Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Ky është momenti kur dhunuesit godasin dhe hedhin në tokë avokatin Sokol Mëngjesi (Video)
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Ky është momenti kur dhunuesit godasin dhe hedhin në tokë avokatin Sokol Mëngjesi (Video)
Aktualitet

Ky është momenti kur dhunuesit godasin dhe hedhin në tokë avokatin Sokol Mëngjesi (Video)

Last updated: May 29, 2024 22:58
4 Min Read
SHARE

Janë publikuar pamjet e momentit kur dhunohet barbarisht avokati Sokol Mëngjesi, ngjarje e ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Pamjet janë filmuar nga një kamer amatore e instaluar në automjetin e një personi që ka qenë duke udhëtuar në atë moment në të njëjtën rrugë

Siç shihet në videon e publikuar nga Syri Tv, avokati Sokol Mëngjesi sapo del nga dera e kopështit, pasi kishte lënë djalin e tij, dhe në ato momente i afrohen tre agresorët me kapele ddhe të veshur me të zeza.

Lexo edhe:

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro
Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro
Maturantët në Shqipëri më të dobët në Gjuhën Shqipe se në Anglisht
LAJMI I FUNDIT/ Shpallet në kërkim biznesmeni Sokol Meqemeja, bossi i salçiçeve “Wudy”

Avokati Sokol Mëngjesi bie në tokë që me goditjen e parë, teksa ata vazhdojnë ta dhunojnë barbarisht me sende të forta. Pasi e kanë lënë pa ndjenja, autorët largohen me vrap.

Policia e Tiranës ka zbardhur dhunimin e avokatit Sokol Mëngjesi, i cili u dhunua në mënyrë barbare mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Në një deklaratë për mediat, kreu i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, bëri me dije se tre autorët janë shtetasit Dorian Alia, 32 vjeç; Drivald Alia, 21 vjeç dhe Elton Kasaj, 33 vjeç të tre banues në Tiranë, të cilët e kanë dhunuar autorit me sende të forta, ndërsa janë larguar nga vendi i ngjarjes nga shtetasi Romario Tabaku, 26 vjeç me automjetin tip “Audi” me targa “AB696JT”.

Sipas hetimeve të autoriteteve policore, avokati Sokol Mëngjesi është goditur për shkak të detyrës, teksa si organizator i dhunimit të tij dyshohet se është shtetasi Dritan Nano 58 vjeç, i cili është ndaluar nga Policia.

Burime për mediat bëjnë me dije se avokati Mëngjesi përfaqësonte në një proces gjyqësor 8 trashëgimtarë të një prone, proces gjyqësor i cili është fituar prej tyre në të dy shkallët e gjyqësorit.

Paraprakisht, të 8 trashëgimtarët kishin firmosur një kontratë për pagesat që do i jepnin avokatit Sokol Mëngjesi në rast se gjyqi do të fitohej. Pas gjyqi është fituar, 7 prej palëve i kanë dhënë paratë Mëngjesit dhe studios së tij ligjore “ALTERUM SHPK” sipas kontratës së firmosur, përveç Dritan Nanos.

Për këtë avokati ka hapur gjyq ndaj Dritan Nanos, proces që e ka fituar dhe përmbarimi ka bllokuar pronën, duke mos e lejuar që të vijoj shitja.

I gjendur në këtë situatë, dyshohet se Dritan Nano ka angazhuar lidhjet e tij shoqërore duke kërcënuar avokatin që të tërhiqet nga përqindja që duhet të merrte.

Fillimisht raportohet se kanë pasur një takim rreth një muaj më parë, por nuk kanë rënë dakord pasi Sokol Mëngjesi ka pretenduar se ka një kontratë që duhet ta zbatojë studio ligjore.

Burime për mediat bëjnë me dije se bëhet fjalë për një pronë tek Diga e Liqenit Artificial në Tiranë, ku janë ndërtuar kulla.

Momentalisht është vetëdorëzuar vetëm Dorian Alia, teksa tre tautorët e tjerë vijojnë ende të jenë në kërkim, teksa është ndaluar dhe organizatori Dritan Nano.

Avokatit Sokol Mëngjesi iu bë skaneri, ku u evidentuan dy hematoma në kokë për të cilat do të pritet për 48 orë për të parë parametrat shëndetësorë të tij. Ai është në gjendje të rëndë shëndetësore, teksa është futur në intubim, pasi mësohet se ka patur komplikacione, pasi ka marrë një goditje në mushkëri me dorezë hekuri.

Sokol Mëngjesi është avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha në çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”, i Mirel Mërtirit në çështjen e Inceneratorit të Tiranës, teksa më herët ka qenë edhe avokat në çështjen e shtetasit turk Faruk Ozer, i arrestuar për mashtrim me kriptomonedha.

Sokol Mëngjesi ka dhe një karrierë akademike në Universitetin e Tiranës, ku momentalisht është pedagog në Fakultetin e Drejtësisë.

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro
Skenar filmi në Pogradec, e vrau më pas e dogji në banesë/ Kapet autori, dyshohet se kishte lidhje intime…
Zbulohet PROJEKTI/ Ikin dhe kodrat me ullinj te Liqeni Thatë, Arben Muçobega kompleks pallatesh
Këmbimi valutor 28 korrik/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera
“Donin të më qëllonin edhe mua”/ Kamarieri që i mori porosinë oficerit: Më shau…
TAGGED:avokatisokol mengjesi

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Fansja këndon këngën e Xhensilës dedikuar Besit, si reagon këngëtarja(VIDEO)
Next Article Horoskopi 30 maj 2024, çfarë parashikojnë yjet për ju

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

The Independent: Duke kërkuar për një pushim me buxhet të ulët? Destinacionet më të mira nga Spanja në Shqipëri
Vip Travel
July 30, 2025
Horoskopi i së Mërkurës/ Kujdes! Do të përfshiheni në një debat mjaft të ndezur, që rrezikon të kthehet agresiv
Horoskopi
July 30, 2025
Vranësira dhe reshje shiu me intensitet të ulë, ja si pritet të jetë MOTI sot!
Moti
July 30, 2025
Tërmeti me magnitudë 8.8 ballë shkund tokën, alarm për cunami në gjithë vendin
Botë
July 30, 2025

Lexo edhe:

Aktualitet

E rëndë në Lezhë/ 55-vjeçari ngacmon seksualisht vajzën e tij të mitur

July 27, 2025
Aktualitet

Punonjësit e Air Albania letër Ramës: Rrogat s’na paguhen, siguria e qytetarëve në rrezik

July 27, 2025
Aktualitet

Nga luksi i lokaleve te ndërtimet disa milionëshe, bizneset e Ermir Ndreajt, i arrestuar nga SPAK për trafik droge

July 27, 2025
Aktualitet

Zjarret në vend, Vengu: 24 vatra ende aktive, të gjitha forcat në gatishmëri

July 27, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?