Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Propozimet për ndryshime në ligjin “Për median audiovizive”, AMA zhvillon Tryezën e parë të Konsultimit me grupet e interesit
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Propozimet për ndryshime në ligjin “Për median audiovizive”, AMA zhvillon Tryezën e parë të Konsultimit me grupet e interesit
Aktualitet

Propozimet për ndryshime në ligjin “Për median audiovizive”, AMA zhvillon Tryezën e parë të Konsultimit me grupet e interesit

Last updated: December 7, 2023 20:27
4 Min Read
SHARE
Banner

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka hedhur sot për konsultim ndryshimet e propozuara në ligjin “Për median audiovizive në Republikën e Shqipërisë”. Në tryezën e parë të konsultimit ishin të ftuar të gjithë përfaqësuesit e OSHMA-ve për tu njohur me ndryshimet nen për nen, duke i hapur rrugë kështu fushatës së konsultimeve, e cila do të pasohet edhe me tryeza të tjera ku do të diskutohen edhe propozimet që pritet të sjellin edhe vetë OSHMA-të.

Takimin e ka hapur Kryetarja e AMA-s znj. Armela Krasniqi, e cila ka theksuar nevojën e këtyre ndryshimeve si pasojë e dinamikës dhe transformimit që ka pësuar tregu mediatik audioviziv nga zhvillimi i teknologjisë. “Pikërisht në këto kushte, kur ofertat dhe rrugët e komunikimit janë kaq të shumëllojshme, ka lindur nevoja e rregullimit të tregut me një legjislacion të përditësuar”, ka thënë ajo. “Kemi reflektuar në këto ndryshime të gjitha fenomenet që vihen re sot dhe kemi bërë përditësimet e nevojshme për të gjitha dukuritë që janë përhapur aq shumë në realitetin tonë mediatik”.

Tre janë pikat kryesore ku pritet të reflekohen ndryshime e propozuara nga AMA:

Lexo edhe:

Air Transat rikthehet më 8 maj 2027, shtohen fluturimet direkte Tiranë–Toronto
Shqiptarët shpenzojnë rreth 4 mijë lekë në muaj për alkool dhe duhan
Fshihen videot intime të VIP-ve shqiptarë, pas ankesës në AMA
Mos i lini në prizë gjatë natës! Pajisjet që kërkojnë kujdes të veçantë

-Matja e audiencës e cila vjen edhe si një nga detyrat e lëna në Raport-Progresin për Shqipërinë, ku ky proces (pra matja e audiencës) theksohet si një nga instrumentet që ndihmojnë për transparencën e OSHMA-ve

-Ndryshimi i koncepteve OSHMA Rajonale dhe Lokale dhe ripërkufizimi i tyre ligjor si “OSHMA të mbështetura në rrjet/platformë numerike kombëtare”

-Pirateria ose shkelja e të drejtës së transmetimit

“Dua të theksoj se pika e fortë, tek e cila këmbëngulim është Pirateria”, ka thënë Krasniqi. “Jemi të bindur t’i shkojmë deri në fund luftës kundër piraterisë, shkeljes së të drejtave të transmetimit dhe çdo forme që kjo shkelje shfaqet në tregun mediatik audioviziv. Ju e dini se për çfarë e kam fjalën. Sepse, përveç konstatimeve të vërejtura në terren nga grupet tona të punës, shumë ankesa për shkelje të të drejtave të transmetimit kanë ardhur edhe nga vetë ju. Realiteti është shqetësues. Janë konstatuar – natyrisht edhe marrë masa – raste ku OSHMA-të piratohen hapur duke përfituar – fjala më e saktë do të ishte duke abuzuar – me mundësitë që ofron teknologjia, nëpërmjet shërbimit online, me oferta të paligjshme për transmetime, për të cilat nuk kanë të drejta. Për fat të keq kjo po ndodh rëndom. Prandaj për shkelësit, ligji duhet të jetë më i rreptë, përndryshe askush nuk do të dalë i fituar”.

Kryetarja e AMA-s ka ftuar të pranishmit që të studiojnë, të reflektojnë dhe të përcjellin në AMA të gjitha mendimet e tyre mbi ndryshimet e propozuara. “Jemi të gatshëm ta shtrijmë në kohë periudhën e konsultimit, më gjatë sesa parashikohet në ligj, në mënyrë që rezultati të jetë maksimalisht më i miri i mundshëm.”

Për të pranishmit, propozimet për ndryshime nen për nen i ka shpjeguar në detaje drejtorja e Drejtorisë Juridike në AMA, znj. Donika Daci.

Tryeza e parë e Konsultimit do të pasohet nga të tjera me grupet e interesit dhe publikun.

Albatros Rexhaj/ Kush ka frikë nga shtriga?
Miratohet me 85 vota pro Reforma Territoriale, shkrihen 15 bashki. Voton pro edhe Braçe
Jared Kushner reagon për investimin në Zvërnec
Krimi i rëndë/ Zbulohen 320 tonë pluhur toksik, si Albchrome helmoi Elbasanin me mbetje të rrezikshme
Vallja e Osman Takës shpallet pjesë e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale
TAGGED:ama

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article “Meta merr raporte mjekësore nga Gjermania t’i shpëtojë burgut”, deklarata e bujshme nga…
Next Article “Republika e Rakisë”, Tirana nismë për promovimin e pijes tipike shqiptare si pjesë e trashëgimisë kulturore

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Black Friday 2026: 5 destinacione evropiane që ia vlen të vizitoni për shopping
Vip Travel
October 12, 2026
Nga bregdeti i Vlorës në guidën prestigjioze botërore, Yacht Hotel bëhet pjesë e MICHELIN Guide
Vip Travel
October 11, 2026
A do të jetë Vlashent Sata konkurrent në Big Brother Vip Albania?
Tv Shows
October 11, 2026
Arbër Hajdari dhe Monika Kryemadhi, sërish opinionistë në “Big Brother VIP Albania”?
Tv Shows
October 11, 2026

Lexo edhe:

Sociale

Gruaja më e vjetër në botë, qeveria pension të posaçëm për nënë Qamilen

October 7, 2026
Ekonomi

Pas skandalit të vjedhjes së llogarive, Banka e Shqipërisë vendim urgjent ndaj Raiffeisen Bank!

October 7, 2026
Aktualitet

“Gjykata e Lartë kreu vepër penale” – Avokati i gjyqtarit Luan Daci: Gjykata Evropiane ka konstatuar shkeljen e nenit 7 të Konventës Evropiane

October 7, 2026
Sociale

Gruaja lind fëmijën e 11-të në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ja emri i veçantë

October 6, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?