Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Deputeti BUJAR LESKAJ paralajmëron se do të lërë mandatin, KËRKON reformimin e PD!
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Politikë > Deputeti BUJAR LESKAJ paralajmëron se do të lërë mandatin, KËRKON reformimin e PD!
Politikë

Deputeti BUJAR LESKAJ paralajmëron se do të lërë mandatin, KËRKON reformimin e PD!

Last updated: November 3, 2025 11:00
14 Min Read
SHARE
Demo

Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, komentoi raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit 2025.

Ai e cilësoi atë si një konfirmim të farsës zgjedhore dhe një thirrje për rinovimin dhe reformimin e thellë të PD-së, me fokus te hapja e partisë, pjesëmarrja e qytetarëve dhe reforma zgjedhore për zgjedhje të parakohshme pa Edi Ramën

Demo

Bujar Leskaj ka paralajmeruar se do të lërë mandatin e deputetit, pas dy vitesh.

Lexo edhe:

Vdekja e Fatos Nanos, 2 nëntori ditë zie/ Homazhet mbahen në Pallatin e Kongreseve
“Ogerta, drejtimi i duhur për Tiranën”, Rama komenton kandidaturën e Flor Binajt
Rama: Rinasi, do të jetë i pari aeroport në Europë ku s’do ketë kontroll pasaporte
Fatos Nano në gjendje tejet kritike, mbërrin në Tiranë edhe një ekip mjekësh nga jashtë

Reagimi i plotë i Bujar Leskajt: 

Raporti përfundimtar i misionit të OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 përbën një dokument të qartë, të detajuar dhe profesional, që dëshmon për devijime thelbësore nga standardet demokratike dhe angazhimet ndërkombëtare të Shqipërisë, duke e përshkruar procesin zgjedhor si një garë të pabarabartë, të manipuluar dhe të ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga partia në pushtet.

Ky raport realist, i paanshëm dhe shterues në analizën e tij, konfirmon se zgjedhjet e 11 majit ishin një farsë e mirëfilltë elektorale, një proces i zhveshur nga fryma e votës së lirë dhe ndarjes së qartë mes shtetit dhe partisë në pushtet.

Mbas publikimit të këtij raporti, Partia Demokratike e Shqipërisë është përballë një faze historike, që kërkon një analizë të thellë dhe një proces të domosdoshëm reformimi. Ky është një çast vendimtar për të rifreskuar dhe sinergjizuar partinë, duke ndërtuar një lidership të konsoliduar dhe një strukturë që ndjek parimet themelore të saj. Këto parime dhe qasje të reja duhet të jenë të orientuara në dy drejtime kryesore: forcimi i marrëdhënieve me qytetarët, me bazën/terrenin dhe forcimi i strukturave/aparatit të brendshëm të partisë.

Objektivi i Partisë Demokratike duhet të mbetet zgjedhjet e parakohshme, pa Edi Ramën kryeministër.

I. Rëndësia e Analizës dhe Reformimit

Në mënyrë që PD të rikthehet si një forcë politike e besueshme, ajo duhet të kalojë në një analizë të detajuar dhe të gjithanshme të situatës aktuale. Kjo analizë është thelbësore për të identifikuar pikat e dobëta dhe për të krijuar një bazë solide për të ardhmen.

Siç e kam sugjeruar më parë ( në mbledhjet e Këshillit Kombëtar), një analizë SWOT (forcat, dobësitë, mundësitë dhe kërcënimet) është një mjet i nevojshëm për të kuptuar më mirë se ku qëndron aktualisht Partia Demokratike dhe cilat janë hapat që duhet të ndiqen.

PD duhet të fillojë një analizë të thellë të brendshme për humbjen e zgjedhjeve, për të kuptuar pse dhe ku gabuam të gjithë ne, drejtuesit politik, drejtuesit e PDSH-së dhe drejtuesit e degëve të saj, kandidatët për deputet dhe çfarë duhet të bëjm për të konsoliduar besimin tek qytetarët.

Duhet një reflektim i sinqertë dhe një planifikim i qartë për të korrigjuar gabimet e bëra.

Një hap i nevojshëm në këtë drejtim është që deputetët e listave të mbyllura të lënë gjysmën e mandatit për deputetët e listave të hapura/apo deputetët pasardhës. Kjo është një mënyrë për të hapur Partinë Demokratike, ashtu siç ishin principet e Rithemelimit. Personalisht, pas dy vitesh, do të lë mandatin tim të deputetit tek kandidati pasardhës në listë, për të inkurajuar deputetët e rinj, nxitur rinovimin dhe për të sjellë një frymë të re të të bërit politik. Ky është një proces që duhet të ndiqet nga të gjithë deputetët aktual; të cilët më vonë si ish-deputetët duhet të vazhdojnë të kontribuojnë maksimalisjt si të ishin deputet, me veprimtari.

Kjo formulë në optikën time e bën më të shëndetshme Partinë Demokratike, duke e bërë më të fortë, më te hapur dhe më të sigurt për të ardhmen.

II. Kthimi te Parimet dhe Rritja e Pjesëmarrjes Demokratike:

Një nga aspektet më të rëndësishme të riorganizimit të PD-së është rikthimi te parimet dhe principet me të cilat nisi rithemelimi i saj në vitet 2021-2022 dhe Foltorja. Përshtatja e strukturave dhe politikave të partisë duhet të bazohet në vlerat e llogaridhënies dhe transparencës, duke përfshirë gjithmonë votën e bazës së partisë në zgjedhjen e organeve dhe posteve të rëndësishme brenda strukturës së PD-së. Ky angazhim është i domosdoshëm për të forcuar besimin e qytetarëve dhe simpatizuesve, duke përfshirë dhe ata që kanë ndarë mendime të ndryshme në të kaluarën.

Për të rivendosur besimin te qytetarët, PD duhet të jetë më afër njerëzve. Deputetët e saj duhet të jenë të pranishëm në terren, duke dëgjuar dhe adresuar shqetësimet e qytetarëve, në mënyrë që të ofrojnë zgjidhje konkrete për problemet e përditshme që ata hasin.

Ky angazhim duhet të bëhet nëpërmjet lidhjes së hapur me qytetarët, duke nxitur biseda dhe debate të drejtpërdrejta dhe duke krijuar mundësi që ata të jenë pjesë e procesit të vendimmarrjes së drejtpërdrejtë brenda Partisë Demokratike.

Të kthehemi drejt parimeve të Rithemelimit , të cilat për fat të keq i harruam këtë vit.

III. Përfshirja e Shoqërisë Civile dhe ish të Përndjekurve Politikë:

Një aspekt tjetër që nuk mund të anashkalohet është bashkëpunimi i ngushtë me shoqërinë civile dhe forcimin e institucionit/forumit të ish-të Përndjekurve Politikë dhe Studentëve të Dhjetorit ‘90.

Studentët e Dhjetorit dhe ish-të Përndjekurit Politik, ashtu si dhe Forumi Rinor dhe Forumi i Gruas, duhet të kenë një rol aktiv dhe partneritet në proceset që do të zhvillohen brenda Partisë Demokratike. Roli i tyre është i rëndësishëm, pasi ky angazhim do të jetë thelbësor dhe partneritet koseguent, i institucionalizuar. Ky është një hap që duhet të ndihmojë në rinovimin e PD-së, duke u siguruar që ajo të ketë një lidhje të ngushtë me ish-të Përndjekurit politik dhe Studentët e dhjetorit ‘90,të cilët mbeten shtylla kurrizore e PD.

Vazhdimi i punës, bashkëpunimeve, veprimtarive dhe aksioneve me anëtarë të shoqërisë civile, intelektualé e personalitete, si dhe “Fronti i Shpëtimit Kombëtar”, që PD e nisi shumë mirë gjatë Rithemelimit duhet të konsolidohen gjatë kësaj periudhe.

Kjo është një shtysë e fortë për të rigjallëruar energjitë e PD dhe për të tërhequr intelektualët, që janë thelbësorë për zhvillimin e një partie moderne dhe të fortë.

IV. Nevoja për Riorganizim e PD-së:

Për të ndërtuar një PD më të fortë, është e domosdoshme që partia të fillojë një proces të thellë riorganizimi, i cili duhet të përfshijë çdo nivel të saj. Kjo do të thotë që të krijohen struktura që mund të adresojnë në mënyrë më efektive nevojat e qytetarëve dhe të angazhojnë forca të reja.

Një pikë tjetër ka të bëjë dhe me rolin e institucionit të Drejtuesit Politik. Ky ndryshim nuk duhet parë si një akt formal, por si një proces i thellë rinovimi, që sjell progres për partinë dhe shoqërinë.

Analiza e zgjedhjeve, mbas denoncinit të farsës zgjedhore dhe raportit të OSBE/ODIHR, duhet të fillojë nga drejtuesit politikë që humbën në zgjedhjet e 11 majit në qarqet e tyre, pavarësisht farsës dhe manipulimit të zgjedhjeve.

Këta drejtues duhet ose të japin dorëheqje (personalisht, menjëherë pas zgjedhjeve, në maj 2025, i paraqita Kryetarit të Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berishës dorëheqjen time, si drejtues politik i qarkut Vlorë) dhe/ose të zëvendësohen me të rinj, nga kandidatët e PD-së në listat e hapura që fituan ose morën mbështetje të gjerë nga elektorati.

V. Reforma Zgjedhore dhe Territoriale:

Një tjetër hap i rëndësishëm është reforma zgjedhore dhe ajo territoriale, siç është theksuar edhe në raportin e OSBE/ODIHR, që i ka rekomanduar Shqipërisë një përmirësim të mëtejshëm të sistemit zgjedhor dhe reformës territoriale për të rritur përfaqësimin dhe për të garantuar një konkurrencë të drejtë.

Objektivi i Partisë Demokratike duhet të mbetet zgjedhjet e parakohshme, por pa Edi Ramën si kryeministër. Kjo është një kërkesë e domosdoshme për të rikthyer besimin te sistemi politik dhe për të dhënë mundësinë për një ndryshim real në qeverisje.

Zgjedhjet e parakohshme duhet të fillojnë nga një reformë e thellë e sistemit zgjedhor, i cili duhet të kthehet në një sistem më të drejtë dhe më të hapur. Koalicionet parazgjedhore, të cilat Rama i hoqi me ndryshimet që bëri në ligjin zgjedhor, janë të rëndësishme për një konkurrencë të barabartë dhe për të siguruar që të gjitha partitë të kenë mundësi të barabarta në zgjedhje.

Nuk mund të ketë zhvillim të vërtetë demokratik nëse nuk ka një sistem zgjedhor të konsoliduar, me fokus në lirinë e zgjedhjes, koalicionet parazgjedhore dhe lista 100% të hapura. Ky është një parim themelor për të siguruar që qytetarët të kenë mundësinë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në mënyrë të drejtë dhe të qartë.

Partia Demokratike nuk mund të bëhet pjesë e një konsensusi të ngushtë për reformën zgjedhore pa këtë objektiv të rëndësishëm.

Kjo është e domosdoshme për të ndërtuar një sistem zgjedhor që të ofrojë mundësi të barabarta për të gjithë dhe që të sigurojë se qytetarët kanë mundësinë të zgjedhin në mënyrë direkte përfaqësuesit e tyre në Kuvend.

Për këtë arsye, çdo përpjekje për të reformuar sistemin zgjedhor duhet të ketë këtë objektiv në qendër, dhe të sigurojë që qytetarët të kenë mundësinë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre të drejtpërdrejtë me anën e listave 100% të hapura.
Gjithashtu, jam kundër idesë së parlamentit me dy dhoma.

Kam shumë argumenta për këtë, të cilat do t’i trajtoj në një shkrim tjetër, pasi besoj se një parlament me dy dhoma do të krijonte më shumë pengesa dhe do të shtonte kompleksitetin e sistemit politik shqiptar, duke e bërë atë më të vështirë për qytetarët, për t’u përfaqësuar ashtu siç duhet.

Reforma zgjedhore është një hap i rëndësishëm për të siguruar zhvillimin e një demokracie të shëndetshme në formë dhe përmbajtje, dhe kjo mund të arrihet vetëm nëse ka një angazhim të sinqertë dhe të plotë nga të gjitha partitë politike, për të ndërtuar një sistem zgjedhor që reflekton vullnetin e vërtetë të popullit.

VI. Alternativa dhe Denoncimi i Keqqeverisjes:

Në këtë periudhë, Partia Demokratike duhet të denoncojë vazhdimisht keqqeverisjen e Edi Ramës dhe abuzimet me fondet publike, pronat dhe pasuritë kombëtare.

Ky është një hap i domosdoshëm për të zhvilluar një alternativë konkrete dhe të besueshme për qytetarët. Korrupsioni dhe abuzimet e regjimit të tanishëm kanë shkatërruar besimin e qytetarëve në institucione dhe kanë krijuar një hendek të madh mes popullit dhe qeverisë. Për të krijuar një mundësi për ndryshim, PD duhet të ofrojë një alternativë të qartë dhe të mbështetur nga projekte konkrete për të përmirësuar jetën e qytetarëve, duke u shpërfaqur përpara shqiptarëve si parti e alternativës.

Partia Demokratike duhet të veprojë me urgjencë për të zbatuar këto reforma dhe për të krijuar një model të ri që do të shpërblejë angazhimin dhe përkushtimin e qytetarëve dhe mbështetësve të saj.

Vetëm përmes një procesi të thellë riorganizimi dhe angazhimi të vazhdueshëm me qytetarët, PD mund të rigjejë besimin dhe të ndihmojë në konsolidimin e demokracisë dhe shtetformimit.

Ky është një moment historik, më i rëndësishmi në këto 35 vite për të kaluar nga fjalët në veprime konkrete dhe për të shndërruar vizionin e PD në realitet.

“Tirana është shtëpia jonë që do t’ua lëmë fëmijëve”, Florjan Binaj, thirrje qytetarëve: Të bëhemi bashkë për ndryshim
Ndryshime në qeveri, ja kush ikën dhe kush vjen
“Paradite president, pasdite mjek”, Bardhi: Begaj i punësuar në një rrjet klinikash mjekësore
“Janë 2 burra dhe 1 grua”, Arjan Curri plas ‘bombën’: SPAK ka bllokuar dosjet për 3 politikanë, pritet të kemi…
Kujtim Gjuzi: Me mua kryetar, nënat me 5 fëmijë do të kenë vilë 241 m². Çdo çifti të sapomartuar do iu japim shtëpi
TAGGED:Bujar Leskaj

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article A do të jetë opinioniste e “Big Brother VIP Kosova”? Dalina Buzi reagon për herë të parë
Next Article Flor Mumajesi merr vendimin e fort! Çfarë po ndodh me kantautorin, shkëputja nga miqtë dhe tregu muzikor

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mediat: Neda i jep fund martesës pas 10 vitesh, kërkon në Gjykatë divorcin nga vëllai i Belinda Ballukut
Të famshëm
November 3, 2025
Çifti i njohur i instagramit së shpejti në Big Brother Vip? Ja planet e tyre dhe kushti që kanë vendosur
Tv Shows
November 3, 2025
Enkileda Carja, kampione e trefishtë e Europës! Sako: Performancë fantastike!
Sport
November 3, 2025
“Droga më çmendi” Mandi i Nishtullës rekord në Shqipëri, nuk do e besoni dot sa fëmijë ka
Profili i Vipave
November 3, 2025

Lexo edhe:

Politikë

“Nuk do dal në fushatë me Berishën”, kreu i PD për kandidatin Florjan Binaj: Ai është…

October 10, 2025
Politikë

Vlerësimi i figurës së Enver Hoxhës, Niko Peleshi: Kërkoj ndjesë për keqkuptimin

October 9, 2025
Politikë

Kandidate për Tiranën? Edlira Çepani: E pashë si vazhdimin e vizionit të Gertit

October 8, 2025
Politikë

Kryebashkiaku i Nju Jork bën shqiponjën në Tiranë: Dua të takoj Diellën…

October 8, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?