Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Kulla “e kërrusur” 35-katëshe në Tiranë, zbulohet pse u thirr Bledi Shkëmbi në SPAK dhe lidhja me BIZNESMENEN Erinda Lutaj!
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Kulla “e kërrusur” 35-katëshe në Tiranë, zbulohet pse u thirr Bledi Shkëmbi në SPAK dhe lidhja me BIZNESMENEN Erinda Lutaj!
Aktualitet

Kulla “e kërrusur” 35-katëshe në Tiranë, zbulohet pse u thirr Bledi Shkëmbi në SPAK dhe lidhja me BIZNESMENEN Erinda Lutaj!

Last updated: December 23, 2025 14:13
4 Min Read
SHARE

Paraqitja e Bledi Shkëmbit në SPAK ditën e sotme përbën një surprizë për komunitetin e futbollit, megjithëse e njëjta gjë nuk mund të thuhet për botën e biznesit. Pas tërheqjes nga futbolli i luajtur, korçari vijoi karrierën si trajner, rol që aktualisht e ushtron te Struga në Maqedoninë e Veriut. Paralelisht me angazhimin sportiv, Shkëmbi prej vitesh është përfshirë edhe në sipërmarrje, ku mban funksionin e administratorit të shoqërisë “Top Seven”.

Duhet theksuar se ende nuk dihet arsyeja konkrete e thirrjes së tij në Prokurorinë e Posaçme, ndërkohë që aludimet mbeten të shumta. Por nga një verifikim i shpejtë në bazën e të dhënave “Open Corporates”, rezulton se pronare de jure e kompanisë ku Shkëmbi është administrator është Erinda Lutaj, e cila zotëron 100 për qind të aksioneve.

Banner

Emri i Erinda Lutajt nuk është i panjohur për opinionin publik. Rreth një vit më parë, kryeministri Edi Rama firmosi 11 leje ndërtimi, mes të cilave edhe një për Lutajn, për ndërtimin e një kulle 35-katëshe në zonën e Laprakës. Dyshime lindën për shkak të zhvillimit të shpejtë të aktivitetit të saj, pasi menjëherë pas krijimit të shoqërisë “Top Seven Construction SHPK”, me administrator po Bledi Shkëmbin, vetëm tre muaj më vonë u depozitua kërkesa në Këshillin Kombëtar të Territorit dhe në Bashkinë e Tiranës për marrjen e lejes së ndërtimit të kësaj kulle.

Lexo edhe:

Si të komunikosh dhe të ndikosh në publik? Grida Duma sjell masterclass-in në Zürich
Dogana e Durrësit gjobë të majme Salillarit, shmangi taksat me karburantet
Panelistët përgëzuan autorët e një sulmi, Ofcom (AMA në Britani) gjobiti televizionin me 30 mijë paund
Alarm për enët e kuzhinës me substancë kimike, tërhiqet produkti nga tregu shqiptar

Në vendimin e KKT thuhej: “Leja e KKT e miratuar me 35 kate ndërkohë në faqen arkitekturore specifikohen 50 kate: Leje Ndërtimi për objektin: “Top Seven Tower”, zhvillim kompleks për ndërtimin e ambjenteve të reja me funksion rezidencial dhe shërbime prej 33 dhe 35 kate mbi tokë dhe 4 kate nëntokë, me vendndodhje në Rrugën “Dritan Hoxha”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Top Seven Construction” sh.p.k”.

Mediet raportuan asokohe edhe për lidhjet e ngushta familjare të Erinda Lutajt me Frida Krifcën, ish-drejtoreshë e Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural. Gjatë periudhës kur Krifca drejtonte AZHBR-në, Bashkimi Europian bllokoi fondet për shkak të dyshimeve për keqpërdorimin e rreth 135 milionë eurove. Aktualisht, dihet se SPAK vijon hetimet, megjithatë prokurorët janë treguar të rezervuar në lidhje me këtë çështje.

Duke iu rikthyer rolit të Shkëmbit dhe veprimeve që ngrejnë pikëpyetje rreth aktivitetit të shoqërisë së zotëruar nga Erinda Lutaj, rezulton se në kohën e aplikimit për ndërtimin e kullës 35-katëshe, kompania dispononte vetëm 1 milion lekë kapital. Ndërkohë, administratori deklaronte se kishte marrë hua nga shoqëria “Top Seven SHPK”, me këste mujore prej 8 300 lekësh. Sipas dokumentacionit zyrtar, kompania kishte të deklaruar vetëm tre punonjës dhe rezultonte me humbje prej 960 milionë lekësh, në një kohë kur vlera e projektit të kullës arrinte shifrën e rreth 80 milionë eurove.

Në këto rrethana, mbetet për t’u pritur një njoftim zyrtar nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për të sqaruar arsyen reale të paraqitjes së Bledi Shkëmbit në këtë institucion. Vetë Shkëmbi deklaroi për mediat, pas daljes nga SPAK, se bëhej fjalë për bllokimin e një automjeti. Pavarësisht shpjegimit të dhënë, mbetet e paqartë se në çfarë kuadri procedurial është ndërmarrë kjo masë dhe çfarë lidhje ka ajo me një hetim konkret penal.

 

/Newsbomb/

Falimenton banka e parë dixhitale e Paraguait, miliona qytetarë humbasin kursimet
“AMA” franceze gjobit vetëm një televizion me 3.5 milionë euro për sharjet “idiot, i trashë”
URF – AMP/ Bashkëpunim për një komunitet më të informuar dhe aktiv
Rrihet barbarisht Elton Tozaj, gazetari publikon pamjet e rënda
Besniku, lideri i agrikulturës në tregun rajonal
TAGGED:Bledi Shkëmbispak

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Tragjedi në një familje/ 42 vjeçari gjendet pa jetë, nëna e tij merr vendimin ekstrem
Next Article Monika Kryemadhi reagon për transformimet ndër vite, publikon foton që nuk do ta njihni

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

“Na thanë se nuk do të fliste kurrë”, Jonida Maliqi rrëfen momentin e dhimbshëm pas diagnozës së të birit: Psikologia na quajti prindër të padenjë
Profili i Vipave
November 8, 2026
Jonida Maliqi e quan të mbivlerësuar, Rozana Radi i përgjigjet me ironi: Sikur këngët e tua të merrnin aq klikime sa një video ku përmendem unë!
Të famshëm
November 8, 2026
Fifi do të bëhet nënë për herë të dytë, këngëtarja zbulon lajmin e ëmbël te ndjekësit
Të famshëm
November 8, 2026
Horoskopi 8 nëntor 2026, çfarë parashikojnë yjet për ju
Horoskopi
November 8, 2026

Lexo edhe:

Ekonomi

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

November 5, 2026
Aktualitet

“Do ngre çdo ditë një dolli për ty”, Sara Karaj humb personin e shtrenjtë

November 4, 2026
Sociale

Mashtrim apo zhvatje? One Albania në shkresat si skandali i Mikro Kredive

November 4, 2026
Aktualitet

Bankat në Shqipëri fituan mbi 300 milionë euro për 9 muaj: Kush janë “Gjigantët” që po ndajnë tortën e fitimit?

November 3, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?