Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Një në katër shkolla pa shërbim psiko-social, mijëra nxënës jashtë mbështetjes
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Sociale > Një në katër shkolla pa shërbim psiko-social, mijëra nxënës jashtë mbështetjes
Sociale

Një në katër shkolla pa shërbim psiko-social, mijëra nxënës jashtë mbështetjes

Last updated: January 7, 2026 16:51
5 Min Read
SHARE
Demo

Një auditim i fundit i Kontrolli i Lartë i Shtetit hedh dritë mbi gjendjen reale të shërbimit psiko-social në arsimin parauniversitar, duke evidentuar një kontrast të fortë mes rritjes së stafit dhe pabarazive të thella territoriale e strukturore në aksesin e nxënësve ndaj këtij shërbimi thelbësor.

Sipas gjetjeve të auditimit, në vitin shkollor 2023–2024 numri i punonjësve të shërbimit psiko-social ka arritur në 824, një rritje prej 558 punonjësish krahasuar me vitin shkollor 2014–2015. Rritja më e ndjeshme është shënuar gjatë pesëvjeçarit të fundit 2019–2024, periudhë gjatë së cilës është zgjeruar ndjeshëm stafi mbështetës në shkolla. Megjithatë, ky progres numerik nuk është shoqëruar me një shpërndarje të barabartë në territor.

Në disa zyra vendore arsimore parauniversitare, si Finiq–Dropull, shërbimi psiko-social mungon plotësisht, ndërsa në zona të tjera si Selenicë dhe Tepelenë–Memaliaj, një punonjës i vetëm mbulon përkatësisht 18 dhe 14 shkolla. Në ZVAP Bulqizë dhe Dibër, një punonjës mbulon deri në 3.2 shkolla, duke tejkaluar ndjeshëm mesataren kombëtare prej 1.7 shkolla për punonjës.

Lexo edhe:

“KonVer” shtrihet në gjithë Shqipërinë, fokus te nevojat e komuniteteve
Sot Dita e Verës/ Rrugët që janë bllokuar në Tiranë dhe Elbasan, deri kur zgjasin kufizimet
12 marsi, dita ndërkombëtare e nënave që punojnë
Në vitin 2010, shkenca na tha se qëndrimi online ishte i mirë për fëmijët. Pastaj ndryshoi mendje. Pse?

Auditimi evidenton gjithashtu se, gjatë vitit shkollor 2023–2024, rreth një e katërta e shkollave në rang vendi nuk kanë pasur fare shërbim psiko-social. Si pasojë, rreth 92,991 nxënës nuk kanë marrë mbështetjen e nevojshme psiko-sociale. Ky fenomen është dukshëm më i përhapur në zonat rurale krahasuar me ato urbane, ku ekziston një disponueshmëri më e lartë e profesionistëve të fushës, infrastrukturë më e zhvilluar dhe kushte më të favorshme për ushtrimin e praktikave psiko-sociale.

Një tjetër problematikë e theksuar lidhet me mbështetjen e nxënësve me aftësi të kufizuara. Institucionet arsimore parauniversitare nuk ofrojnë mbulim të plotë dhe të përshtatshëm psiko-social për këtë kategori, pavarësisht kërkesave të përcaktuara në Urdhrin nr. 313, datë 20.10.2020, i ndryshuar, i cili parashikon shtimin e një punonjësi shtesë për çdo 10 nxënës me aftësi të kufizuara. Në praktikë, ky standard nuk është respektuar.

Auditimi konstaton se 50 ZVAP me mbi 10 nxënës me aftësi të kufizuara nuk kanë të punësuar asnjë punonjës shtesë të shërbimit psiko-social sipas këtij urdhri. Si rezultat, në mungesë të burimeve njerëzore, mbështetja për këta nxënës mbetet e pjesshme dhe shpesh realizohet nga mësues ndihmës apo stafi mësimor.

Në rang vendi, rreth 4,686 nxënës me aftësi të kufizuara nuk marrin asnjë formë mbështetjeje psiko-sociale të strukturuar, duke krijuar një mospërputhje të drejtpërdrejtë me kuadrin ligjor dhe duke cenuar qasjen gjithëpërfshirëse në sistemin arsimor.

Probleme serioze evidentohen edhe në aspektin infrastrukturor. Të dhënat nga drejtoritë rajonale dhe zyrat vendore arsimore tregojnë se një pjesë e konsiderueshme e kabineteve që figurojnë si funksionale për shërbimin psiko-social nuk janë të dedikuara ekskluzivisht për këtë qëllim. Ambientet shpesh ndahen me mjekët e shkollës, oficerët e sigurisë apo stafin administrativ, duke ndikuar negativisht në cilësinë e shërbimit, garantimin e konfidencialitetit dhe krijimin e një mjedisi të qetë e të përshtatshëm për ndërhyrje profesionale.

Mungesa e standardizimit të hapësirave është e pranishme në të gjithë vendin, me diferenca të theksuara ndërmjet qarqeve. Ndërsa DRAP Fier dhe DRAP Tiranë raportojnë përqindje relativisht të larta të ambienteve të dedikuara, përkatësisht 89% dhe 74%, rajone të tjera si Lezha dhe Korça përballen me mungesa të theksuara si në numër ashtu edhe në cilësi, duke kufizuar ndjeshëm aksesin dhe efektivitetin e shërbimit psiko-social.

Auditimi analizon edhe procesin e rekrutimit, duke konstatuar se gjatë viteve 2021–2023 procedurat e ndjekura për punësimin e psikologëve dhe punonjësve socialë nuk kanë siguruar mbulimin e vendeve vakante. Në këtë periudhë janë evidentuar 92 vende vakante që nuk janë plotësuar përmes konkursit të rregullt, duke lënë pa shërbim rreth 15,000 nxënës në shkallë vendi.

Sipas kuadrit rregullator, për pozicionet e përhershme kërkohet profil psikolog shkollor dhe diplomë master, ndërsa për kontratat e përkohshme lejohet edhe diplomë bachelor në psikologji apo punë sociale. Kjo ndarje krijon standarde të dyfishta dhe cenon qëndrueshmërinë e shërbimit. Ndërkohë që kriteret e larta synojnë garantimin e cilësisë, ato kanë ndikuar negativisht në zonat rurale, ku numri i kandidatëve është i kufizuar dhe pozicionet janë më pak tërheqëse, duke thelluar pabarazitë territoriale në ofrimin e shërbimit.ekofin.al

Oligarkja e Shëndetësisë Merita Sheqi u ka shitur të sëmurëve ilaçe të skaduara! Rejsi Farma MILIONA € tendera nga spitalet
Zgjidhen mësuesit më të mirë në shkollat publike të Tiranës, fituesit marrin çekun e shpërblimit
URF shtrin në gjithë Shqipërinë projektin “KonVer”, një iniciativë pionere për grupet vulnerabël
Konsumatorët të shqetësuar nga çmimet e Conad Albania, dyfish më shtrenjtë se në Itali
Skandali i qumështit të kontaminuar për bebe: AKU gjobit Rossmann & Lala
TAGGED:shkollat

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Thonë që Ilir Meta e ndjek nga burgu, ja çfarë thotë Monika Kryemadhi për këtë
Next Article Thyerja e rregullave brenda në shtëpi, tre banorë shkojnë direkt në televotim

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Nuk ka më vulosje të pasaportave! Nga sot ndryshojnë rregullat e kontrollit, çfarë duhet të dini para se të udhëtoni
Vip Travel
April 10, 2026
Zbulohet çfarë ndodhi me Inën dhe Kejsin pas daljes nga Big Brother, pse u nda çifti?
Tv Shows
April 10, 2026
“U qëllua pasi i dha një përqafim vrasësit”, dje u arrestuan dy xhaxhallarët e tij, rrëfimi prekës i Stenaldos për vrasjen e të atit
Tv Shows
April 10, 2026
Mot i qëndrueshëm/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
Moti
April 10, 2026

Lexo edhe:

Sociale

Rritet çmimi i bukës në qytetin e Korçës, arrin në 150 lekë!

March 4, 2026
Sociale

“Afterschool” në 30 shkolla të Tiranës: Drekë falas dhe zgjatje orari deri në orën 16:00

February 26, 2026
Sociale

Investimet në ujësjellës-kanalizime; deputeti Arkend Balla i sjell në fokus në Komisionin e Ligjeve

February 16, 2026
Sociale

Kush janë mësuesit që frymëzuan Tiranën? Nis votimi publik për finalistët

February 16, 2026
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?