Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Rritje e sinkronizuar çmimesh për shqiptarët, nisin hetimet ndaj Vodafone dhe One
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Sociale > Rritje e sinkronizuar çmimesh për shqiptarët, nisin hetimet ndaj Vodafone dhe One
Sociale

Rritje e sinkronizuar çmimesh për shqiptarët, nisin hetimet ndaj Vodafone dhe One

Last updated: January 19, 2026 21:59
4 Min Read
SHARE

Autoriteti i Konkurrencës ka hapur hetim të thelluar ndaj dy kompanive të ofrimit të shërbimeve celulare në vend, Vodafone Albania dhe One Albania. Siç kishte paralajmëruar në muajin tetor, gjatë raportimit në Kuvendin e Shqipërisë, Autoriteti i Konkurrencës gjatë fazës së hetimit paraprak të tregut ka gjetur elementë që mund të tregojnë sjellje anti-konkurruese nga dy operatorët celularë.

Në argumentimin e vendimit, Autoriteti i Konkurrencës shprehet se tregu me pakicë i shërbimeve celulare në Shqipëri paraqitet si një duopol, ku dy operatorët në fjalë zotërojnë së bashku 100% të tregut. Kjo strukturë tregon një përqendrim të lartë tregu dhe një nivel të kufizuar konkurrence efektive, duke krijuar kushte të favorshme për pozitë dominuese kolektive.

Nga hetimi paraprak që përfshiu periudhën nga 1 janari 2022 deri më 25 korrik 2025, është konstatuar se ndërmarrjet Vodafone Albania dhe One Albania kanë ndjekur një sjellje të ngjashme tregtare në lidhje me ofertat e tyre të shërbimeve celulare, përfshirë paketat me parapagesë, me kontratë dhe shërbimet roaming.

Lexo edhe:

Surpriza në dasmën e Dua Lipës, i ftuar për të kënduar këngëtari i njohur shqiptar
Loredana i përgjigjet Xhenetës, flet për raportin me Gjestin
Artistë, gazetarë dhe figura publike në mbështetje të protestës në Tiranë
“Kemi një moshë dhe ai është shumë i mirë”, Rike Roçi reagon pas lajmeve për “djalin misterioz”

Në këtë periudhë, vihet re një rritje progresive dhe pothuajse e sinkronizuar e çmimeve, ndërkohë që nuk rezulton që këto ndërmarrje të kenë përdorur një metodologji të përllogaritjes së kostove, që do të justifikonte ndryshimet e çmimeve të aplikueshme në treg.

Nga analiza e zhvillimeve të çmimeve rezulton se, sa herë një nga operatorët ka rritur çmimet e paketave celulare, operatori tjetër e ka ndjekur brenda një periudhe të shkurtër kohore me një rritje të ngjashme, si në nivel çmimi, ashtu edhe në strukturën e paketës (minuta, internet, SMS, vlefshmëri etj.).

Kjo tregon një reagim të menjëhershëm dhe simetrik, që mund të interpretohet si praktikë e bashkërenduar, në kuptimin e ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”.

Analiza e ofertave tregon se paketat e ofruara janë pothuajse identike në çmim dhe përmbajtje (sasi interneti, minuta kombëtare, përfshirje roaming etj.), duke kufizuar ndjeshëm mundësinë e zgjedhjes për konsumatorët dhe duke reduktuar presionin konkurrues ndërmjet operatorëve.

Ky homogjenitet i produkteve, i kombinuar me mungesën e transparencës në kosto, përbën një rrezik për koordinim të sjelljes së ndërmarrjeve, që synon ruajtjen e një niveli të qëndrueshëm çmimesh dhe fitimesh në treg.

Autoriteti i Konkurrencës thekson se asnjë nga ndërmarrjet nuk ka paraqitur dokumentacion që të dëshmojë se çmimet janë përllogaritur mbi bazën e një analize të kostove reale të shërbimeve.

Në mungesë të një metodologjie të qartë, rritjet e çmimeve mund të konsiderohen si të pajustifikuara ekonomikisht dhe si rezultat i një sjelljeje të orientuar drejt ndjekjes së një modeli të përbashkët tregtar, më shumë sesa drejt konkurrencës përmes inovacionit apo eficiencës.

Në konkluzion, Autoriteti i Konkurrencës shprehet se në kushtet kur tregu paraqet strukturë duopolistike; vihet re një sinkronizim në rritjen e çmimeve dhe oferta pothuajse të njëjta në çmime dhe përmbajtje; mungon transparenca dhe metodologjia kosto-çmim, atëherë sjellja e ndërmarrjeve Vodafone Albania dhe One Albania mund të përbëjë shkelje të ligjit, “Për mbrojtjen e konkurrencës”.

Hetimi i thelluar do të përfshijë periudhën kohore nga 1 janar 2022 deri në 18 nëntor 2025./Monitor

Dua Lipa martohet me Callum Turner. Detajet nga ceremonia elegante në Londër
Deputeti i PS reagon për protestën në Zvërnec: Situatë e papranueshme! Rojet private nuk mund të zëvendësojnë shtetin
Erion Braçe: Ajo që ndodhi në Zvërnec ishte e rëndë, Policia tentoi të fshehë krimin. Pse nuk po hetohen njerëzit me të zeza?
“Soni e do Ilirin, është zemërthyer”, çfarë po ndodh në Ferma Vip?
Stresi kandidon për postin e rëndësishëm në Partinë Demokratike
TAGGED:KryesoreONE Albaniavodafone albania

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Kjo është karroca e bebeve që ka ‘pushtuar’ rrugët europiane! Ja ku do ta gjeni në shqipëri
Next Article Klinika çon në Gjykatë Eliona Pitarkën: Shpërndau informacione dezinformuese, dëmshpërblimi do shkojë për jetimoren

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Pse sëmuren shpesh fëmijët në çerdhe? Çfarë zbuloi studimi ndërkombëtar
Moti
June 4, 2026
Ulen temperaturat, shi në disa zona. Zbuloni parashikimin e motit
Moti
June 4, 2026
Horoskopi 4 qershor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve
Horoskopi
June 4, 2026
Vajza e Mimoza Ahmetit publikon për herë të parë foton, ku poetja mban në krahë të bijën bebe!
Profili i Vipave
June 3, 2026

Lexo edhe:

Të famshëm

Për herë të parë, Soni Malaj zbulon arsyen e ndarjes me Flor Mumajesin

May 29, 2026
Të famshëm

Nuk ka krizë mes Mateos dhe Brikenës, çfarë po ndodh me çiftin pas daljes nga Big Brother Vip?

May 28, 2026
Sociale

Fondacioni DOMI mbështet qindra familje në Shqipëri me rastin e Kurban Bajramit

May 27, 2026
Të famshëm

Deklarata epike e Mimoza Ahmetit për Eduart Grishajn bëhet virale, reagon Arbana

May 27, 2026
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?