Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Publikohet dokumenti i ish-Sigurimit për Parashqevi Simakun: ‘Këngë dashurie në Qytetin Studenti’
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Kulturë > Publikohet dokumenti i ish-Sigurimit për Parashqevi Simakun: ‘Këngë dashurie në Qytetin Studenti’
Kulturë

Publikohet dokumenti i ish-Sigurimit për Parashqevi Simakun: ‘Këngë dashurie në Qytetin Studenti’

Last updated: December 27, 2024 17:46
5 Min Read
SHARE
Demo

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka publikuar dokumente që hedhin dritë mbi një episod të ndodhur në vitin 1989, ku këngëtarja e njohur Parashqevi Simaku u përball me akuza pas një ngjarjeje në Qytetin e Studentëve.

Sipas dokumenteve, në mbrëmjen e 21 marsit 1989, pas emisionit televiziv “Muzikë për të gjithë,” disa studente të Institutit të Lartë të Arteve nisën të këndojnë këngë dashurie.

Atyre iu bashkuan të rinj të tjerë, duke shndërruar situatën në një moment të papritur proteste kundër regjimit. Nga godina nr. 7 dëgjoheshin brohoritma si “Viva Parashqevi, viva!”, “Poshtë fashizmit,” dhe “Artet janë bota.”

Lexo edhe:

Ben Blushi: Si më vodhi botuesja ime
Romë/ Çmimi “Fjala e Artë” bashkon Italinë, Shqipërinë dhe Emiratet – Nderohet Zv. Ambasadori i EBA, Khalid Aljarman
Nderimi i Lasgush Poradecit në Vjenë ndez polemika, e bija denoncon përjashtimin nga ceremonia zyrtare
Ndërron jetë aktori i njohur Fitim Makashi, babai i Redon Makashit

Në atë kohë, këto thirrje u cilësuan si akte “rrugaçërie,” duke çuar në plotësimin e një dosjeje për këngëtaren Parashqevi Simaku, një figurë e dashur nga publiku dhe simbol i artit të shpenguar. Ngjarja reflekton përpjekjet e rinisë për të shprehur pakënaqësinë në një kohë kontrolli të hekurt nga strukturat e regjimit komunist.

Postimi i plotë i Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit:

Thirrje vijnë nga godina 7 e Qytetit Studenti: Viva Parashqevi, Viva!

Edhe në errësirën më të madhe, rinia gjen mënyrën për të shprehur lirinë e munguar, edhe pse në format më naive të reagimit ndaj shtypjes, kontrollit dhe ndëshkimit.

Tiranë, ora 21:34, data 21.03.1989. Në Qytetin e Studentëve, pas mbarimit të emisionit televiziv “Muzikë për të gjithë”, në godinën nr. 7, tri studente të Institutit të Lartë të Arteve nisën të këndojnë me zë të ulët këngë dashurie. Atyre iu bashkuan djem dhe vajza të godinave të tjera, me britma dhe parrulla si “Rroftë Instituti” dhe “Artet janë bota”. Pas pak, nga godina 5 dëgjohen thirrje të tjera: “Viva Parashqevi, viva!”, “Poshtë fashizmit”, si dhe këngët “Eja, mblidhuni këtu, këtu, bashkë me ne” etj.

Po ju sjellim një episod në dukje naiv për ditët e sotme, por në vitin 1989 ky ishte një akt i vërtetë “rrugaçërie” nga rinia, po t’i referohemi izolimit dhe kontrollit të çdo qelize arsimore dhe kulturore me dorë të hekurt nga strukturat e pushtetit.

Dokumenti i krijuar nga ish-Sigurimi i Shtetit, pjesë e fondit arkivor të AiDSSH-së, tregon një episod të veçantë nga vitet e fundit të regjimit komunist, kur zëri dhe shpirti rinor po tentonin të sfidonin izolimin dhe ndrydhjen, në raport edhe me ndryshimet politike në të gjithë Europën Lindore.

A ishte zgjedhja e emrit të saj një nevojë për çlirim?

Ngjarja e ndodhur në Qytetin e Studentëve në mars të vitit 1989 reflekton një moment spontan, kur arti dhe emocionet personale kapërcyen muret e frikës dhe censurës.

Me deklarata si “Artet janë bota” dhe thirrje si “Viva Parashqevi, viva!”, edhe pse krejt simbolike, ato treguan se, në një kohë kur gjithçka dukej e zymtë, një zë dhe një fytyrë e bukur, e lirë si zog, e shpenguar dhe në qendër të vëmendjes, ishin një nevojë për shpëtim.

Në vorbullën e diskutimeve të sotme, ku nostalgjia ndaj një figure artistike të atyre viteve të zymta përzjehet me ndjeshmërinë njerëzore për humanitet, kuptojmë se koha ikën për të gjithë ne dhe se izolimi dhe mbytja e ndjesive për një kohë të gjatë mund të deformojë kujtesën e një kombi, që ushqehej me tekste optimiste dhe heroike në një kohë gati tragjike për individualitetin njerëzor.

Shoqëritë shpesh kanë nevojë për simbole që mishërojnë aspiratat e tyre për liri dhe drejtësi. Në mungesë të një kujtese të saktë, ato shpesh “gjejnë” ose krijojnë figura që pasqyrojnë këto vlera, nisur nga perceptimi.

Siç na thotë edhe Ernesto Sabato, shkrimtari argjentinas: “Nuk janë idetë ato që e kanë shpëtuar botën; nuk është as intelekti as arsyeja, por krejt e kundërta e tyre: shpresat e pakuptimta të njerëzve, tërbimi i tyre ngulmues për të mbijetuar, dëshirat e ankthshme për të marrë frymë me domosdo, herpizmi tyre i vogël, grotesk dhe i përditshëm përballë fatkeqësisë.”

Referenca arkivore: Fondi arkivor i AiDSSH-së, Dosja nr. 256 e vitit 1989, deklasifikuar me vendim nr. 12, datë 7.5.2020.

Dokumentet tona nuk janë vetëm burim, por edhe reflektim. Për më shumë informacion ose për të njohur dokumentet, ju ftojmë të konsultoni dosjet e deklasifikuara nga Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit.

Del fotoja e rrallë e Parashqevi Simakut nuse
“Për ne ka qenë bombë”, Merita Halili flet për takimin me Parashqevi Simakun: Lutem çdo ditë për të..
Nëna e Shpat Kasapit flet mes dhimbjes dhe lotëve për humbjen e të birit!
Rikthehet “Mbrëmja e Mirësisë – The Orange Night”
Ndahen çmimet e Panairit të 28-të të Librit, Artan Fuga fiton ‘Autori më i mirë i vitit’ për romanin “Ndëshkimi i dytë i Evës“
TAGGED:Parashqevi Simaku

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Egli Tako flet për herë të parë për ndarjen nga Olsi Bylyku: Të keqen do ta mbaj për vete
Next Article Ndodh tek VIP-at/ Habit Rozana: Sapo p…rdhi Xumi, e bën shpesh…AFROHU merri erë

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ermal Mamaqi i jep kredi djalit të tij: I kam dhënë 500, do më kthejë 550
Të famshëm
February 9, 2026
Nga vezët te peshku, zbuloni cilat janë ushqimet që mbrojnë shëndetin e syve tuaj
Shëndeti
February 9, 2026
E trishtë! Këngëtari i njohur shqiptar humb njeriun e dashur të familjes!
Aktualitet
February 9, 2026
Java nis me shi, sa do jenë temperaturat
Moti
February 9, 2026

Lexo edhe:

KulturëPolitikë

A u frymëzua Rama nga libri i tij? Blushi: Diellën e parashikova një vit para lindjes

November 14, 2025
Të famshëm

Parashqevi Simaku emocionon me mesazhin për djalin e saj: Largësia s’e zbeh dashurinë e një nëne

October 16, 2025
Kulturë

“Ben Blushi dhe romani që vetëm ateisti guxoi të botojë”

October 11, 2025
Kulturë

Parisi nderon Ismail Kadarenë, pllakë përkujtimore në zemër të kryeqytetit francez

October 10, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?