Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: 6 milionë euro të Startup Albania: Përfituesit, qokat dhe “problematikët”
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Sociale > 6 milionë euro të Startup Albania: Përfituesit, qokat dhe “problematikët”
Sociale

6 milionë euro të Startup Albania: Përfituesit, qokat dhe “problematikët”

Last updated: September 3, 2026 19:33
9 Min Read
SHARE
Banner

Miliona euro nga fondet publike për kompani që, sipas verifikimeve paraprake, nuk duket se kanë aktivitet të qartë në fushën e teknologjisë dhe startup-eve.

Emra që shfaqen më shumë se një herë në skemat e financimit, lidhje familjare dhe kompani që pretendohet se kanë marrë fonde për produkte software, ndërkohë që aktiviteti i deklaruar në QKB ngre pikëpyetje.

Në listën e rasteve që kërkojnë verifikim është edhe Arben Oshafi, i cili, sipas të dhënave të siguruara, rezulton të ketë përfituar në dy raste përmes platformës B2B Ballkan. Platforma përdoret kryesisht në lidhje me panairet e zhvilluara në Pallatin e Kongreseve.

Lexo edhe:

Nga telefonat, veshja dhe siguria, risitë për ditën e parë të shkollës
“03:47” kalon në tregun botëror, Aldo Sulollari shënon një sukses të ri për letërsinë shqiptare
Ish-deputeti socialist bëhet babai i një djali, pas dy vajzave
Influencer me diplomë, tashmë ky profesion është edhe degë studimi në Universitet

Targa.al i Kevin Sadës ka fituar në 2026 në Fazën e Validimit me 3.764.706 lekë. Por nëse hap Google dhe kërkon faqen e tyre, të shfaqet “coming soon”. Pra as faqja nuk është gati. Megjithatë ata kanë marrë për Fazën e Zgjerimit. Domethënë u kanë dhënë para si biznes që po zgjerohet, kur në fakt nuk kanë asgjë për të zgjeruar.

Një tjetër emër i përfshirë në listën e rasteve për verifikim është Alban Jaho, për të cilin pretendohet se ka përfituar rreth 38 milionë lekë për zhvillimin e një software-i. Aktiviteti i deklaruar i kompanisë në QKB nuk tregon një profil të qartë të lidhur me zhvillimin e software-it.

Një nga rastet më sensitive është ai i UPFRONT, për të cilin pretendohet se ka përfituar rreth 55 milionë lekë këtë vit dhe se është përfitues për herë të tretë. Në materialin e siguruar ngrihet gjithashtu pretendimi për lidhje me një drejtues politik, përmes postit të shefit të kabinetit të Blendi Klosit.

Në listën e përfituesve shfaqet gjithashtu Juxhin Caushi, për të cilin pretendohet një financim prej rreth 45 milionë lekësh në vitin e kaluar.

Këtë vit, sipas të dhënave të siguruara, një tjetër përfitues me mbiemrin Caushi, Klajdi Caushi, ka përfituar rreth 35 milionë lekë. Sipas materialit të siguruar, pretendohet gjithashtu se financim është marrë edhe përmes një subjekti të lidhur me bashkëjetuesen e një prej personave të përmendur.

Një tjetër rast i ngritur është ai i Dario Krasniqit, i cili, sipas të dhënave të siguruara, ka përfituar rreth 45 milionë lekë me projektin “Il Guanciale”.

Pretendimi është se aktiviteti online lidhet me shitjen e jastëkëve dhe produkteve të ngjashme dhe se nuk është e qartë se cili është produkti teknologjik i financuar.

Por këtu duhet bërë dallimi mes biznesit e-commerce dhe startup-it teknologjik: një kompani mund të zhvillojë teknologji edhe nëse shet produkte fizike.

Prandaj dokumenti kyç është projekti me të cilin është fituar financimi. Çfarë u financua konkretisht me 45 milionë lekë? Një dyqan online, një platformë teknologjike apo një produkt tjetër inovativ?

Një tjetër emër që del në listën e verifikimit është Elena Velaj, për të cilën pretendohet se ka përfituar rreth 25 milionë lekë për herë të dytë, për një aktivitet që lidhet me shitjen e stolive. Duhet parë se çfarë produkti është paraqitur në aplikimin e parë, çfarë rezultatesh janë arritur dhe çfarë projekti është financuar në aplikimin e dytë.

Fakti që një biznes shet stoli nuk e përjashton automatikisht nga një skemë inovacioni. Por duhet të provohet qartë komponenti inovativ dhe teknologjik që justifikon financimin.

MedWallet administrohet nga Endri Burrja. Ka fituar në 2025 në Fazën e Validimit me 3.950.000 lekë dhe në 2026 në Fazën e Zgjerimit me 6.666.667 lekë, gjithsej rreth 10.6 milionë lekë. Por aplikacioni i tyre nuk ka më shumë se 20 shkarkime. Dhe ato, sipas të dhënave që mund t’i verifikosh lehtë, janë bërë vetëm nga të afërmit e tyre. Pra nuk ka përdorues, nuk ka klientë, nuk ka asnjë lloj aktiviteti real.

Komuniteti i Erion Çunit ka fituar në 2025 me 2.950.000 lekë dhe në 2026 me 7.433.333 lekë, duke kaluar nga Faza e Validimit në Fazën e Zgjerimit brenda një viti. E lançuan para një muaji dhe nuk kanë gjeneruar asnjë lek të ardhur.

Talent Pass i Elvi Sharrës ka fituar në 2026 në Fazën e Zgjerimit me 7.933.333 lekë. Në 2025 ka fituar në Fazën e Validimit dhe akoma nuk ka përdorues.

Këto janë vetëm disa nga rastet. Kur i kontrollon listat, zbulon se të paktën dhjetë subjekte me të njëjtin NIPT kanë fituar në thirrjen 2025 dhe përsëri në 2026. Totali që kanë marrë këta dhjetë brenda një viti shkon rreth 98 milionë lekë ose gati 1 milion euro. Pesë prej tyre kaluan nga Faza e Validimit në Fazën e Zgjerimit. Domethënë u certifikuan si biznese me klientë e të ardhura të provuara, pikërisht një vit pasi po “validonin” produktin. Ndërsa produkti nuk ekzistonte.

Rasti më flagrant është Gregor Andoni me GrAnD. Në 2025 mori 3.250.000 lekë. Në 2026 mori grantin më të lartë të gjithë thirrjes, 10.626.667 lekë ose 106 mijë euro. Një rritje më shumë se trefish brenda një viti. E shoqëruar kjo me ndryshim emri nga GrAnD Industries në GrAnD Creative Industries dhe ndryshim industrie nga Inteligjencë Artificiale në Transport. Por i njëjti NIPT dhe i njëjti person.

Emil Andoni bëri të njëjtën gjë duke kaluar nga e-Health Albania në eDoktor me të njëjtin NIPT. Mori 3.200.000 në 2025 dhe 6.466.667 në 2026.

Rio Sherri fitoi në 2025 si individ me Axiom Breach, 1.357.640 lekë. Në 2026 rifitoi me të njëjtin emër, por këtë herë si shoqëri e regjistruar Axiom Breach shpk, 3.919.529 lekë. I njëjti produkt, e njëjta ide. Thjesht ndryshoi forma ligjore.

Pure Cycle ka fituar 9.181.059 lekë në Grant 2026. Administratorja është Drilona Boçi, bashkëshortja e biznesmenit Kristian Boçi, i cili figuron edhe si aksioner i kompanisë.

Kujtojmë se 14 shoqëri tregtare, dyqane, apartamente e vila me vlerë rreth 50 milionë euro, të cilat zotëroheshin nga Kristian Boçi persona të lidhur me të, u sekuestruan nga prokuroria e Tiranës.

Krahasimi i listave të vitit 2025 dhe 2026 tregon se 15 persona janë rikthyer si fitues, duke marrë financime të tjera nga një fond që synon të mbështesë zhvillimin e startup-eve dhe ideve të reja.

Kjo nuk mjafton për të provuar një shkelje, por mjafton për të ngritur një debat të fortë mbi transparencën, kriteret e vlerësimit dhe mënyrën se si shpërndahen fondet publike.

Në një intervistë televizive Drejtori i Agjencisë Startup Albania, Arjan Ymeri, i këshillonte aplikantët, që të shmangin mbështetjen e tepërt në Inteligjencën Artificiale pa një kontribut personal dhe të fokusoheshin në zgjerimin e biznesit përtej tregut shqiptar, duke synuar tregjet rajonale dhe ndërkombëtare.

Por duket se fituesit nuk e paskan dëgjuar dhe nëse objektivi i skemës është nxitja e inovacionit dhe krijimi i mundësive për ide të reja, publiku ka të drejtë të dijë se çfarë rezultatesh kanë prodhuar financimet e mëparshme dhe pse të njëjtët aplikantë konsiderohen sërish më konkurrues se qindra ide të tjera.

Përgjegjësia për të dhënë këto përgjigje bie mbi institucionet që administrojnë skemën dhe drejtuesit e saj.

Sa më të plota të jenë të dhënat mbi pikët, kriteret, vlerësimet dhe rezultatet e projekteve, aq më pak hapësirë do të mbetet për dyshime mbi mënyrën se si përdoren paratë e taksapaguesve.

Fati i keq është për të gjithë ata të cilët kanë vizionin për të krijuar diçka të re. Faktet tregojnë se paratë po shkojnë po tek të njëjtat duar me orientim.

93% e maturatëve ekselentë duan të ndjekin studimet e larta brenda vendit: Tri preferencat kryesore të të rinjve për vitin e ri akademik
Shqiptarët paguajnë rreth 100 euro për shërbimet celulare, Vodafone dhe One dyfishojnë fitimet
Pse gratë shqiptare po plaken më shpejt se burrat
 “Veshur me traditë”, eleganca e kostumeve shqiptare, që do të sjell freskinë, gjatë të nxehtit të verës
Doktor Edi, mjeku që shëronte zemrat e prindërve
TAGGED:Alban JahoArjan YmeriDario KrasniqiDrilona BoçiElena VelajJuxhin CaushiMedWallet

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Çfarë ndodhi brenda hotelit “Regina”? Dalin pamjet që përmbysin gjithçka

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Çfarë ndodhi brenda hotelit “Regina”? Dalin pamjet që përmbysin gjithçka
Aktualitet
September 3, 2026
Sherri në Radhimë për pronën në Palasë? Çfarë fshihet pas konfliktit mes biznesmenëve Vasil Bedini e Luan Muça
Aktualitet
September 3, 2026
Zbarkuan të armatosur në hotelin e Bedinajt, SWAT Security ‘e besuara’ e Luan Muçës për sigurinë e çdo biznesi të tij
Aktualitet
September 3, 2026
‘Range Roveri’ i OTP BANK në skenën e përplasjes me armë në hotel ‘Regina’, makina në emër të vajzës së Luan Muçës
Aktualitet
September 3, 2026

Lexo edhe:

Sociale

Krenar Dunga, një profil i ri në përfaqësimin dhe angazhimin e të rinjve në Shqipëri

June 13, 2026
Sociale

Pse ja vlen të blesh në Rossmann & Lala?

June 11, 2026
Sociale

Fondacioni DOMI mbështet qindra familje në Shqipëri me rastin e Kurban Bajramit

May 27, 2026
Sociale

“Rossmann & Lala” tërheq nga tregu biskotat gjermane “EnerBiO Dinkel Waffeln Natur”

May 19, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?