Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Dëshmon Dumani dhe trondit me informacionet e fundit: Palushi e dinte që fshihesha tek Alibej, i merrja leje dhe dilja rrugëve të qytetit
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Dëshmon Dumani dhe trondit me informacionet e fundit: Palushi e dinte që fshihesha tek Alibej, i merrja leje dhe dilja rrugëve të qytetit
Aktualitet

Dëshmon Dumani dhe trondit me informacionet e fundit: Palushi e dinte që fshihesha tek Alibej, i merrja leje dhe dilja rrugëve të qytetit

Last updated: February 16, 2023 10:17
5 Min Read
SHARE
Banner

Edhe pse ndodhej në arrati dhe kërkohej në mënyrë të vazhdueshme nga Policia e Shtetit si pjesëmarës në disa krime, rezulton se Nuredin Dumani, ka jetuar në Elbasan, mes punonjësve të policisë dhe askush nuk e ka ndalur.

Madje përkundrazi, policia e Elbasanit ka pasur informacion për lëvizjet e Dumanit në qytet, dhe nuk ndërhynte për ti vënë prangat këtij njeriu që qarkullonte si vrasës me pagesë.

Baza e Dumanit në Elbasan, ishte pikërisht shtëpia e Erjon Alibeajt, shtëpie në të cilën ka shkuar dhe polici Leonard Palushi, por që çuditërisht në asnjë moment nuk ka pikasur prezencën e Dumanit, i cili e monitoronte përmes kamerave, përmes një dhome tjetër të shtëpisë. Palushi, kishte informacion edhe kur Dumani dilte në rrugët e Elbasanit, por sërisht nuk e arrestonte.

Lexo edhe:

Tragjedia shqiptare në Athinë: Dy bashkëshortët që humbën jetën, në pritje të fëmijës së tyre të parë
Zhvillohet sot Tiranathlon, rrugët ku kufizohet qarkullimi i mjeteve dhe si do devijohen linjat e autobusëve
Publikohen emrat e 44 restoranteve që tregtuan djathin me bakterin e rrezikshëm “Listeria”
Në Shqipëri lindin më shumë djem, por në vend ka më shumë vajza

Kjo pasi Dumani, kishte arritur të fitonte “imunitet” për shkak se strehohej brenda shtëpisë së Erjon Alibeajt, që në Elbasanin njihet me nofkën “Krymi”.

Fakti që policia e Elbasanit, ka pasur dijeni për vendodhjen dhe lëvizjet e Nuredin Dumanit në qytet, del qartë në dosjen hetimore të efektivit të policisë, Leonard Palushit.

Emri i këtij të fundit është përmendur për herë të parë nga Nuredin Dumani, i cili u ka treguar tre prokurorëve të SPAK-ut, se Erjon Alibeaj, kishte shefin e sektorit të krimeve që e mbronte.

Dhe për këtë shërbim, Alibeaj i kishte dhuruar një “Mercedes-Benz C Class 3000”. Dhe veç dhurimit të makinës, Erjon Alibej, i ka dhënë dhe 1 mijë euro Palushit, me qëllim vendosjen e impiantit të gazit.
Dëshmia e Dumanit, tregon qartë se sa e inkriminuar është policia me krimin dhe shërbimet që ajo kryen ndaj eksponentëve kriminalë.

Në dëshminë e tij, Dumani shprehet se:
”…në vitin 2020, ky punonjës Leonard Palushi, ka marrë nga Erioni një makinë tip “Mercedes Benz C Class”, me benzinë, ngjyrë mjalti. Përveç makinës, Erioni i ka dhënë edhe 1000 Euro për t’i vënë impiantin e gazit. Gjatë kësaj kohe unë qëndroja në Elbasan te shtëpia e Erionit…

Këtë punonjës policie, e kam parë disa herë nëpërmjet kamerave të Erionit, kur vinte që takohej me Erionin. Mbaj mend, që në një rast ky punonjës policie, ka ardhur me një person tjetër te shtëpia e Erionit për t’u takuar me të. Ai ka ardhur me një makinë “Discovery të Bardhë”, të cilën e kam parë nga kamerat e Erionit. Personi tjetër ishte thinjosh, i gjatë, flokët i mbantë në një krah, dhe mund të ishte rreth 55-60 vjeç.

Nëse e shikoj këtë person mund ta njoh dhe e identifikoj….
Kur unë lëvizja në Elbasan, isha i sigurtë se policia nuk më arrrestonte, pasi për makinën që unë lëvizja ishte i informuar ky punonjës policie…”-ka treguar Nuredin Dumani.

Përgjatë 10 muajve hetime, SPAK në datën 12 janar 2023 ka marë në pyetje dhe Erion Alibeaj, të cilin e ka pyetur në lidhje me takimet që ka pasur me oficerin e policisë,Elbasan, Leonard Palushin.

Alibeaj, ka deklaruar se takimin e parë me Leonardin, e ka patur në policinë e Elbasanit, kur është vetëdorëzuar në ambjentet e kësaj policie.Alibeaj ishte shpallur në kërkim për plagosjen në vitin 2018, të Xhon Rustës, të cilin e qëlloi me 3 plumba pistolete, por pa mundur ta vrasë atë.

Ai ka deklaruar se në polici, ka biseduar gjatë me Leonardin, për të gjithë historikun e ngjarjeve, që i kishin ndodhur familjes së tij gjatë 1 viti dhe vrasjen e vëllait. Lidhur me këto ngjarje, ia ka shpjeguar Leonardit me detaje për aq sa ka ditur, në lidhje me atentatorët, porositësit e këtyre vrasjeve.

Më pas, Erion Alibej, pasi ka dalë nga burgu dhe ka qëndruar në masën e “arrestit në shtëpi”, me Leonard Palushin ka patur edhe 4-5 takime, në periudhën e fund Shkurtit ose fillimit të muajit Mars 2020.

Në takimet që ka zhvilluar me Leonardin, ka deklaruar se i jepte atij informacione me vlerë në lidhje me personat, vendodhjet e tyre, përfshirjet e tyre, në ngjarje që i patën ndodh familjarëve të tij. Oranews

Tragjedi për familjen shqiptare, motër e vëlla mes viktimave në Athinë
Defekt i rëndë, Tirana prej 7 orësh pa energji elektrike
Pediatria me pajisje të re për trajtimin e fëmijëve dhe mbrojtjen e personelit mjekësor
Moda pulson art në London Fashion Week, Elton Ilirjani bëhet pjesë e skenës avant-garde
“Ke takuar spiunë serbë në Rogner”, Klodiana Lala reagon pas akuzave të Vlora Hysenit

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article “Ditë e veçantë për dashurinë”, zbuloni çfarë parashikojnë yjet për sot
Next Article Çfarë po ndodh pas bujës së madhe! Krizë në lidhjen e Elhaidës dhe Ledianit?

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
Moti
September 27, 2026
Horoskopi 27 shtator 2026, çfarë parashikojnë yjet për ju
Horoskopi
September 27, 2026
Rikthehet Saimir Tahiri, ish-ministri ‘kampion’ paralajmëron rrëfime dhe dëshmi
Tv Shows
September 26, 2026
Fshati Vuno shpallet “Qendër Historike”/ Qeveria miraton zonën mbrojtëse dhe planin e ruajtjes
Vip Travel
September 26, 2026

Lexo edhe:

Ekonomi

Kursimtare apo me më pak para? Familjet me kryefamiljare gra në Shqipëri shpenzojnë 20 mijë lekë më pak

September 24, 2026
Ekonomi

Korridori 8 mund të nxisë bashkëpunimin energjetik mes Shqipërisë dhe rajonit

September 23, 2026
Aktualitet

Detaje nga masat për Hysenin dhe Prodën/ Arrestohet administratori i Agroturizmit ‘Kodra e Kuajve’!

September 22, 2026
Aktualitet

E bujshme/ SPAK trondit kreun e SHISH, Vlora Hysenin dhe Ilir Prodën

September 22, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?