Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Gjermani: Kërkohen infermierë vullnetarë
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Rajoni & Bota > Botë > Gjermani: Kërkohen infermierë vullnetarë
Botë

Gjermani: Kërkohen infermierë vullnetarë

Last updated: January 10, 2021 08:47
4 Min Read
SHARE
Banner

Gjermania ka numër të mjaftueshëm shtretërish intensivë dhe aparatesh intubimi, problemi qëndron tek mungesa e personelit që do duhet të verë në punë aparatet.

Se sa efektiv është një sistem shëndetësor, këtë ta teston menjëherë një situatë krize. Edhe në Gjermaninë e pasur dhe me një sistem shëndetësor ndër më cilësorët në botë, ekziston frika e kolapsit të sistemit shëndetësor, kjo jo për shkak të mungesës së mjeteve -por të burimeve njerëzore. Mungesa e infermierëve e kujdestarëve ka qenë një problem i njohur edhe para krizës së Coronës. Por Corona e ka nxjerrë edhe më në pah këtë problem. Tani për shkak të mungesës së infermierëve, “Berliner Charite” po kërkon të rimarrë në punë ish-infermierët, që situata të mos dalë nga kontrolli si Susanne Wiegand.

Kur Gjermania u përfshi nga vala e parë e pandemisë së Coronës, Susana Wiegand doli vullnetare për të punuar si infermiere. Në spitalin “Berliner Charite” ajo punon me orar të kufizuar në një pavion të intensivit.

Lexo edhe:

Vdekja e George Mazonakis/ Dëshmi tronditëse nga klinika
“Do takoj dikë dhe do kthehem”, trupi i influenceres gjendet i djegur në vreshta
Eklipsi total i Diellit, sot spektakli astronomik që magjeps botën: Ja sa do të shihet në Tiranë
90 sekonda errësirë! Vendet ku mund të shihet eklipsi diellor i 12 gushtit

Para 25 vitesh ajo përfundoi shkollën e infermierisë, por në fund vendosi për një profesion tjetër. Tani kolegët janë mirënjohës që Susana është kthyer. Kur mbaron turnin 9 orë me pacientë të infektuar me Corona, ajo shkon në zyrë për të kryer formalitetet për punën e saj të parë parë me orar të plotë.

“Nuk ndjehem mirë me veten të rri në shtëpi, kur kolegët e mi në pavionin intensiv strapacohen, kur e di që unë jam e specializuar për këtë dhe mund të ndihmoj shumë mirë. Prandaj po e bëj, është diçka e vetëkuptueshme për mua”, thotë Susanna Wiegand. E ndihma e saj vërtet nevojitet këto kohë. Sistemi shëndetësor gjerman e ka përballuar deri më tani situatën, megjithë numrin në rritje të infektimeve, por gjithnjë e më shpesh dëgjohet, se pavionët e trajtimit intensiv në spitalet gjermane po arrijnë kufijtë e kapaciteteve të tyre.

Shtretërit intensivë kanë nevojë jepen si shifra mund të shërbehen vetëm pjesërisht

Judith Heepe, drejtoreshë e infermierisë në Charite e vë gishtin në plagë, kur flet për problemet e sistemit shëndetësor gjerman. “Ne kemi mjaft aparate intubimi. Kemi plot vend për shtretërit intensivë, po ashtu nuk na mungojnë materialet e mjetet. Ajo që na shqetëson, është se të gjithë ata shtretërit intensivë që jepen si shifra mund të shërbehen vetëm pjesërisht, kjo sepse thjesht na mungon personeli.”

Infermierja vullnetare Susanna Wiegand e di se sa e vështirë është puna në këto kushte. “Pavioni i intensivit është i mbushur plot. Dhe kur ke tre apo katër pacientë me Covid dhe ke vetëm një infermier në dispozicion, është shumë e vështirë. Këtu gjërat zhvillohen shpejt, shumë shpejt. Ndodh që kur dal nga puna, të iki në shtëpi me një ndjenjë të trishtë, sepse nuk munda t’i jap pacientit atë vëmendje, që do doja t’ia jepja.” Susana Wiegand, thotë, se megjithë barrën e rëndë e ka rigjetur dashurinë për punën e dikurshme. Ajo thotë, se e mendon edhe rikthimin me orar të plotë në spital. Por për këtë duhet të përmirësohen njëherë kushtet e punës në spitale./DW

Ka përcjellë gjashtë kryeministra, macja e famshme Larry gati për të mirëpresë kreun e ri britanik dhe qenin e tij
Greqia ndalon monopatinat elektrike për personat nën 18 vjeç, sigurim i detyrueshëm për ato me qira
El Niño rikthehet në maj/ Çfarë pritet të ndodhë me motin?
Izraeli do të organizojë festivalin me të madh të LGBTQ në Lindjen e Mesme
“Më shkatërrove jetën”, detaje të reja nga vrasja e trefishtë e shqiptarëve në Itali
TAGGED:gjermaniinfermiere

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Lori Kaçka: Do martohesha me Robert Berishën, por ai nuk është për familje!
Next Article Autorja e programit zbulon arsyen se pse Atdheu nuk u largua nga “Përputhen”
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Romir Zalla lë të hapur rikthimin në “Portokalli”: “Nëse më ftojnë…”
Të famshëm
September 13, 2026
E papritur/ Albana Osmani i bën thirrje publike Ledion Liços para nisjes së BBVA 6
Të famshëm
September 13, 2026
“Dil jashtë!”/ Egla Ceno rrëfen përplasjen me Ramën në Berat, qytetarët braktisin mbledhjen në shenjë proteste
Aktualitet
September 13, 2026
Elton Ilirjani sjell magjinë e Parashqevi Simakut në pasarelën botërore
Kulturë
September 13, 2026

Lexo edhe:

Botë

Rritja e çmimeve të karburanteve, shoferët e transportit publik në Paris dalin në protestë

March 30, 2026
Botë

I kishte borxh një pasagjereje 890 euro, gjykata austriake sekuestron avionin e Ryanair

March 11, 2026
Botë

Askush s’shpëton, përveç tyre: Dy vendet e vetme “imune” ndaj bombës atomike

March 6, 2026
Botë

E trishtë/ Mbyll sytë përgjithmonë aktorja e njohur (Emri)

March 4, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?