Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Flluska e sekuestrimeve të SPAK/ “El Chapo” shqiptar merr leje për 3 kulla përmes ekonomistes dhe krushkut
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Flluska e sekuestrimeve të SPAK/ “El Chapo” shqiptar merr leje për 3 kulla përmes ekonomistes dhe krushkut
Aktualitet

Flluska e sekuestrimeve të SPAK/ “El Chapo” shqiptar merr leje për 3 kulla përmes ekonomistes dhe krushkut

Last updated: August 23, 2025 09:34
4 Min Read
SHARE
Banner

TIRANË- Në qershor të vitit 2022, SPAK goditi Pashk Rrapin, i njohur në botën e krimit edhe me emrat Pashuk Gjini dhe Anton Gjinaj. Ky emër ishte prej kohësh në listën e zezë të agjencive ligjzbatuese, i etiketuar si një nga baronët kryesorë të trafikut ndërkombëtar të drogës. Ajo që SPAK prezantoi asokohe si një fitore të madhe kundër pasurisë së krimit të organizuar, ishte sekuestroja e një perandorie të tërë financiare.

Rrapi zotëronte, përmes kompanisë kryesore “Alesio 2014”, një rrjet aktivitetesh në ndërtim, ku dyshohet se kanalizoheshin miliona euro nga trafiku i drogës. SPAK i vuri nën sekuestro kompaninë, bashkë me 22 pasuri të tjera që përfshinin toka, apartamente, makina dhe llogari bankare.

Në atë kohë, u fol për një sukses të madh. Por tre vite më pas, hulumtimi i Dosja.al tregon se goditja e SPAK ka rezultuar një “flluskë”: rrjeti i Rrapit ka vijuar aktivitetin duke përdorur njerëz të afërt si kamuflim. E më konkretisht, ekonomisten dhe krushkun e Pashk Rrapit.

Lexo edhe:

Dy gratë ishin te videot erotike, Olti Curri tregon vendimin e rëndë! Thirrja urgjente
Pas vetëvrasjes së Xhuana Nikollit, ish-bashkëshorti dorëzohet në polici
Përplasja me Edi Kuçin, gjykata merr tjetër vendim për Jozin
Zjarri shkrumbon dy banesa në Laprakë, nëna me katër fëmijë mbetet në qiell të hapur

Vetëm katër muaj pas sekuestrimit të pasurisë së Rrapit, më 10 tetor 2022, ekonomistja e “Alesio 2014”, Arjola Hysa, 30 vjeçe, regjistron në QKB një kompani të re: “Hein Invest shpk”, me kapital vetëm 100 mijë lekë. Për 3 vite, kompania nuk ka dorëzuar asnjë bilanc financiar. Megjithatë, kjo kompani fantazmë arrin aty ku shumë investitorë të tjerë nuk munden dhe merr leje për dy projekte gjigante ndërtimi.

Flluska e sekuestrimeve të SPAK/ “El Chapo” shqiptar merr leje

Ekonomistja e Pashk Rrapit, Arjola Hysa ka marrë dy leje:

Leja e parë: në nëntor 2024, për një kompleks prej tre kullash me 23, 25 dhe 27 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë, në Sheshin Shqiponja.

Flluska e sekuestrimeve të SPAK/ “El Chapo” shqiptar merr leje

Leja e dytë: në janar 2025, për një tjetër kompleks rezidencial, këtë herë me 24, 26 dhe 28 kate mbi tokë.

Flluska e sekuestrimeve të SPAK/ “El Chapo” shqiptar merr leje

Dy leje ndërtimi brenda dy muajsh për një kompani pa bilanc, pa punonjës dhe të lidhur ngushtë me një të dënuar për trafik droge.

Të gjitha këto leje janë miratuar nga agjencia e drejtuar nga Adelajda Roka, vëllezërit e të cilës ndërkohë janë në burg për një tjetër hetim të SPAK-ut për përfshirje në trafikun e drogës të grupit të Suel Çelës.

Por aktiviteti i El Chapos vazhdon.

Në fillim të vitit 2025, në lojë hyn edhe një tjetër emër: Viktor Kola, krushku i tij. Ai regjistron kompaninë “Midha shpk”, në vitin 2022 me të njëjtat karakteristika si “Hein Invest”: pa kapital real, pa bilance, pa punonjës.

Megjithatë, më 26 mars 2025, kjo kompani përfiton leje ndërtimi për një tjetër projekt: “Guri Tower”, një kullë që do të ngrihet në Tiranë.

Flluska e sekuestrimeve të SPAK/ “El Chapo” shqiptar merr leje

Ligjërisht, SPAK ka bllokuar pasuritë dhe aktivitetet që lidhen drejtpërdrejt me emrin e Pashk Rrapit. Por ligji nuk ndalon që njerëzit e afërt të krijojnë kompani të reja dhe të marrin leje ndërtimi, edhe nëse lidhjet janë të dukshme.

Flluska e sekuestrimeve të SPAK/ “El Chapo” shqiptar merr lejeFlluska e sekuestrimeve të SPAK/ “El Chapo” shqiptar merr lejeFlluska e sekuestrimeve të SPAK/ “El Chapo” shqiptar merr leje

Në këtë rast, dy persona të varur ekonomikisht dhe familjarisht nga Rrapi, kanë marrë në dorë projekte ndërtimi me vlerë dhjetëra miliona euro.

Një pyetje ngrihet natyrshëm: ku do t’i gjejnë fondet? Bankat kërkojnë bilance e garanci për kredidhënie, ndërsa këto kompani nuk kanë asnjë aktivitet financiar. Përgjigjja është e thjeshtë: paratë që nuk mund të kalojnë në emër të Rrapit, riciklohen përmes të besuarve të tij.

Redaksia jonë kontaktoi si Arjola Hysën, ekonomisten e kthyer në “ndërtuese”, ashtu edhe Viktor Kolën, krushkun e Rrapit, për të marrë një koment.

Asnjëri prej tyre nuk pranoi të përgjigjej deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi./Dosja.al

Albatros Rexhaj befason me deklaratën: Bela do ta fitojë gjyqin
Tragjedia shqiptare në Athinë: Dy bashkëshortët që humbën jetën, në pritje të fëmijës së tyre të parë
Zhvillohet sot Tiranathlon, rrugët ku kufizohet qarkullimi i mjeteve dhe si do devijohen linjat e autobusëve
Publikohen emrat e 44 restoranteve që tregtuan djathin me bakterin e rrezikshëm “Listeria”
Në Shqipëri lindin më shumë djem, por në vend ka më shumë vajza
TAGGED:Alesio 2014Anton GjinajPashk RrapinPashuk Gjin

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Tronditëse/ Mbytet 4-vjeçarja shqiptare, arrestohet nëna e saj
Next Article Aksident fatal me motoçikletë/ Ndërrojnë jetë tragjikisht dy vajza 16-vjeçare

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Moderatorja e Top Channel trondit vendin, kush fshihet pas videove të vajzave të showbizit
Të famshëm
September 30, 2026
Ja 8 zakone që tregojnë se keni nevojë për më shumë pushim dhe qetësi gjatë ditës
Kuriozitete
September 30, 2026
Skandali i videove në showbiz, Luiz Ejlli bën reagimin e beftë
Të famshëm
September 30, 2026
“BURG për këdo që i ka shpërndarë videot!” Personazhe të njohura PLASIN keq për rastin e Adrian Hilës
Të famshëm
September 30, 2026

Lexo edhe:

Aktualitet

Tragjedi për familjen shqiptare, motër e vëlla mes viktimave në Athinë

September 26, 2026
Aktualitet

Defekt i rëndë, Tirana prej 7 orësh pa energji elektrike

September 26, 2026
Sociale

Pediatria me pajisje të re për trajtimin e fëmijëve dhe mbrojtjen e personelit mjekësor

September 25, 2026
Aktualitet

Moda pulson art në London Fashion Week, Elton Ilirjani bëhet pjesë e skenës avant-garde

September 24, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?