Pas Teas dhe Beartit, tashmë prej disa ditësh edhe Andi dhe Melisa përfliten për një lidhje të mundshme mes tyre. Dyshja vazhdimisht i ka mohuar akuzat për një raport më shumë se miqësi mes tyre por fansat nuk janë bindur.
Pak ditë më parë dolën në rrjet fotot kur të dy ata mbanin të njëjtin kapuç në kokë duke ngritur akoma më shumë dyshimet për afrimitet mes tyre.
Ndërkohë sot një faqen në instagram, Vrima.al ka publikuar një video ku Andi dhe Melisa duken në një makinë të ulur në sendiljen e pasme ndërkohë që përpiqen t’i largohen fokusit të kamerës.