Banorët e “Big Brother VIP 5” kanë votuar ditën e sotme për liderin e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Në shtëpi ka hyrë një zarf i bardhë, në të cilin shkruhej se ishte momenti për të zgjedhur liderin.
“Banorë, është momenti të zgjidhni liderin e ri të shtëpisë. Të ulur të gjithë në living, nisni votimin në krah orar. Banori më i votuar zgjidhet lideri i shtëpisë”, lexoi Ina në zarfin e bardhë.
Më e votuara nga të gjithë banorët ishte Greta, e cila tashmë është liderja e re e shtëpisë së “Big Brother VIP 5”. Para saj ishte Brikena, e cila pati gjithashtu edhe një avantazh të rëndësishëm në lojë.
