Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Durrësi “merr fronin” e sezonit veror, shtohen me 50% pushuesit, Jugu zero rritje, Veriu vetëm 3%
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Vip world > Vip Travel > Durrësi “merr fronin” e sezonit veror, shtohen me 50% pushuesit, Jugu zero rritje, Veriu vetëm 3%
Vip Travel

Durrësi “merr fronin” e sezonit veror, shtohen me 50% pushuesit, Jugu zero rritje, Veriu vetëm 3%

Last updated: September 21, 2022 06:58
4 Min Read
SHARE

Durrësi është qyteti me rritjen më të madhe të vizitorëve këtë sezon veror dhe si i tillë i ka dhënë peshë gjithë rajonit qendror. Të dhënat e Institutit të Statistikave për strukturat akomoduese në korrik treguan se në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë rajoni qendër ku bën pjesë Durrësi u rrit me 50 për qind,.

Veriu, nga ana tjetër, ka pasur një rritje modeste prej 3% në korrik 2022 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Banner

Jugu sipas statistikave ka mbetur në të njëjtat shifra sikurse viti 2021 ku “braktisjen” e vendasve e kanë balancuar të huajt.

Lexo edhe:

Biletën e keni, por mund të mbeteni në aeroport! Kujdes me rregullin e ri të Ryanair
Valixhet gati? Një destinacion i ri ju pret nga Aeroporti i Tiranës
Italia mund të mbetet pa makarona, në rrezik prodhimi i tyre
Black Friday 2026: 5 destinacione evropiane që ia vlen të vizitoni për shopping

Vizitorët jo-rezidentë u rritën me 23% në rajonin qendër në korrik 2022 krahasuar me 2021-SHin. Turoperatorët në fakt raportuan se për Durrësin vetëm kishte një kërkesë 30% më të lartë sesa kapaciteti akomodues i qytetit. Heqja e kufizimeve të pandemisë dhe çmimet më të arsyeshme në raport me shërbimin që ofrohet duket se nxitën kompanitë e huaja që ta kthenin në një destinacion të rëndësishëm. Durrësi edhe pse jemi në shtator vijon të ketë shkëlqimin e pikut të sezonit ku referuar fluturimeve nga Rinasi rezultojnë të paktën 14 chartera nga Polonia, Norvegjia e Suedia të gjithë pjesë e turizmit të organizuar. https://www.monitor.al/vetem-durresi-me-zenie-te-kapaciteteve-hoteliere-mbi-90-me-dobet-bregdeti-i-himares/

Qendra shënoi dhe rritjen më të madhe të turizmit vendas, me 138% në korrik 2022, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në rajonin e jugut numri i turistëve vendas ra me 3.5% dhe në veri tkurrja ishte më e lartë me -20%. https://www.monitor.al/rritja-e-cmimeve-dhe-renia-e-euros-boshatiset-plazhi-i-shengjinit/

Tkurrja e turistëve vendas në veri u kompensua nga rritja e të huajve me 12%. Veriu është dhe rajoni më interesant për të huajt, duke tërhequr 41% të totalit, ndërsa qendra 31% dhe jugu 28%.

Edhe në Veri numri i turistëve jo-rezidentë ka qenë ë i lartë këtë korrik sipas të dhënave të strukturave akomoduese ku rritja e raportuar është 12.4 për qind. Në Jug numri i të huajve në korrik 2022 ishte 4.2 për qind më i lartë se korriku i një viti më parë.

Vendasit nga ana tjetër këtë verë ishin në një “eksod” masiv drejt destinacioneve të huaja si një tendencë post-pandemi por edhe për shkak të paketave agresive konkurruese me të gjitha të përfshira të ofruara nga destinacione si Turqia, Mali i Zi dhe Greqia. Gjithsesi pushuesit vendas në korrik patën rritje vetëm në rajonin qendër me 138% rritje ndërkohë që në Jug strukturat akomoduese kanë raportuar rënie me 3.4 për qind në raport me një vit më parë. Rajoni i Veriut është prekur edhe më shumë nga mungesa e vendasve me një ulje prej 20 për qind në korrik 2022 krahasuar me korrikun e një viti më parë.

Shifrat e INSTAT për korrikun në strukturat akomoduese konfirmojnë edhe një herë deklaratat e turoperatorëve ku Jugu u raportua sipas zonave nga Vlora në Sarandë me një okupancë që në korrik luhatej mesatarisht mes 50-70 për qind edhe për shkak “të fushatës” së çmimeve  të shtrenjta që nisi që qarkullonte masivit në rrjete sociale./N.Maho

Burimi: INSTAT

Burimi: INSTAT

Burimi: INSTAT

Monitor

Nga bregdeti i Vlorës në guidën prestigjioze botërore, Yacht Hotel bëhet pjesë e MICHELIN Guide
MDB Tirana sjell traditën e mishit fiorentin në Tiranë, Muzeu i Biftekut në zemër të Bllokut
Zbulohen 25 destinacionet më të mira për vitin 2027
New York City shpallet sërish qyteti më i mirë në botë
10 vendet ku është më e lehtë të punosh online
TAGGED:Durresisezoni veror

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Për 70 vjet, Mbretëresha Elizabeth i shkruante letër mikeshës që nuk e kishte takuar kurrë
Next Article Përshkallëzohet konflikti në Ukrainë, Putin merr vendimin drastik

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Fitoi kujdestarinë pas divorcit, por djemtë qëndrojnë me të atin, Neda Balluku ka një apel publik
Të famshëm
November 8, 2026
Si të komunikosh dhe të ndikosh në publik? Grida Duma sjell masterclass-in në Zürich
Kulturë
November 8, 2026
“Na thanë se nuk do të fliste kurrë”, Jonida Maliqi rrëfen momentin e dhimbshëm pas diagnozës së të birit: Psikologia na quajti prindër të padenjë
Profili i Vipave
November 8, 2026
Jonida Maliqi e quan të mbivlerësuar, Rozana Radi i përgjigjet me ironi: Sikur këngët e tua të merrnin aq klikime sa një video ku përmendem unë!
Të famshëm
November 8, 2026

Lexo edhe:

Vip Travel

Njihuni me 10 qytetet më të mira në botë për vitin 2026 dhe pse spikasin

October 2, 2026
Vip Travel

Panik në ajër, pasagjerët neutralizojnë pilotin pas sulmit me thikë në fluturimin Dubai-Tel Aviv

October 1, 2026
Vip Travel

Fshati Vuno shpallet “Qendër Historike”/ Qeveria miraton zonën mbrojtëse dhe planin e ruajtjes

September 26, 2026
Vip Travel

Nga marsi 2027, nisin fluturimet direkte mes Tiranës dhe Luksemburgut

September 10, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?