Drini Zeqo ka sqaruar publikun pas daljes së papritur nga Big Brother Vip ditën e djeshme.
“Në jetë ka shumë gara por asnjë nuk është më e rëndësishme se sa shëndeti i familjarëve.
Duke qenë se familja është gjëja më e rëndësishme për mua vendosa ta ndërpres rrugëtimin tim në “Big Brother VIP”. Të gjithë jemi mirë, faleminderit për interesin dhe kujdesin e treguar. Shihemi së shpejti!”, shkruan ai.