Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: “Babi, jam i bllokuar dhe shoh vetëm flakë”/ Telefonata prekëse e 22-vjeçarit pas aksidentit tragjik në Greqi, si i shpëtoi përplasjes fatale
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > “Babi, jam i bllokuar dhe shoh vetëm flakë”/ Telefonata prekëse e 22-vjeçarit pas aksidentit tragjik në Greqi, si i shpëtoi përplasjes fatale
Aktualitet

“Babi, jam i bllokuar dhe shoh vetëm flakë”/ Telefonata prekëse e 22-vjeçarit pas aksidentit tragjik në Greqi, si i shpëtoi përplasjes fatale

Last updated: March 3, 2023 10:30
5 Min Read
SHARE
Banner

“Telefoni im ra rreth orës 23:30. Ishte Antonis që më telefononte nga një numër i panjohur.

“Babi, ka ndodhur një aksident i tmerrshëm. Jam i bllokuar dhe gjitçka që shoh rreth meje janë flakë”, më tha ai.

Giorgos Katehakis, mund të dëgjonte djalin e tij duke folur me të nga ana tjetër e linjës dhe po përpiqej shumë të qëndronte i qetë. Djali i tij ishte në rrezik dhe ai shumë kilometra larg,  gjithçka që mund të bënte ishte t’i jepte forcë, aq sa forcë mund të kishte një baba në atë moment.

Lexo edhe:

PAMJET/ E shau në shkallët e avionit, Rama kap për qafe të riun dhe ia dorëzon policisë italiane
Skema sesi IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!
Daja i Zegjine Çaushit shpallet në kërkim, bën veprimin e rëndë ndaj ish-vjehrrit
“Dil jashtë!”/ Egla Ceno rrëfen përplasjen me Ramën në Berat, qytetarët braktisin mbledhjen në shenjë proteste

Djali i tij 22-vjeçar, student në vitin e tretë po udhëtonte mbrëmjen e së martës me trenin fatal të linjës “Athinë – Selanik”.

Ai ndodhej në vagonin e dytë, vendi 95.

“Vetëm një mrekulli mund të na shpëtonte nga tre vagonët e parë”, thanë ata pasagjerë që arritën të dilnin të sigurt nga vagonët e pasmë të trenit.

Antonis ishte ndër ata që për mrekulli doli i gjallë. Ai i përshkruan momentet dramatike që ka përjetuar mbrëmjen e së martës, në një udhëtim krejt ndryshe nga gjithçka kishte bërë deri atëherë.

“Më kujtohet që shkova në mensë për të marrë një sanduiç. Fillova një bisedë me punëtorët e trenit, të cilët, si gjithmonë, ishin shumë të sjellshëm dhe u ktheva menjëherë në vendin tim.

Kaluan disa minuta, kur u dëgjua përplasja e parë. Një i ri që ishte ulur në sediljen përballë, më ra dhe më goditi fort në sy. Sekondën tjetër, ai ndjeu një tjetër goditje të rëndë. Instinktivisht, vendosa duart mbi fytyrë për t’u mbrojtur.

Për një kohë, ndërsa sytë e mi ishin mbyllur, më dukej sikur po bënim rrathë. Kur i hapa, pashë flakë para meje”.

Momentet që pasuan dukej se ishin drejtpërdrejt nga një film.

“Përpara meje pashë flakë dhe mbeturina. Pashë persona që digjeshin dhe dëgjova britma të forta”, përshkruan Antonis.

“Mendimi im i parë ishte se isha gjallë, duhej të reagoja për të shpëtuar veten. Nuk doja të vuaja diçka për të mos i shkaktuar dhimbje familjes time. Me dy pasagjerët që sapo kisha takuar, menduam se e vetmja rrugëdalje ishte dritarja mbi sediljen tonë, e cila tashmë ishte thyer.

Tashmë ishim të rrethuar nga flakët dhe nuk kishim zgjidhje tjetër veçse të hidheshim. Distanca nga dritarja në tokë ishte rreth 2.5-3 metra dhe gjithçka që mund të shihnim nga lart ishte një llamarinë e madhe. Vendosëm t’i hidhnim të gjitha valixhet poshtë, në mënyrë që të mos vriteshim shumë.

Për të shkurtuar distancën, ne u varëm nga vagoni dhe u hodhëm. Në atë moment ishim mbledhur pesë veta, një vajzë dhe katër djem. Mbaj mend që u hodha i dyti apo i treti.

Të gjitha vendimet u morën brenda pak sekondash. Njëri inkurajoi tjetrin dhe përfundimisht të pestë  arritën të dilnin nga vagoni i dytë, vetëm me lëndime. “Ndoshta pas nesh kanë ndjekur të tjerë, por nuk e di”, thotë Antonis dhe përshkruan atë që pasoi.

Nga pika ku rashë, u largova rreth 100-150 metra. U ula sepse kisha thithur mjaftueshëm tym dhe kërkova telefonin e një pasagjeri që të telefononte babain tim dhe t’i tregonte atij se çfarë kishte ndodhur.

I thashë se në atë kohë nuk shihnim rrugëdalje për të dalë në rrugë. Megjithatë, për fat të mirë, brenda 20 minutave të ardhshme, zjarrfikësit arritën dhe na ndihmuan,” tha ai.

Në orët në vijim Antonis Katehakis ndodhej në Spitalin Universitar të Larisës, ku iu nënshtrua një operacioni në lobin e veshit të djathtë. Ai u shtrua në spital për dy netë me traumë të fortë në kokë, hematoma dhe djegie të lehta në bark dhe krahë.

Prindërit e tij mbërritën në Greqi nga Qipro,  ku ata jetojnë në fluturimin e parë të mërkurën në mëngjes. Që nga ajo kohë ata janë afër fëmijës së tyre, duke u përpjekur të kuptojnë se çfarë ka ndodhur.

“Që në momentin që i pashë, ndjeva gëzim dhe paqe”, tha i riu i mbijetuar nga aksidenti i trenit në Tempe.

Ai doli nga spitali mesditën e së enjtes dhe tani ndodhet në shtëpinë e tij në Selanik. Ndoshta do të duhet shumë kohë për të kaluar tronditjen. Por ai doli i gjallë nga një vagon që digjej dhe kjo për familjen e tij është një mrekulli e vërtetë.

Elton Ilirjani sjell magjinë e Parashqevi Simakut në pasarelën botërore
“Pesë orë që m’u dukën një jetë”, gazetarja Bora Shahini denoncon përvojën e rëndë në Pediatri
Qytetari denoncon: Çfarë më bëri fsheurazi IUTE Credit, pse nuk veprojnë institucionet?
Monedhat e huaja thellojnë rënien/ Kursi i këmbimit, 12 shtator 2026
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Çfarë sinjalesh na dërgon trupi kur personi që duam nuk është i duhuri për ne?
Next Article Pse ka frikë se mund të largohet të shtunën nga BB VIP? Luizi i rrëfehet Tanit: Do e marr vesh nesër

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Një javë me surpriza për këto shenja të horoskopit, por me disa paralajmërime: Data kur duhet treguar kujdes
Horoskopi
September 14, 2026
Parashikimi i motit për sot, 13 shtator 2026/ Rikthehen temperaturat deri në 31°C
Moti
September 14, 2026
Horoskopi 14 shtator 2026, çfarë parashikojnë yjet për ju
Horoskopi
September 14, 2026
Romir Zalla lë të hapur rikthimin në “Portokalli”: “Nëse më ftojnë…”
Të famshëm
September 13, 2026

Lexo edhe:

Politikë

Qeveria numëron PPP-të, administrata numëron dosjet!

September 9, 2026
Aktualitet

Skandal me sallamin në dyqanet Conad, thirrje konsumatorëve ta kthejnë mbrapsht! Është serioze

September 9, 2026
Aktualitet

Përplasja me Eduard Kuçin, Gjykata jep vendimin për Jozin!

September 9, 2026
Kulturë

Përgjigje për Ben Blushin/ Kinemaja shqiptare po hyn ne “lule të rinisë”

September 8, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?