Tuesday, June 6, 2023

|

Dy aeroplanmbajtëse amerikane manovra ushtarake në Detin e Kinës Jugore

po lexohet

Dy aeroplanmbajtëse amerikane një ditë më parë kanë zhvilluan manovra ushtarake në Detin e Kinës Jugore, pas shqetësimit të Uashingtonit për të njëjtin veprim të kësaj jave nga ana e Kinës rreth një arkipelagu, sovranitetin e të cilit e pretendojnë Pekini, Hanoi dhe Tajpei.

Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se një zyrtar i Pentagonit, është shprehur se aeroplanmbajtëset ‘USS Nimitz’ dhe ‘USS Ronald Reagan’ zhvilluan manovra të përbashkëta në këtë zonë për të mbrojtur parimin e një zone të lirë dhe të hapur.

Këto manovra janë në përputhje me angazhimet e bëra nga SHBA për të mbrojtur të drejtën e çdo kombi për të fluturuar, lundruar dhe manovruar kudo që e lejon e drejta ndërkombëtare”, ka thënë ai.

Këto manovra vijnë pasi Pentagoni tha se ishte i shqetësuar nga manovrat ushtarake kineze të kryera rreth arkipelagut Paracel, të kontrolluar nga Pekini në Detin e Kinës Jugore, por gjithashtu të pretenduar nga Vietnami dhe Tajvani.

të fundit

Shumë pranë Shqipërisë, tërmeti i fortë godet shtetin e Ballkanit (Epiqendra+Magnituda)

Një tërmet i fortë me magnitudë 5 ballë të shkallës Rihter ka goditur Rumaninë, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe...

të ngjashëm