Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Kush ishte shënjestra e atentatit në Tiranë/ Zbardhen detaje tronditëse
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Kush ishte shënjestra e atentatit në Tiranë/ Zbardhen detaje tronditëse
Aktualitet

Kush ishte shënjestra e atentatit në Tiranë/ Zbardhen detaje tronditëse

Last updated: January 13, 2024 07:38
5 Min Read
SHARE
Banner

Një 35-vjeçar është plagosur me armë zjarri në Tiranë mbrëmjen e së premtes (12 Janar 2024). Ngjarja ka ndodhur pranë rrethrrotullimit të Selitës rreth orës 22:55.

I plagosuri është Zamir Kalemi. Ai ka marrë një plagë arme në këmbë. 35-vjeçari është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

35-vjeçari Kalemi ka qenë duke udhëtuar me makinë kur u qëllua me armë nga persona të paidentifikuar.

Lexo edhe:

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme
“Jam Bashkim Ulaj, më sill 100 mijë euro”, të rinjtë mashtrojnë kambistin përmes AI
Mbi 31% interesi i kredisë, por IUTE ankohet se mediat po i largojnë klientët
Iute Albania fitime kolosale në Shqipëri, nuk do i besoni shifrat

Zamir Kalemi mësohet se është vëllai i Andrea Kalemit dhe daja i Aleksandër Sadikajt.

Andrea Kalemi i shpëtoi një atentati me armë në Greqi në Gusht 2023 duke mbetur i plagosur rëndë.

Ndërsa Aleksandër Sadikaj 27 vjeç mbeti i vrarë në zonën e Unazës së Madhe të Tiranës më 11 Qershor 2022 në një atentat me eksploziv që i ishte vendosur poshtë makinës Volkswagen me të cilën udhëtonte.

Policia shkoi në rrethrrotullimin e Selitës dhe nisi hetimet për zbardhjen e dinamikës, ndërsa u ngritën postblloqe në akse të ndryshme rrugore të kryeqytetit për kapjen e autorit/ëve.

Disa minuta më vonë, një automjet u gjet duke u djegur në zonën e Bërzhitës dhe dyshohet të jetë përdorur nga autori/ët e plagosjes.

Ky është momenti kur makina e të riut Aleksandër Sadikaj, që shihni në këtë foto, shpërtheu nga vendosja e një sasie eksplozivi poshtë saj. 27-vjeçari po udhëtonte në autostradën Tiranë-Elbasan, për të dalë nga kryeqyteti, kur rreth orës 14:00 të 11 Qershorit 2022 makina u hodh në erë.

Mjeti tip Golf u përfshi i gjithi nga flakët. 27-vjeçari mbeti i plagosur rëndë në gjymtyrë dhe humbi jetën pak minuta më vonë në spital. Makina shpërtheu në Unazën e Madhe të Tiranës, jo më shumë se 500 metër larg rrethrrotullimit pranë TEG, në një orar me mjaft lëvizje. Shpërthimi i fortë i shkaktoi dëmtime edhe këtij automjeti tjetër që po lëvizte paralel me të.

Për shkak të shpërthimit në lëvizje, hetuesit dyshojnë se lënda eksplozive është aktivizuar me telekomandim. Brenda makinës së shkrumbuar të 27-vjeçarit, policia gjeti edhe një pistoletë. Grupi hetimit po mundohet të ndërtojë edhe njëherë itinerarin e lëvizjeve të të riut gjatë premtes dhe të shtunës, për të hedhur dritë mbi momentin kur është vendosur lënda plasëse.

Sadikaj jetonte në Berat dhe Tiranë ndërsa kishte edhe një resort me kuaj në afërsi të Tepelenës, nga ku publikonte shpesh foto në rrjetet sociale. Ai është një personazh i njohur për policinë.

Skeda e tij kriminale nis që prej vitit 2011 me grabitje, kundërshtim të punonjësit të policisë, goditje për shkak të detyrës dhe në vitin 2019 për vrasje të mbetur në tentative për një plagosje me thikë në Sarandë. Burime të policisë thonë se i riu njihej në rrugë operative si i përfshirë në fushën e narkotikëve. E shkuara e tij, por edhe konflikte të mundshme të fundit janë pistat kryesore hetimeve.

Andrea Kalemi i njohur ndryshe dhe me emrin Adriatik ra pre e një atentati me armë zjarri mbrëmjen e 10 Gushtit 2023 në portin e ishullit Paksos të Greqisë.

Në vendin e ngjarjes u gjetën mbi 10 gëzhoja, ndërsa autori dyshohet se është një bashkëatdhetar i tij. Për identifikimin dhe kapjen e tij policia greke ka kryer kontrolle në pjesën më të madhe të ishullit grek ku u regjistrua dhe ngjarja e rëndë.

Adriatik Kalemi u plagos rëndë dhe u dërgua për kurim në spitalin e Janinës. Media greke shkruajnë se Kalemi që prej datës 5 Gusht kishte shkuar me familjen e tij për pushime në Greqi, duke udhëtuar nga Italia. Sipas policisë ngjarja e rëndë ka dyshime të jetë e lidhur me konflikte të së shkuarës ku 51-vjeçari mund të ketë qenë përfshirë ose për hakmarrje.

Kalemi rezulton të jetë kushëri i parë me Aleksandër Sadikajn të ekzekutuar në një atentat me tritol në makinë më 11 Qershor të 2022, në afërsi të zonës së Saukut në Tiranë.

Emri i Adriatik Kalemit u përmend dhe në dosjen hetimore të një tjetër ngjarje kriminale të ndodhur në vitin e shkuar, atë të vrasjes së Edmond Papës në Dhjetor të 2022 në Tiranë. Ngjarje kjo për të cilën policia ka vënë në pranga 1 nga dy autorët e dyshuar të vrasjes që dyshohet se u krye në shenjë hakmarrje për ekzekutimin e Aleksandër Sadikajt.

‘Ishim 7 veta, dikush na u afrua dhe ofendoi njërin nga nëna’, dëshmia e shokut të portugezit të vrarë në Ksamil
U godit nga helika e gomones, përcillet sot për në banesën e fundit 22-vjeçari shkodran
Kredo.al 11-fishoi brenda vitit shpenzimet për TIK, dyshime për një skemë të ngjashme me rastet Bankers dhe AKSHI
“03:47” kalon në tregun botëror, Aldo Sulollari shënon një sukses të ri për letërsinë shqiptare
Nafta shkon në 219 lekë, tensionet globale rrisin çmimet në bursa
TAGGED:plagosjezamir andrea

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Ka ardhur koha për të ringjallur fatet e marrëdhënies tuaj… horoskopi për sot
Next Article Rënie të temperaturave/ Moti për këtë fundjavë do të jetë i ftohtë dhe…

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

A do të lërë Top Channel për qeverinë Rama? Reagon Grida Duma
Tv Shows
August 27, 2026
Edhe pak ditë nga data speciale, Kida i jep fund beqarisë në 1 shtator
Të famshëm
August 27, 2026
Ethet e Nilit Perëndimor/ Si transmetohet, simptomat dhe kush rrezikon më shumë
Shëndeti
August 27, 2026
Temperatura të larta dhe alternime vranësisrash, ja si pritet të jetë moti për ditën e sotme!
Moti
August 27, 2026

Lexo edhe:

Aktualitet

‘Principotes’ nën emrin e 70-vjeçares, pronari ‘në hije’ i biri Bekim Bulica, i përmendur për trafik droge në Francë!

August 18, 2026
Ekonomi

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme

August 18, 2026
Aktualitet

Fluks rekord në Rinas! 1.65 milionë pasagjerë në korrik, mbi 58 mijë vetëm brenda një dite

August 17, 2026
Aktualitet

Qeveria hungareze vë zyrtarisht nën hetim pronarin e One Albania

August 16, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?