Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Iute Credit, Kredo.al, Noa, Fondi Besa & Co, 30 milionë euro fitime nga zhvatja e shqiptarëve
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Ekonomi > Iute Credit, Kredo.al, Noa, Fondi Besa & Co, 30 milionë euro fitime nga zhvatja e shqiptarëve
Ekonomi

Iute Credit, Kredo.al, Noa, Fondi Besa & Co, 30 milionë euro fitime nga zhvatja e shqiptarëve

Last updated: October 10, 2025 19:49
3 Min Read
SHARE
Banner

Institucionet financiare jobanka kanë shënuar sërish fitime marramendëse, ndërsa mijëra familje shqiptare përballen çdo ditë me pasojat e kredive të vogla dhe interesave të frikshme.

Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, këto institucione kanë përfunduar gjashtëmujorin e parë të vitit 2025 me një fitim neto prej 3 miliardë lekësh, ose rreth 30 milionë euro.

Në këtë kategori përfshihen kompani të mikrokredisë, kredidhënies, qirasë financiare, faktoringut dhe blerjes së kredive me probleme, ndërmarrje që kanë ndërtuar një perandori fitimesh përmes kreditimit agresiv të shtresave më të varfra, të cilët për arsye të ndryshme shmangin sistemin bankar tradicional.

61% e portofolit të tyre të kredisë i përket individëve, pra qytetarëve të zakonshëm që marrin hua për konsum bazë, shëndet, apo përballim të detyrimeve urgjente.

Pikërisht aty qëndron thelbi i problemit: këto kredi, që shpesh ofrohen me kushte të paqarta dhe norma interesi që kalojnë çdo kufi etik, kanë futur në spirale borxhesh qindra familje, duke çuar disa prej tyre drejt humbjeve të rënda financiare e madje tragjedive, si rasti i njohur i Pal Trashajt.

Ndërkohë që fitimet e këtyre kompanive rriten, edhe numri i familjeve të falimentuara apo që përballen me sekuestrime po shtohet. Kompanitë si Iute Credit, Kredo.al, NOA Finance, Fondi BESA dhe të tjera, dominojnë tregun e mikrofinancës në Shqipëri, duke krijuar një sistem ku fitimi vjen nga paaftësia e qytetarëve për të paguar.

Në letër, Banka e Shqipërisë raporton se cilësia e portofolit të kredive është përmirësuar lehtë, me raportin e kredive me probleme që ka zbritur në 12%,  por realiteti në terren tregon tjetër histori: shumë prej kredive “të shlyera” kalojnë përmes kontratave të rinegociuara me kushte të reja, që vetëm e zgjasin borxhin dhe shtojnë barrën e interesave.

Pavarësisht ndërhyrjeve rregullatore të fundit që kufizojnë numrin e kredive për një individ dhe vendosin tavane të raportit të borxhit ndaj të ardhurave, mekanizmi i fitimit mbetet i njëjtë: norma të larta interesi, komisione të fshehura dhe ndëshkime për vonesa minimale.

Në një treg ku përfitimi i kompanive arrin dhjetëra milionë euro në gjashtë muaj, ligji ende nuk ofron mbrojtje të mjaftueshme për qytetarët, ndërsa qindra prej tyre vijojnë të humbin kursimet, pronat dhe shpesh, dinjitetin. Shqipëria mbetet kështu ndër vendet e pakta në Europë ku mikrokredia, në vend që të ndihmojë njerëzit në nevojë, është kthyer në një biznes fitimprurës mbi varfërinë. /Skyweb.al

Pas skandalit të vjedhjes së llogarive, Banka e Shqipërisë vendim urgjent ndaj Raiffeisen Bank!
“Na kanë vjedhur lekët”, Raiffeisen Bank pranon incidentin masive të llogarive: Ishte e përkohshme
Alarm i madh në llogaritë e Raiffeisen Bank, shqiptarët vidhen masivisht! Qindra ankesa
Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme
Kursimtare apo me më pak para? Familjet me kryefamiljare gra në Shqipëri shpenzojnë 20 mijë lekë më pak
TAGGED:Fondi Besa & CoIute CreditKredo.alnoa

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Shëndeti mendor, sëmundja e heshtur e shoqërisë moderne
Next Article Horoskopi, 11 tetor 2025/ Zbuloni parashikimin e yjeve

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Konfirmohet pritja e ëmbël e Elvana Gjatës? Ja çfarë thotë menaxheri i njohur
Tv Shows
October 30, 2026
“O nëna, edukojini djemtë tuaj!”/ Këngëtarja shqiptare reagon me një mesazh të fortë pas rastit të Arlindës
Të famshëm
October 30, 2026
Elijona rikthehet në Big Brother VIP Kosova
Tv Shows
October 30, 2026
Ekskluzive/ Reperi Fero konkurrent në Big Brother Vip Albania
Të famshëm
October 30, 2026

Lexo edhe:

Ekonomi

Korridori 8 mund të nxisë bashkëpunimin energjetik mes Shqipërisë dhe rajonit

September 23, 2026
Ekonomi

Monedhat e huaja vijojnë rënien, ja sa shkon kursi për euron dhe dollarin

September 19, 2026
Ekonomi

Të dhënat e qindra klientëve të një banke dixhitale bien në duart e hakerëve

September 17, 2026
Aktualitet

Skema sesi IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!

September 14, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?