Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: ‘Principotes’ nën emrin e 70-vjeçares, pronari ‘në hije’ i biri Bekim Bulica, i përmendur për trafik droge në Francë!
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > ‘Principotes’ nën emrin e 70-vjeçares, pronari ‘në hije’ i biri Bekim Bulica, i përmendur për trafik droge në Francë!
Aktualitet

‘Principotes’ nën emrin e 70-vjeçares, pronari ‘në hije’ i biri Bekim Bulica, i përmendur për trafik droge në Francë!

Last updated: August 18, 2026 18:09
3 Min Read
SHARE
Banner

I ndodhur përballë tre ishujve të Ksamilit, “Principotes”, një strukturë turistike luksoze, ku mëngjesin e kësaj të marte u gjet i vrarë 20-vjeçari portugez Miguel Mendes, rezulton të jetë e regjistruar nën emrin e një 70-vjeçareje nga Kukësi, Kade Bulica, me një kapital prej 100 mijë lekësh.

Të dhënat e siguruara nga Report TV, zbulojnë se pensionistja e angazhuar në biznes, është e ëma e Bekim Bulicës, një emër që shfaqet shpesh në kronikat e zeza, me një të kaluar të errët e problematike. Në media, emri i tij lakohet të jetë i lidhur dhe me trafik droge në Francë.

Në fakt lidhjet e tij me Francën duket të jenë të forta. Klubi i natës në Principotes, mban një emër francez “La Guerre” (Lufta), ndërsa çdo të hënë, sipas njoftimeve në rrjetet sociale, organizohen “Netët franceze”. Pikërisht mbrëmjen e djeshme, ishte ftuar një DJ francez.

Bekim Bulica ka jetuar në Francë nga ku ai rezulton të jetë ekstraduar në shkurt të vitit 2021. Sipas njoftimit të atëhershëm të policisë, ai “ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës, me vendimin penal të datës 14.10.2019 i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg” për kryerjen e veprave penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 19.09.2019, në Kukës, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit të shtetasit F. C.”.

Është e paqartë se çfarë dënimi ka marrë Bulica dhe sa kohë ai ka kaluar në qeli. Por gati një vit më pas, në janar 2022, e ëma e tij regjistron kompaninë Tortuga Bay, e cila më pas do të marrë emrin që sot mban dhe struktura turistike në Ksamil, “Principotes”.

Lexo edhe:

Videot intime, kompozitori Adrian Hila procedohet në gjendje të lirë
Rossmann & Lala vijon me uljet e çmimeve: këtë herë në fokus kozmetika
Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme
Dy gratë ishin te videot erotike, Olti Curri tregon vendimin e rëndë! Thirrja urgjente

Në shtator të vitit 2023, emri i Bekim Bulicës do të shfaqet sërish në regjistrat e policisë, i përfshirë në një ngjarje të dhunshme në Tiranë. Së bashku me disa familjarë të tij dhe një tjetër person, ata i zënë pritë një polici dhe vëllait të tij, duke i rrahur më pas me shkopinj gome. Në një video me momentet e dhunës, të transmetuar në atë kohë, dëgjohej njëri prej viktimave të dhunës të thotë “Të mbeta në dorë o Bekim”.

Për ngjarjen policia në atë kohë njoftoi arrestimin e 29-vjeçarit Blerim Bulica, ndërsa për Bekimin dhe tre persona të tjerë që morën pjesë në rrahje, u tha se ishin shpallur në kërkim.

Megjithatë asgjë nuk duket se e ka penguar Bekimin të vijojë, nën mbulesën e të ëmës, biznesin e tij, në një nga zonat më të kërkuara të bregdetit shqiptar.

Pas vetëvrasjes së Xhuana Nikollit, ish-bashkëshorti dorëzohet në polici
Përplasja me Edi Kuçin, gjykata merr tjetër vendim për Jozin
Zjarri shkrumbon dy banesa në Laprakë, nëna me katër fëmijë mbetet në qiell të hapur
Albatros Rexhaj befason me deklaratën: Bela do ta fitojë gjyqin
Tragjedia shqiptare në Athinë: Dy bashkëshortët që humbën jetën, në pritje të fëmijës së tyre të parë
TAGGED:Principotes

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme
Next Article Shqipëria, ndër vendet me më shumë ditë pushimi të paguara

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

U përfol si opinioniste e Big Brother Vip, Alketa Vejsiu reagon për herë të parë
Tv Shows
October 2, 2026
Aksidenti tragjik i mori jetën të miturit, Petri Bozo kërkon leje për të shkuar në Tajlandë për “Miss Globe”
Të famshëm
October 2, 2026
Skandali me videot, flet këngëtari i njohur. Zbulon çfarë i tha kompozitori Adi Hila
Të famshëm
October 2, 2026
Dalin pamjet mes Hatit dhe Gys Agasit? Ajo reagon menjëherë
Të famshëm
October 2, 2026

Lexo edhe:

Aktualitet

Zhvillohet sot Tiranathlon, rrugët ku kufizohet qarkullimi i mjeteve dhe si do devijohen linjat e autobusëve

September 27, 2026
Aktualitet

Publikohen emrat e 44 restoranteve që tregtuan djathin me bakterin e rrezikshëm “Listeria”

September 26, 2026
Aktualitet

Në Shqipëri lindin më shumë djem, por në vend ka më shumë vajza

September 26, 2026
Aktualitet

Tragjedi për familjen shqiptare, motër e vëlla mes viktimave në Athinë

September 26, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?