Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Këta ishin personalitetet e shquara shqiptare që ndërruan jetë gjatë 2025-ës
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Këta ishin personalitetet e shquara shqiptare që ndërruan jetë gjatë 2025-ës
Aktualitet

Këta ishin personalitetet e shquara shqiptare që ndërruan jetë gjatë 2025-ës

Last updated: December 28, 2025 08:58
8 Min Read
SHARE
Demo

Viti 2025 mund të quhet edhe viti i zi për Shqipërinë, pasi një sërë figurash në art, politikë, kulturë, etj, u ndanë nga jeta duke e bërë kombin tonë më të varfër.

Brenda një viti, Shqipëria humbi emra të rëndësishëm të politikës, artit, kinemasë, teatrit, muzikës dhe medias, figura që për dekada me radhë ndërtuan identitetin kulturor dhe publik të vendit.

Më 25 janar, në moshën 95-vjeçare vdiq kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos. Prej 22 dhjetorit të vitit 2017, Janullatos mbante edhe nënshtetësinë shqiptare. Figura e tij në krye të Kishës Ortodokse shqiptare ka ngjallur shpesh herë polemika, ku në thelb të të cilave ka qenë përkatësia e tij etnike greke.

Lexo edhe:

Ndryshon paga minimale, zbardhen tabelat me rrogat e reja! Merren prej 1 janarit
Kush po e ul Euron? Turizmi sipas ekspertëve, paratë e pista sipas qytetarëve
E trishtë! Këngëtari i njohur shqiptar humb njeriun e dashur të familjes!
LAJM i FUNDIT/ Dhunohet brutalisht avokati i Ilir Metës! Detajet e forta

Më 9 mars u nda nga jeta në moshën 53-vjeçare Andis Harasani, ish-deputet dhe një nga figurat e njohura të politikës dhe sektorit energjetik. Harasani, i cili ishte një prej zyrtarëve të Partisë Socialiste, shërbeu si deputet në periudhën 2005-2009. Ai ka pasur një rol të rëndësishëm në politikat energjetike të Shqipërisë, duke drejtuar Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) nga viti 2002 deri në vitin 2005. Pas largimit nga jeta politike, Harasani u angazhua në fushën e biznesit, duke krijuar një kompani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe duke kontribuar në zhvillimin e disa iniciativave ndërkombëtare. Pavarësisht angazhimeve të tij në biznes, ai mbeti i njohur për ndikimin që pati në skenën politike të vendit. Ai ndërroi jetë në Neë York, SHBA, ku po luftonte prej kohësh me një sëmundje të rëndë.

Më 3 prill 2025, u nda nga jeta Margarita Xhepa, një nga aktoret më të mëdha të teatrit dhe kinemasë shqiptare, një ditë pas 93?vjetorit të lindjes së saj. Xhepa pati një karrierë të jashtëzakonshme që zgjati mbi tetë dekada me role në teatër dhe film, duke u konsideruar një ikonë e skenës shqiptare. Ajo vdiq në Tiranë pas një jetë të gjatë plot krijimtari dhe u nderua me homazhe nga kolegë dhe admirues.

Më 23 maj 2025, u nda nga jeta Artan Lame, publicist, historian dhe figurë aktive në fushat e trashëgimisë kulturore dhe medias. Lame vdiq në Mynih, Gjermani, pas një ndërhyrjeje të komplikuar të zemrës dhe problemeve kardiake, pas së cilës përfundoi në koma dhe nuk u zgjua më. Ai ishte i njohur për punën e tij në administratën shtetërore dhe për kontributet në studimin e historisë dhe trashëgimisë.

Më 24 maj, u nga jeta në moshën 86-vjeçare regjisori i shquar shqiptar Piro Milkani, një nga kolosët dhe baballarët e Kinematografisë shqiptare, me mbi 20 prodhime që qëndrojnë në majën e artit dhe kulturës. Piro Milkani ishte një prej figurave më të rëndësishme të kinematografisë shqiptare, me një karrierë të gjatë dhe kontribut të jashtëzakonshëm në artin e regjisurës. Ai do të mbahet mend si një personalitet i dashur dhe i respektuar jo vetëm për talentin, por edhe për dashurinë dhe përkushtimin ndaj artit dhe familjes

Më 11 qershor 2025, arti dhe kinemaja shqiptare humbën Leka Bungon, regjisor, aktor dhe skenarist i njohur, i cili ndërroi jetë në Tiranë në moshën 81-vjeçare pas një ataku të papritur në zemër. Bungo ishte një nga figurat më të dashura të kinemasë dhe televizionit shqiptar, me dekada krijimtarie dhe ndikimi në skenën artistike.

Më 23 korrik 2025, Violeta Sekuj, një nga aktoret më të shquara të teatrit shqiptar, ndërroi jetë në moshën 94?vjeçare. Ajo njihej për rolet e saj të paharrueshme në skenë dhe u përshëndet nga komuniteti artistik për kontributin e saj të gjatë dhe të ndjeshëm.

Më 28 gusht 2025, u nda nga jeta Naun Shundi, aktor, regjisor dhe dramaturg i shquar, në moshën 66?vjeçare. Ai luftoi me kancer të lëkurës, për të cilin mori trajtim edhe jashtë vendit, por më pas u rikthye në Shqipëri ku vijoi kujdesin mjekësor deri në fund. Shundi la pas një trashëgimi të rëndësishme në skenën teatrore kombëtare.

Gjatë muajit gusht, humbja e papritur e Artur Zhejit, gazetarit dhe analistit të njohur të medias shqiptare, pas një arresti kardiak, tronditi komunitetin e medias. Zheji ishte i angazhuar për dekada në fushën e gazetarisë në vendin tonë. Veprimtaria e tij konsistonte analiza politike, shkrime editoriale të ndryshme si dhe drejtimin e programeve televizive. Artur Zheji u nda nga jeta në moshën 64-vjeçare, duke lënë pas bashkëshorten dhe dy fëmijët, djalin 22-vjeçar dhe vajzën 19 vjeç.

Më 1 shtator, kineasti i njohur, Dhimitër Anagnosti u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare, i vlerësuar si një nga regjisorët shqiptarë më të rëndësishëm të shekullit XX. Filmat e tij janë ndër të paktit që edhe sot paraqesin interes nga ana artistike.

Më 22 shtator u nda nga jeta aktori në moshën 71-vjeçare Enver Petrovci, ikona e filmit dhe teatrit në Shqipëri dhe Kosovë. Petrovci u vlerësua si një ndër aktorët më të shquar të kohës, me disa çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Përveç skenës, ai dha një kontribut të madh edhe në edukimin e brezave të rinj të artistëve, si njëri nga themeluesit dhe profesorët e parë të degës së Artit Dramatik pranë Fakultetit të Arteve në Universitetin e Prishtinës.

Më 29 shtator 2025, sopranoja e mirënjohur Luiza Çako u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare, pas një jete dhe karriere të gjatë në muzikën klasike dhe operistike shqiptare. Ajo njihej për zërin e saj të veçantë, interpretimet me ndjeshmëri të lartë artistike dhe rolet e shumta në repertorin operistik shqiptar dhe ndërkombëtar.

Më 30 tetor ndërroi jetë në moshën 47-vjeçare Dorian Kongoli, djali i autorit të madh Fatos Kongoli. Dorian Kongoli jetonte e punonte në Neë York prej më shumë se 25 vjet. Aty kishte ndërtuar familjen e tij dhe karrierën e tij në radhët e policisë nju-jorkeze. Prej disa vitesh ai është shfaqur në faqen e Amazon.com edhe si autor romanesh, të botuara me pseudonimin Dorian Keys.

Më 31 tetor 2025, Fatos Nano, ish-kryeministër i Shqipërisë dhe figurë kyçe në udhëheqjen politike pas tranzicionit të viteve ’90, ndërroi jetë në moshën 73-vjeçare pas një beteje të gjatë me sëmundje kronike të frymëmarrjes dhe komplikacione tjera shëndetësore, përfshirë probleme me mushkëritë dhe plagë që u rënduan. Qeveria shqiptare shpalli 2 nëntorin ditë zie kombëtare, duke organizuar homazhe dhe funeral shtetëror në nderim të tij.

Më 26 nëntor 2025, Shpat Kasapi, këngëtar i njohur shqiptar, u nda papritur nga jeta në moshë 40?vjeçare si pasojë e një arresti kardiak të papritur ndërsa ndodhej në Monza, Itali. Lajmi shkaktoi trishtim të madh në skenën muzikore shqiptare dhe reagime të shumta nga fansat dhe kolegët në mbarë botën.

ZHVATJA/ Ish-ministri socialist i Financave: Wizz Air abuzon hapur me shqiptarët dhe askush nuk e vë ujin në zjarr!
DALIN PAMJET/ Momenti kur Genardi dhe Sonida u shoqëruan për në spital, ekipi i emergjences ndërhyri menjëherë pas videos virale
EMRI/ U shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkolla, ja kush është mësuesi ‘misterioz’
Çmimi “Mirash Ivanaj”/ Sot afati i fundit për të propozuar mësuesin tuaj të preferuar, fituesit do të marrin nga një shpërblim
Ish-deputeti i PD-së Dashnor Sula merr POSTIN e rëndësishëm nga qeveria

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Këto janë 5 shenjat e zodiakut që do të kenë një javë Viti të Ri të mrekullueshëm
Next Article Kush do të dalë nga shtëpia të martën nga “Big Brother VIP” Albania, 17 banorë në votim

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

A pagoi Naim Murseli për vrasjen e partneres së tij? Gjykata i zbulon borxhin 320 mijë eurosh
Rajon
February 11, 2026
Dashuria në vargje: Poezia e Mateos për Brikenën dhe reagimi i papritur i saj
Të famshëm
February 11, 2026
Pas qëndrimit në Big Brother VIP, reagon Luiz Ejlli
Të famshëm
February 11, 2026
E kërkoi vetë hyrjen apo e ftoi produksioni? Luizi zbulon të vërtetën sapo doli
Të famshëm
February 11, 2026

Lexo edhe:

Aktualitet

Dëshmia tronditëse e Daniel Shimës zbulon skenat e frikshme: Si u rrëmbye

February 5, 2026
Kulturë

Ben Blushi: Si më vodhi botuesja ime

February 5, 2026
Aktualitet

“Grabitës me resort” – Avokati: Bashkim Ulaj falsifikoi dokumentet që banorët e Velipojës s’i bënë dot për vite, nuk ka qenë i vetëm

February 5, 2026
Aktualitet

Tragjike/ Zyrtari shqiptar gjendet i vdekur në shtëpinë e tij

February 5, 2026
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?