Thursday, February 2, 2023

|

spot_imgspot_img

Djali i xhaxhait të Luizit hedh poshtë thashethemet për këngëtarin

Më të lexuarat

Këngëtari Luiz Ejlli është kthyer në protagonistin kryesor të këtij edicioni të “Big Brother Vip Albania”.

Ai është më i komentuari në rrjet dhe për të kanë qarkulluar shumë aludime.

Sot ka thyer heshtjen dhe ka folur një prej familjarëve të tij. Bëhet fjalë për djalin e xhaxhait të Luizit, Laorjan Ejlli. Ai ka folur rreth marrëdhënies që ka me Luizin dhe ka treguar detaje nga jeta e këngëtarit.

Ejlli deklaroi se Luizi ka komunikim të vazhdueshëm me familjarët e tij duke hedhur poshtë thashethemet mbi këngëtarin.

I pyetur nëse a ka Luizi varësi ndaj bixhozit, Laorjani e mohoi një gjë të tillë.

“Është informacion i gabuar. Nuk e besoj të ketë varësi ndaj lojërave të fatit” deklaroi shkurtimisht djali i xhaxhait të Luiz Ejllit.

- Advertisement -spot_img

More articles

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit