Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: U pa në tunelin e Elbasanit, Sali Berisha zbulon se ku u torturua ish-numri dy i AKSHI-t, Daniel Shima (PRETENDIMI)
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > U pa në tunelin e Elbasanit, Sali Berisha zbulon se ku u torturua ish-numri dy i AKSHI-t, Daniel Shima (PRETENDIMI)
Aktualitet

U pa në tunelin e Elbasanit, Sali Berisha zbulon se ku u torturua ish-numri dy i AKSHI-t, Daniel Shima (PRETENDIMI)

Last updated: August 28, 2025 10:06
6 Min Read
SHARE
Demo

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përmes një statusi në rrjete sociale ka folur gjatë për zhdukjen e ish-zv. drejtorit të AKSHI-t, Daniel Shima pak ditë më parë. Berisha shprehet se Shima nuk u arrestua nga policia zyrtare e narko-shtetit dhe as nga prokuroria e Altin “Troplinit”.

Sali Berisha pretendon se Daniel Shima u rrëmbye ndësa thekson se ai është kërcënuar personalisht nga Kryeministri Edi Rama.

Demo

Berisha duke iu referuar qytetarit digjital, pretendon se Danielin një muaj më parë e kishin dërguar për një “kafe” tek Poja, ndërsa thekson se kjo ‘kafe’ është lule krahasuar me torturat prej katër orësh në bodrumin e Çelës së fundmi.

Lexo edhe:

Rikthehet “Mbrëmja e Mirësisë – The Orange Night”
Euro pa asnjë lëvizje, çfarë ndodh me dollarin dhe monedhat e tjera?
Pas Marin Memës, Greqia shpall “non grata” edhe gazetarin Artan Hoxha
Kursi i këmbimit 23 nëntor 2025, me sa shiten dhe blihen sot euro dhe dollari

Kujtojmë se ishin familjarët e Daniel Shimës të cilët denoncuan në Policinë e Tiranës se kishin humbur kontaktet me të afërmin e tyre ndërsa një sinjal SOS nga Shima ngriti në këmbë uniformat blu.

Pas lajmit se Daniel Shima u zhduk në mes të Tiranës, u tha se më vonë ishte parë nga kamerat në tunelin e Elbasanit ndërsa zëra të tjerë pretendonin se ai ka qenë në Shijak dhe më pas në bregdetin e Borshit, por nuk dihej se nën shoqërinë e kujt ishte.

Policia e Tiranës reagoi sërish për ngjarjen zyrtarisht disa orë pas denoncimit të nënës së Shimës, duke thënë se 34-vjeçari është paraqitur në komisariat rreth orës 02:00 të mëngjesit dhe ka deklaruar se ishte larguar me dëshirën e tij.

Sipas Policisë së Tiranës, Daniel Shima nuk hodhi asnjë akuzë ndaj askujt ndërsa mbetet ende mister ‘zhdukja’ e tij prej disa orësh.

Statusi i Berishës

Për Danielin askush nuk flet!

Miq, Danieli u harrua. Daniel Shima u arrestua, rrëmbye në orën 13:30 të datës 20 gusht siç njoftoi vetë me një mesazh dërguar familjes: ‘Po më arrestojnë’ që do ishte SOS shpëtimtar për jetën e tij. Danieli nuk u arrestua nga policia zyrtare e narko-shtetit as dhe nga prokuroria e Altin “Troplinit” që rrëmbeu gazetarin Elton Qyno.

Danieli u rrëmbye, arrestua si Stafuka që u zhduk pa nam e nishan nga policia private që në operacione të saj speciale vesh uniformën e policisë së shtetit dhe ka kompetenca më speciale se sa dy të parat. Ajo varet direkt nga kreu i narko-shtetit.

Për Danielin, ish-zëvendës drejtorin e përgjithshëm të AKSH, dihet se u shkarkua më 19 mars 2024 nga famëzeza Karçanaj pas seancës shumë orëshe në SPAK dhe njohjen me sa duket me dëshmitë e tij tronditëse. Për Danielin dihet se ai është nga ata zyrtarë të lartë që është kërcënuar direkt personalisht nga Edi Rama, mbasi AKSHI konsiderohet si miniera e floririt të Edi Ramës dhe familjes së tij.

Besohet se Danieli është personi që kontribuoi në vendosjen e çimkave që regjistruan bisedën e G. Meçes me një person tjetër ku lakohej emri i Armand Fangut dhe kunatës së tij Linda Ramës. Për të gjitha këto, Danielit duhet t’i mbyllej goja përgjithmonë.

Sipas qytetarit dixhital një muaj më parë Danielin e kishin dërguar për një ‘kafe’ tek Poja por ai pas kësaj ‘kafeje’ kishte shkelur kodin dhe tani u vendos të dërgohej për mësimin e fundit tek Çela. Jo vetëm në arrestimin e tij por edhe në rikthimin e tij dukej qartë dora e zezë e shtetit. Pas një zhdukje prej rreth 12 orë gjithçka u qartësua. Danieli u kthye në dy të natës në shtëpi i bërë fërtele psikologjikisht dhe fizikisht.

Rikthimi i Danielit tregon se rrëmbyesit e tij nuk e kishin rrëmbyer atë për llogari të tyre por me porosi. Porositësit e lartë të grabitjes, për shkak të zhurmnajës së madhe që u ngrit në media nga mesazhi i tij, gjykuan se për ta ishte më me leverdi ta linin të gjallë dhe pa gojë si në rastin e zyrtarëve të tjerë se sa ta zhduknin atë, mbasi të akuzuar kryesor për këtë krim tashmë të paralajmëruar do ishin vetë Edi Rama dhe koordinatori i tij për krimin famëziu Agasi.

Por edhe paskthimi i Danielit flet po aq shumë për dorën e zezë të shtetit në krimin që tronditi dheun. Nga dita e kthimit në shtëpi, thuhet i torturuar mizorisht e deri sot, në një kod omerta askush nuk flet më për Danielin. Kodi i plotë omerta pas kthimit të tij mund ta vendoste vetëm kreu i organizatës, pra Rama dhe askush tjetër. Të gjithë heshtin dhe vetëm heshtin.

Vetë ai hesht si fije bari, kafeja tek Poja ishte lule krahasuar me torturat prej 4 orësh në bodrumin e Çelës. Heshtin mediat, emri Daniel nuk ekziston më në asnjë media dhe asnjë gazetar nuk mori mundimin të hetojë rreth gjendjes së tij. Hesht Avokati i Popullit, hesht shoqëria civile…

Kjo heshtje e tmerrshme flet vëllime të tëra për shoqërinë në narkodiktaturë. Të krijohet përshtypja se me heshtjen e tyre të gjithë i druhen fatit të Danielit. Por heshtja për Danielin është një akuzë morale për të gjithë ata që heshtin sepse po zbatojnë verbërisht kodin omerta që nuk është i tyre por i narkoshtetit.

‘Hijet’ e një SKANDALI/ Qeveria i jep leje për central 80 milion euro ‘punëtorit’ të BIZNESMENIT Salillari!
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural: Situata e krijuar nga reshjet e ditëve të fundit paraqitet në përmirësim
Rama: Nuk do të emëroj një tjetër në vend të Ballukut!
Gratë sipërmarrëse, kyçe në transformimin Europian të Shqipërisë
GJKKO pezullon nga detyra zv.kryeministren Belinda Balluku!
TAGGED:Daniel Shimasali berisha

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Konsumi i pijeve me gaz mund të shkaktojë rënien e flokëve, sipas studimit të ri
Next Article Ledri Vula në një lidhje me motrën e reperit të njohur? Ky detaj vulos gjithçka

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Top Channel e konfirmon, Ledion Liço moderator në sezonin e ri të Big Brother
Tv Shows
November 27, 2025
BBC: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare, mësuan brezat e rinj me recetat e hershme
Vip Travel
November 27, 2025
Grida Duma me dedikim prekës për Shpat Kasapin: Vdekja prek atëherë kur nuk e pret!
Tv Shows
November 27, 2025
Shpat Kasapi, historia e panjohur e një momenti që i ndryshoi karrierën
Të famshëm
November 27, 2025

Lexo edhe:

Politikë

Debate deri në 3 të mëngjesit, votohet buxheti, falja e taksave të bizneseve dhe rivlerësimi i banesave

November 20, 2025
Aktualitet

“Do të të djeg, na more nusen”, mesazhet kërcënuese para vrasjes së Sulo Halilit!

November 18, 2025
Aktualitet

Opozita protestë sot në orën 18:00/ Blindohen dyert e kryeministrisë, policia: Akset rrugore që do të bllokohen

November 17, 2025
Politikë

“Nuk më ndal njeri që të bëj atë që kam ndarë mendjen”/ Rama: Fiksimi im është…

November 16, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?