Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Shëndeti mendor, sëmundja e heshtur e shoqërisë moderne
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Shëndeti > Shëndeti mendor, sëmundja e heshtur e shoqërisë moderne
Shëndeti

Shëndeti mendor, sëmundja e heshtur e shoqërisë moderne

Last updated: October 10, 2025 19:10
4 Min Read
SHARE
Banner

Çdo vit, më 10 tetor, bota kujton rëndësinë e shëndetit mendor. Por ndoshta fjala “kujton” është e gabuar sepse në të vërtetë, kjo ditë nuk duhet të na kujtojë, por të na zgjojë. Të na detyrojë të reflektojmë mbi një realitet që po bëhet gjithnjë e më i zymtë: njeriu modern po lodhet shpirtërisht më shumë se kurrë.

Fëmijë që thyhen nga bullizmi në shkolla. Të rinj që humbasin vetëbesimin në përballje me botën artificiale të rrjeteve sociale. Të rritur që jetojnë nën presionin e përditshëm ekonomik, moral, profesional.
Këto nuk janë raste të veçuara, por pasqyra e një krize të thellë që po shtrihet në heshtje kriza e njeriut me vetveten.

Dikur, stabiliteti shpirtëror mbështetej mbi diçka shumë të thjeshtë, por thelbësore, familjen. Jo vetëm atë bërthamë prind-fëmijë por familjen e gjerë, rrjetin e mbështetjes emocionale që përfshinte gjyshërit, hallat, kushërinjtë, fqinjët. Një sistem solidariteti të heshtur, që e mbronte njeriun nga vetmia.
Sot, kjo lidhje është dobësuar. Në vend të komunitetit kemi ndjekës, në vend të përqafimit kemi reagime virtuale. Bota po bëhet gjithnjë e më egoiste, më individualiste, më e ftohtë.

Lexo edhe:

Sa kafe është mirë për shëndetin? Çfarë tregojnë studimet e reja
Ngjitja e shkallëve mund të jetë më e mirë për zemrën tuaj nga sa mendoni
Ajri i kondicionuar dhe muskujt e këmbëve: çfarë ndodh gjatë gjumit?
Këto ushqime mund t’i forcojnë flokët dhe të ndihmojnë në rritjen e tyre

Jo pa qëllim e prek këtë temë. E kam parë nga afër se si mungesa e ndjeshmërisë, presioni social dhe vetmia mund të shkatërrojnë një shpirt krijues.
Im atë, regjisor, u përball me një goditje të madhe kur e larguan nga puna para viteve ’90. Ai e kishte lidhur identitetin e tij me profesionin, me krijimin, me artin. Kur ia morën këtë, nuk i morën vetëm një vend pune i morën kuptimin e përditshmërisë.
Dhe ajo mungesë kuptimi, e shoqëruar me heshtje, me mungesë mirëkuptimi, e çoi drejt një përplasjeje të dhimbshme me shëndetin e tij mendor.

Nuk po tregoj këtë si kujtim personal, por si shembull që ndoshta përfaqëson shumë të tjerë.
Sepse pas çdo krize të tillë, fshihet një boshllëk social. Një mungesë kujdesi, një mungesë empatie. Ne mendojmë se njeriu bie për shkak të dobësisë së tij, por në të vërtetë ai bie sepse nuk kishte ku të mbahej.

Kjo është pasojë e një kulture që e ka vendosur vlerën e njeriut në produktivitetin e tij, në suksesin, në performancën. Dhe kur atij ja kanë marrë çka donin, shoqëria e përjashton, e harron, e shpall “të dobët”.
Por shëndeti mendor nuk është dobësi. Është ajo që na bën njerëzorë. Është balanca mes shpirtit dhe realitetit dhe kur ajo prishet, asgjë tjetër nuk qëndron në këmbë.

Ndoshta është koha të ndalemi dhe të pyesim: çfarë po i bëjmë njëri-tjetrit?
Sepse indiferenca, gjykimi dhe ftohtësia nuk janë më thjesht probleme morale janë faktorë që vrasin ngadalë shpirtin e një shoqërie të tërë.

Dhe ndoshta, rrugëtimi për ta rikthyer ekuilibrin fillon me diçka shumë të vogël, të dëgjojmë. Të jemi pranë. Të mos gjykojmë. Në fund të ditës, nuk ka terapi më të fortë se ndjeshmëria njerëzore. Sepse, në një botë që vrapon pas suksesit, ndoshta revolucioni më i madh është të kujtosh të duash.

Çaji mund të përmirësojë shëndetin dhe jetëgjatësinë tuaj, por mënyra se si e pini ka rëndësi
Ja 9 mëngjese që ndihmojnë kundër kapsllëkut dhe përmirësojnë tretjen në mënyrë natyrale
Nuk është thjesht lodhje/ Ankthi i zgjatur mund t’ju marrë kënaqësinë nga gjërat që dikur donit
Vetëm 9 ditë pa sheqer/ Studimi zbulon përmirësime të shpejta në shëndetin e mëlçisë
Mendimet që dëmtojnë shëndetin mendor, 6 mënyra të të menduarit që duhet t’i largoni
TAGGED:elisa dedjaShendeti mendor

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article “Erion Veliaj e kanë nxjerrë nga burgu tre netë më parë…”
Next Article Iute Credit, Kredo.al, Noa, Fondi Besa & Co, 30 milionë euro fitime nga zhvatja e shqiptarëve

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kujdes nga këto 4 shenja të horoskopit, mund t’ju thyejnë zemrën!
Horoskopi
August 25, 2026
6 mënyra të thjeshta për ta bërë fëmijën t’ju dëgjojë që herën e parë
Kuriozitete
August 25, 2026
Kush është shqiptarja që i dha një pamje të re Erling Haaland-it?
Të famshëm
August 25, 2026
“Faleminderit Zot”/Fejohet aktori i humorit Bes Kallaku?
Profili i Vipave
August 25, 2026

Lexo edhe:

Shëndeti

Përtej diagnozës së mjekut …

July 1, 2026
Shëndeti

Pse vapa e natës po na rrezikon shëndetin?

June 30, 2026
Shëndeti

Hyn në dhomë dhe harron pse? Ja çfarë po ndodh me trurin tënd sipas shkencës

April 29, 2026
Shëndeti

Kafeja sot do ju shijojë ndryshe pasi të lexoni këtë studim!

April 19, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?