Stafi teknik i Ujësjellës Kanalizime Tiranë (UKT) ka ndërhyrë për riparimin e tubacionit DN 315 mm HDPE në zonën e TEG-ut, i cili furnizon me ujë zonat e Daiasit dhe Lundrës.
Sipas njoftimit, ekipet teknike kanë marrë masat e menjëhershme për riparimin e defektit dhe po punojnë për rikthimin sa më shpejt të furnizimit.
UKT bën me dije se furnizimi me ujë në Daias dhe Lundër pritet të rikthehet brenda dy orëve të ardhshme.

