Fituesja e “BB VIP 5”, Selin Bollati, ka folur në “Goca dhe Gra” për aludimet se babai i saj ndodhet në burg.
Mungesa e babai të saj në finalen e “BB VIP 5” është komentuar shumë, por Selin vendosi të përgjigjet sërish, por këtë herë u përball live me një foto.
“Babi ka qenë shumë optimist për gjendjen time. Kemi folur shkurtimisht çdo ditë nga pak. Babi ndodhet jashtë, jeton dhe vepron jashtë vendit. Gëzon liri të plotë. Absolutisht që nuk është në burg, nuk ka ardhur sepse është në probleme dokumentacioni është në pritje të dokumenteve. Nuk ndodhet në burg“, sqaroi Selin.
Por pas këtyre fjalëve Selin Bollatit i është shfaqur fotoja e babait të saj, ku bënte gjestin viral të vajzës së tij.

