Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Rikthehet ora diellore, sot akrepat shkuan 60 minuta pas
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Kuriozitete > Rikthehet ora diellore, sot akrepat shkuan 60 minuta pas
Kuriozitete

Rikthehet ora diellore, sot akrepat shkuan 60 minuta pas

Last updated: October 26, 2025 11:32
3 Min Read
SHARE
Banner

Rikthehet ora diellore. Sot, në orën 03:00, akrepat e orës u kthyen një orë mbrapa. Ky ndryshim, quhet ora diellore dhe qëndron deri në 29 mars 2026 kur kthehet ora verore. Ndryshimi i orës na lejon të flemë një orë me shumë gjumë mëngjeseve, por pasditet errësohen më shpejt.

Qëllimi kryesor i këtij ndryshimi është të shfrytëzohen më mirë orët me dritë natyrale gjatë pasdites dhe mbrëmjes, duke reduktuar nevojën për ndriçim artificial dhe duke nxitur kursimin e energjisë.

Si funksionon?

Lexo edhe:

Këto 7 sjellje të pronarit qeni i mban mend për një kohë shumë të gjatë
6 mënyra të thjeshta për ta bërë fëmijën t’ju dëgjojë që herën e parë
Si të zgjoheni pa alarm? Një javë mjafton për të rregulluar gjumin
Shumica e njerëzve bëjnë të njëjtin gabim me peshqirët, ja sa shpesh duhet t’i ndërrojmë për të shmangur bakteret

Në vjeshtë (në të dielën e fundit të tetorit), rikthehet ora diellore: akrepat kthehen një orë pas. Si pasojë, flihet një orë më shumë dhe orët me dritë përqendrohen më tepër në mëngjes. Çdo vit theksohet fakti se mbajtja e orës verore gjatë gjithë vitit do të shmangte ‘stresin e ndryshimit’ të lidhur me dritën, sinkronizuesin kryesor natyral të të gjithë proceseve të organizmit, i cili shfaqet te njerëzit me lodhje, pagjumësi, nervozizëm, dhimbje koke, luhatje humori, vështirësi për t’u përqendruar dhe për të ruajtur vëmendjen e lartë. Prandaj, shumë ekspertë mbështesin idenë e mbajtjes së orës verore gjatë gjithë vitit.

Ndryshimi i orës dhe debati për ta hequr

Ndryshimi i orës sezonale u prezantua për herë të parë në Evropë për të kursyer energji gjatë Luftës së Parë Botërore. Ideja u ringjall më vonë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe përsëri në vitet 1970 gjatë krizës së naftës.Një direktivë e BE-së mbi këtë çështje hyri në fuqi në vitin 2001, duke formalizuar ndryshimin e orës çdo dy vjet, në mars dhe tetor në të gjitha shtetet anëtare. Që atëherë, ndërrimi i kohës sipas stinëve është bërë gjithnjë e më i diskutueshëm.

Ndryshimi i dyfishtë i orës gjatë vitit, nga ora verore në atë diellore, mund të ketë pasoja në ciklin e gjumit dhe zgjimit dhe prej kohësh ka qenë temë debati në Bashkimin Evropian. Në qendër të debatit qëndron vështirësia për të balancuar kursimin ekonomik me zakonet shoqërore dhe personale të secilit prej nesh.

Në vitin 2018, Komisioni Evropian i drejtuar nga Jean-Claude Juncker paraqiti një propozimpër të ndalur ndryshimin gjashtëmujor të orës, duke u bazuar në rezultatet dërrmuese të një konsultimi publik, ku morën pjesë plot 4.6 milionë qytetarë, 84% e të cilëve ishin pro heqjes së ndryshimit të orës çdo gjashtë muaj.

Komisioni paraqiti gjithashtu studime mbi dëmet që shkakton ndryshimi i orës në shëndetin psiko-fizik dhe theksoi se ora verore tashmë nuk sjell kursime të dukshme energjie. Megjithatë, propozimi nuk u miratua, pasi kërkon dritën jeshile nga si Këshilli, ashtu edhe Parlamenti Evropian për t’u zbatuar dhe deri më sot nuk është marrë asnjë vendim përfundimtar.

A e dinit se sot është Dita Botërore e Fotografisë?
Shqipëria, ndër vendet me më shumë ditë pushimi të paguara
Kthimi në shkollë mund të jetë emocionues edhe për prindërit/ Ja si të përgatiteni
Ekspertët e kuptojnë se lidhja juaj ka marrë fund vetëm nga ky veprim
Truku i 48 orëve/ Si të ndaloni blerjet impulsive dhe të kurseni më shumë para
TAGGED:Ora diellore

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Kushte atmosferike të paqëndrueshme në të gjithë vendin
Next Article Rama: Rinasi, do të jetë i pari aeroport në Europë ku s’do ketë kontroll pasaporte

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Si ta ndryshojmë arredimin e shtëpisë për vjeshtë: më shumë ngrohtësi, tekstura dhe karakter
Vip home
September 12, 2026
Qytetari denoncon: Çfarë më bëri fsheurazi IUTE Credit, pse nuk veprojnë institucionet?
Ekonomi
September 12, 2026
Nevina Shtylla në pritje të ëmbël, moderatorja konfirmon shtatzëninë
Profili i Vipave
September 12, 2026
Vdekja e George Mazonakis/ Dëshmi tronditëse nga klinika
Botë
September 12, 2026

Lexo edhe:

Kuriozitete

8 orë në zyrë nuk garantojnë produktivitetin, ja modeli i ri i punës

August 8, 2026
Kuriozitete

Nënat harrojnë shpesh veten/ Këto zakone të vogla mund të ndryshojnë ditën tuaj

August 7, 2026
Kuriozitete

Ndiheni më larg njëri-tjetrit? Ja disa mënyra të thjeshta për të rikthyer afërsinë në çift

August 3, 2026
Kuriozitete

Gratë me cikël në Mal të Zi do të marrin dy ditë pushim të paguar!

July 29, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?