Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: SKANDALI/ Posta Shqiptare kthehet në filial të Iute Credit, promovon mikrokreditë me interesa “peshkaqenësh” ndaj qytetarëve
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > SKANDALI/ Posta Shqiptare kthehet në filial të Iute Credit, promovon mikrokreditë me interesa “peshkaqenësh” ndaj qytetarëve
Aktualitet

SKANDALI/ Posta Shqiptare kthehet në filial të Iute Credit, promovon mikrokreditë me interesa “peshkaqenësh” ndaj qytetarëve

Last updated: November 14, 2025 10:16
3 Min Read
SHARE
Banner

Ndërsa Banka e Shqipërisë paralajmëron për rreziqet e kredive të pakontrolluara dhe po përpiqet të frenojë huadhënien e papërgjegjshme që ka shkaktuar drama financiare në mijëra familje, një institucion shtetëror po vepron në drejtim të kundërt.

Posta Shqiptare ka hapur dyert për kompanitë e mikrokredisë, duke u bërë praktikisht një filial publik i Iute Credit, një prej subjekteve më të kritikuara për interesat e larta dhe praktikat zhvatëse ndaj qytetarëve.

Në një postim në rrjetet sociale, Posta Shqiptare njoftoi se qytetarët mund të aplikojnë për kredi të Iute Credit drejtpërdrejt në sportelet e saj, duke e paraqitur këtë si një “mundësi të lehtë” për t’u financuar.

Në realitet, këto janë kredi me interesa dhe komisione shumë më të larta se ato bankare, të cilat shpesh e fusin kredimarrësin në një spirale borxhesh që siç konfirmoi edhe skandali i mikrokredive, mund të përfundojë me pasoja të rënda ekonomike dhe sociale, shkruan Skyweb.al.

Klientët e mikrokredisë janë zakonisht individë që nuk arrijnë të përfitojnë kredi në sistemin bankar, për shkak të mungesës së të ardhurave të verifikueshme, papunësisë ose historikut të keq të pagesave.

Këta persona bëhen shënjestra e lehtë e institucioneve të mikrokredisë, të cilat japin shuma të vogla në dukje, por me interesa që mund të shumëfishojnë borxhin brenda pak muajsh.

Postimi i Posta Shqiptare në faqen e saj ku fton qyterarët që të aplikojnë në sportelet e saj për kredi te Iute Credit
Postimi i Posta Shqiptare në faqen e saj ku fton qyterarët që të aplikojnë në sportelet e saj për kredi te Iute Credit

Kujtojmë se skandalet me mikrokreditë në Shqipëri kanë prodhuar jo vetëm mijëra raste të grabitjes ligjore të qytetarëve, por edhe dy viktima që humbën jetën pas presioneve të egra për shlyerjen e detyrimeve. Përkundër këtyre rasteve, Posta Shqiptare – një institucion shtetëror – i ofron tashmë këtyre kompanive rrjetin e vet zyrtar për të zgjeruar aktivitetin dhe për të legjitimuar praktikisht zhvatjen e qytetarëve me logon e shtetit.

Kjo lëvizje bie ndesh me qëndrimin e Bankës së Shqipërisë, e cila ka paralajmëruar prej kohësh për nevojën e kontrollit rigoroz të aftësive paguese të kredimarrësve dhe për kufizimin e aksesit në kreditë me rrezik të lartë. Në vend që të ndihmojë qytetarët të shmangin borxhet e padrejta, Posta Shqiptare është kthyer në ndërmjetësen e tyre.

Pediatria me pajisje të re për trajtimin e fëmijëve dhe mbrojtjen e personelit mjekësor
Moda pulson art në London Fashion Week, Elton Ilirjani bëhet pjesë e skenës avant-garde
“Ke takuar spiunë serbë në Rogner”, Klodiana Lala reagon pas akuzave të Vlora Hysenit
Kursimtare apo me më pak para? Familjet me kryefamiljare gra në Shqipëri shpenzojnë 20 mijë lekë më pak
Korridori 8 mund të nxisë bashkëpunimin energjetik mes Shqipërisë dhe rajonit
TAGGED:Iute Creditposta shqiptare

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Selvije Jao: Kam ëndërruar që të rris fëmijën me të dy prindërit, por kjo është jeta
Next Article I njohur për lidhjet me muxhahedinët dhe kriminelët, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i parë i atentatit në Rinas

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Rikthehet Saimir Tahiri, ish-ministri ‘kampion’ paralajmëron rrëfime dhe dëshmi
Tv Shows
September 26, 2026
Fshati Vuno shpallet “Qendër Historike”/ Qeveria miraton zonën mbrojtëse dhe planin e ruajtjes
Vip Travel
September 26, 2026
Nga politikani te analisti, gazetari zbulon banorët e sezonit të ri të “Big Brother VIP”?
Tv Shows
September 26, 2026
Dita nis me vranësira të dendura, në këto zona priten reshje shiu
Moti
September 26, 2026

Lexo edhe:

Aktualitet

Detaje nga masat për Hysenin dhe Prodën/ Arrestohet administratori i Agroturizmit ‘Kodra e Kuajve’!

September 22, 2026
Aktualitet

E bujshme/ SPAK trondit kreun e SHISH, Vlora Hysenin dhe Ilir Prodën

September 22, 2026
Aktualitet

Fluks rekord në Rinas, 9.26 milionë pasagjerë në tetë muajt e parë të vitit! Demo vlerëson menaxhimin në aeroport

September 20, 2026
Ekonomi

Monedhat e huaja vijojnë rënien, ja sa shkon kursi për euron dhe dollarin

September 19, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?