Tuesday, December 24, 2024

Xhemi Shehu ndahet nga bashkëshorti? Moderatorja tregon si qendron e vërteta

Moderatorja shumë e dashur nga publiku, Xhemi Shehu ka qenë gjithmonë e rezervuar kur bëhet fjalë për intervistat. Mirëpo, së fundmi, ajo ka bërë një përjashtim. Madje, ka folur dhe për jetën e saj private.

Xhemi sqaroi se nuk është ndarë nga bashkëshorti siç po përflitej, por ka bërë thjesht një batutë kur iu referua vetes si “ish-gruaja e Visit”.

“Ishte një batutë, nuk jam ndarë, pavarësisht se nuk kam unazat. I heq herë pas here kur dua të lyej duart me krem në darkë dhe harroj t’i vendos. Unazat janë thjesht aksesorë”, tha ajo.

Më tej, moderatorja  foli edhe për prindërimin duke treguar marrëdhënien me dy djemtë e saj.

“Prindërimit nuk ia merr dorën asnjëherë. Fëmijët janë një zbulim i ri çdo ditë. Çdo ditë nxjerrin diçka të re. E gjej veten shpeshherë në situata që nuk di të sillem. Jam ‘tërhiq e mos e këput’, pra edhe duhet të jem liberale, edhe strikte”, tha Xhemi.

spot_img

Te fundit

112,000FansaPëlqeje
189,000NdjekësitNdjek
18,000NdjekësitNdjek
66,000AbonentëAbonohu
spot_img

Related articles