Një grabitje me armë është regjistruar në “Raiffeisen Bank” në zonën e Komunës së Parisit, në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, një person i maskuar ka hyrë në ambientet e bankës dhe, nën kërcënimin e armës, ka kryer grabitjen. Pas ngjarjes, autori është larguar në drejtim të paditur.
Ende nuk ka të dhëna për shumën e parave të grabitura apo nëse ka persona të lënduar. Pritet që policia të japë detaje të mëtejshme për rrethanat e ngjarjes dhe identifikimin e autorit.
