Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Ikni nga Shqipëria! Këtu, mjekët nuk të shërojnë, të poshtërojnë!
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Sociale > Ikni nga Shqipëria! Këtu, mjekët nuk të shërojnë, të poshtërojnë!
ShëndetiSociale

Ikni nga Shqipëria! Këtu, mjekët nuk të shërojnë, të poshtërojnë!

Last updated: October 22, 2025 06:59
6 Min Read
SHARE
Banner

Në vend të shërimit, qytetarët përjetojnë poshtërim. Mjekë që sillen si pronarë të jetës njerëzore, që punojnë për dy rroga, në dy botë, dhe e kanë kthyer dhimbjen në biznes.

Shumë miq të mi që jetojnë jashtë më kanë pyetur shpesh pse ende jetoj në Shqipëri. Pse nuk iki, si ata, në një vend ku jeta ka vlerë, ku sistemi funksionon dhe ku njeriu ndjehet i respektuar. Deri dje, i kundërshtoja me pasion. U flisja për dashurinë për vendin, për rrënjët, për shpresën se gjërat do ndryshojnë, për ndjenjën e përgjegjësisë ndaj vendit tim. Por sot, pas një përvoje në Spitalin e Traumës, nuk kam më asnjë argument. Ky vend nuk të jep më arsye për të luftuar – veçse për të ikur.

Në Spitalin e Traumës, ku njerëzit shkojnë për t’u shëruar, përjetojnë trauma të reja. Jo vetëm fizike, por shpirtërore. Sepse aty, që në momentin e parë, e kupton që sistemi nuk ekziston. Kupton që nuk je më pacient, por klient; nuk je më njeri, por thjesht një numër që duhet ta përballosh i vetëm në një mekanizëm të prishur nga rrënjët. Në këtë vend ku duhet të ndjesh kujdes, gjen vetëm përbuzje, arrogancë dhe pazare që bëhen hapur, pa turp e pa frikë.

Mjekët në këtë spital nuk janë më figura të respektit e shpresës. Janë bërë simbol i arrogancës, i mungesës së njerëzillëkut. Harbutëria është bërë gjuhë e përditshme. Përbuzja është kthyer në uniformë. Pacienti shihet si bezdi, jo si njeri që ka nevojë. Dhe nuk janë pak ata që e mbajnë veten si “elitë mjekësore”, ndërsa sillen si pronarë të jetës dhe dhimbjes së njerëzve.

Lexo edhe:

E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 25-vjeçare artistja Rinesa Qeriqi
Neda Balluku bën postimin prekës për djemtë e saj: Jam në pritje, pa shpresë
Detajet e furtunës në administratë, ja kush jep dorëheqjen deri të hënën (EMRAT)
Ekskluzive/ Alaudini moderon i vetëm Big Brother Vip Kosova, zbulohen opinionistët dhe skuadra e Fan Club

Një ortoped në veçanti – që mbahet si një nga më të mirët dhe punon edhe në një spital privat(si të gjithë), te Hygeia, është shembulli më i qartë i degradimit moral që ka pllakosur sistemin. Përveç se një njeri tepër i vrazhdë në komunikim, ai është një lekist i pashoq. Çdo pacient që e takon në Traumë, e dërgon drejt spitalit privat ku punon vetë. “Bëhet edhe në shtet, por më mirë është në privat se mungon një pajisje thotë”. Gjithmonë mungon një pajisje në shtet, e gjithmonë pajisjet më të mira ortopedike i ka firma e tij. Dhimbja e qytetarëve është bërë për të një mundësi biznesi. Nuk ka më as ndjesi njerëzore, as etikë profesionale. Vetëm interes. Vetëm para.

Si mund të presësh shërbim nga një mjek që, përveç konsultës, shet edhe pajisje ortopedike, proteza apo barna që vetë i rekomandon? Si mund të kesh besim te një njeri që në mëngjes punon 8 orë në shtet, dhe pasdite 8 orë të tjera në privat? Çfarë vigjilence, çfarë përqendrimi, çfarë përgjegjësie mund të ketë ai? Si mund të trajtojë me përkushtim një pacient, kur për të çdo dhimbje është thjesht një llogari që duhet mbyllur me para?

Korrupsioni në spitale nuk është më sekret. Në çdo pavijon kërkohet lekë hapur. As nuk fshihet më. Infermierët, mjekët, madje edhe personeli teknik e dinë që asgjë nuk ecën pa “nderin” nën dorë. Kjo është bërë pjesë e sistemit, pjesë e kulturës së një shëndetësie që nuk ka më as moral, as kontroll. Dhe askush nuk reagon. As SPAK, as ministria, as drejtuesit e spitaleve. Sikur ky realitet të ishte i padukshëm. Sikur qytetarët të mos përballeshin çdo ditë me të.

Në hyrje të këtij spitali, pacienti përballet me ftohtësinë e një sistemi që nuk e do. Rojet të shohin me përçmim, infermieret të flasin me ton urdhërues, ndërsa mjekët sillen sikur t’u kesh hyrë pa leje në territorin e tyre. Nuk ka një buzëqeshje, një fjalë shprese, një ndjenjë njerëzore. Dhe më e rënda është se kjo ndodh edhe kur paguan. Edhe kur jep para, përballesh me të njëjtën përbuzje. Sepse në këtë vend, edhe pagesa nuk të blen dinjitetin.

Në vend që të quhet Spitali i Traumës, duhet të quhet Trauma e Spitalit. Një institucion ku çdo ditë vdes pak nga pak besimi i njerëzve tek shteti. Një vend që nuk të shëron, por të rrënon shpirtin. Kjo nuk është më shëndetësi, është tregti me jetën e njeriut. Dhe përballë këtij realiteti, është e kotë të flasim për reforma, investime apo modernizim. Kur mungon njeriu, gjithçka tjetër është fasadë.

Shëndetësia është themeli i çdo shoqërie normale. Kur ajo bie, bie gjithçka: morali, drejtësia, politika, vetë shpresa. Dhe ne sot jemi një komb pa shpresë, sepse sistemi që duhet të na mbrojë, na vret çdo ditë me indiferencë.

Prandaj, po e them pa asnjë mëdyshje: nëse keni mundësi, ikni. Largohuni nga ky vend që nuk të ofron asgjë, përveç dhimbjes dhe poshtërimit. Sepse sot, në Shqipëri, nuk është më e vështirë të sëmuresh, por të mbijetosh në sistemin që supozohet të të shpëtojë.

/Vip-Magazine/

Ekskluzive/ Rudina Dembacaj opinioniste e “Big Brother VIP Kosova”
Lori Hoxha anulon festën e përvitshme të Top Channel për shkak të protestës
U largua nga Top Channel, Jul Deda së shpejti në një projekt me Arbana Osmanin
A do të jetë Vlashent Sata konkurrent në Big Brother Vip Albania?
Arbër Hajdari dhe Monika Kryemadhi, sërish opinionistë në “Big Brother VIP Albania”?
TAGGED:hygeiaKryesorespitali i traumes

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article U dënua për shpifje ndaj Saimir Kodrës, flet për herë të parë Egla Ceno
Next Article Dy të vrarë, 23 dhe 33 vjeç në Durrës/ Të rinjtë u konfliktuan për shkaqe banale, njëri prej tyre debatoi me kamerierin për kafen

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Urdhri i Ramës për dorëheqjet e drejtorëve, ja 134 institucionet që preken
Politikë
October 23, 2026
Italia mund të mbetet pa makarona, në rrezik prodhimi i tyre
Vip Travel
October 22, 2026
Reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, ja sa do të jenë temperaturat
Moti
October 22, 2026
Horoskopi 22 tetor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve
Horoskopi
October 22, 2026

Lexo edhe:

Sociale

Shqiptarët shpenzojnë rreth 4 mijë lekë në muaj për alkool dhe duhan

October 11, 2026
Të famshëm

Publikohet kënga e re e Shpat Kasapit, Selvija zbulon historinë prekëse që fshihet pas saj

October 11, 2026
Të famshëm

Fshihen videot intime të VIP-ve shqiptarë, pas ankesës në AMA

October 10, 2026
Të famshëm

A e ke menduar rikthimin? Albërie Hadërgjonaj rrëfehet mbi raportin që ka me ish-bashkëshortin

October 10, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?