Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Bëri burg për përndjekjen e Rozana Radit, 28-vjeçari rikthehet në qeli pasi përndoqi edhe juristen e burgut
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Të famshëm > Bëri burg për përndjekjen e Rozana Radit, 28-vjeçari rikthehet në qeli pasi përndoqi edhe juristen e burgut
Të famshëmAktualitet

Bëri burg për përndjekjen e Rozana Radit, 28-vjeçari rikthehet në qeli pasi përndoqi edhe juristen e burgut

Last updated: September 20, 2025 21:55
3 Min Read
SHARE
Banner

Qëndrimi në liri pas dënimit me burg për përndjekjen e këngëtares Rozana Radi zgjati pak për një 28-vjeçar nga Tirana. Gati një vit pasi la qelinë ai përfundoi sërish në burg për përndjekje, por këtë herë, të një prej punonjëseve të burgut 313.

Në “shënjestër” të tij është vënë juristja e burgut të njohur të kryeqytetit, e cila është “terrorizuar” nga qindra mesazhe dhe emojy me thika e bomba të dërguara në rrjetin e saj social Instagram. Kallëzimi i juristes së paraburgimit “Jordan Misja”, riktheu në qeli të riun Egzon T., për të cilin Gjykata e Tiranës vendosi të hetohet në masën e sigurisë “arrest në burg”.

Referuar vendimit gjyqësor, historia e përndjekjes ka nisur në verën e vitin 2024. Juristja e burgut 313 ka kallëzuar në prokurori, se në mënyrë të vazhdueshme, në të gjitha oraret e ditës, merrte mesazhe të panumërta në rrjetin social Instagram, nga adresa dhe profile false, pa foto, pa postime, ku i thuhej “kush je ti”.

Lexo edhe:

Moda pulson art në London Fashion Week, Elton Ilirjani bëhet pjesë e skenës avant-garde
“Ke takuar spiunë serbë në Rogner”, Klodiana Lala reagon pas akuzave të Vlora Hysenit
Kursimtare apo me më pak para? Familjet me kryefamiljare gra në Shqipëri shpenzojnë 20 mijë lekë më pak
Xheneta Fetahu aksidentohet në Tiranë, publikon pamjet e makinës së dëmtuar

Në të njëjtat komunikime kallëzueses i janë dërguar edhe imazhe emojy, thika, bomba, duke i krijuar bindjen që dërguesi jo vetëm kërkonte ta bezdiste, por mund t’i rrezikonte jetën apo shëndetin. Përpjekjet e saj për t’i bërë block këtyre profileve kanë rezultuar të pasuksesshme, pasi personi në pak minuta krijonte të tjera dhe vazhdonte avazin.

Situata ka ndryshuar në qershor 2025, kur juristja ka krijuar dyshime se dërguesi mund të ishte 28-vjeçari Egzon T. Kur i ka shkruar atij në emër në një nga profilet, ai i ka dërguar si përgjigje një foto të fletës së lirimit nga burgu, të datës 19.6.2024.

Sipas kallëzueses, i dyshuari e ka shqetësuar për muaj me radhë atë, por edhe familjarët, duke i shkaktuar një gjendje të vazhdueshme dhe të rëndë ankthi e frike për sigurinë vetjake dhe të familjarëve.

Gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë 28-vjeçari ka mohuar akuzën, duke pretenduar se nuk e njihte juristen, se nuk kishte telefon dhe se nuk i kishte dërguar ai mesazhet.

Korridori 8 mund të nxisë bashkëpunimin energjetik mes Shqipërisë dhe rajonit
Ronela Hajati prek me rrëfimin e saj: Kam buzëqeshur edhe pse isha pa gjumë nga të qarat
Jonida Maliqi flet për marrëdhënien me ish-banorin e “Big Brother VIP 5”: Më kthen fëmijën që kam brenda
Detaje nga masat për Hysenin dhe Prodën/ Arrestohet administratori i Agroturizmit ‘Kodra e Kuajve’!
E bujshme/ SPAK trondit kreun e SHISH, Vlora Hysenin dhe Ilir Prodën
TAGGED:rozana radi

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Këngëtarja e njohur shqiptare i jep fund beqarisë
Next Article Horoskopi, 21 shtator/ Çfarë kanë rezervuar yjet për shenjën tuaj

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Zyrtarisht në sezonin e Peshores: Këto shenja të zodiakut do të testohen nga universi, zgjidhini fjalët me kujdes…
Horoskopi
September 24, 2026
E enjte me mot të kthjellët, bien temperaturat
Moti
September 24, 2026
Çiftet mund ta forcojnë mirëkuptimin përmes dialogut, ja çfarë kanë rezervuar yjet!
Horoskopi
September 23, 2026
Pse vjeshta nuk fillon më 21 si stinët e tjera, por më 23?
Kuriozitete
September 23, 2026

Lexo edhe:

Të famshëm

Elijona dhe Klodi i japin fund lidhjes, ja lëvizja e fundit që vulosi gjithçka

September 21, 2026
Të famshëm

Këngëtari shqiptar rrëfen çfarë i kanë thënë ish-krerët e UÇK-së gjatë takimit

September 21, 2026
Aktualitet

Fluks rekord në Rinas, 9.26 milionë pasagjerë në tetë muajt e parë të vitit! Demo vlerëson menaxhimin në aeroport

September 20, 2026
Të famshëm

E papritur/ Ledri dhe Xhensila në krizë? Ja detaji që ngjalli dyshimet për ndarjen e tyre

September 19, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?