të panjohura më parë nga marrëdhënia e tyre, e cila prej kohësh ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave.
Gjatë rrëfimeve, Karim Adeyemi flet për vendimin për ta zyrtarizuar lidhjen, ndërsa Loredana thekson afërsinë dhe mbështetjen e fortë që ndajnë me njëri-tjetrin në jetën e përditshme.
Publikimi i këtyre pamjeve ka ngjallur interes të madh te fansat, të cilët deri tani nuk kishin parë detaje nga dita e tyre e dasmës.
