Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Ilda Bejleri, shtatzënë për herë të parë/ Lidhja me biznesmenin e fuqishëm që e mban larg vëmendjes së publikut dhe “pritja e ëmbël”
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Të famshëm > Ilda Bejleri, shtatzënë për herë të parë/ Lidhja me biznesmenin e fuqishëm që e mban larg vëmendjes së publikut dhe “pritja e ëmbël”
Të famshëm

Ilda Bejleri, shtatzënë për herë të parë/ Lidhja me biznesmenin e fuqishëm që e mban larg vëmendjes së publikut dhe “pritja e ëmbël”

Last updated: April 30, 2022 18:40
8 Min Read
SHARE
Banner

Këtë vit, showbizi shqiptar ka qenë i mbushur me pritje të ëmbla. Disa vajza të njohur kanë ndarë me të gjithë lajmin e bukur, por ka edhe të tjerë që po e shijojnë në privatësi. Një prej tyre është moderatorja Ilda Bejleri.

Ky lajm mund të vijë surprizë për shumë njerëz pasi Ilda e ka ruajtur me fanatizëm jetën private, por po.

Shumë shpejt ajo do bëhet nënë për herë të parë. Burime pranë saj kanë bërë me dije për “Panorama Plus” se tashmë barku i saj është rrumbullakosur dhe Ilda nuk fshihet më, ndonëse nuk ka e ka ndarë ende lajmin me ndjekësit e saj. Madje, nëse do hedhim sytë në “Instagram”, ku Ilda është goxha aktive, fotot nuk mungojnë. Siç mund ta shihni në fotot e mëposhtme të postuara prej saj në “Instastory”, moderatorja pozon me barkun e rrumbullakosur.

Lexo edhe:

“Ti je paqja dhe shtëpia ime”, urimi emocionues i Dafina Zeqirit për ditëlindjen e partnerit
“Mua nuk më bën artiste Ardit Gjebrea”, Albërije Hadërgjonaj flet për përplasjen me moderatorin
Mateo surprizon Brikenën me gjestin romantik në mes të emisionit
“Ju dua, por më kuptoni”/ Gjesti ngre shqetësimin ndaj fansave, ja çfarë i kërkoi këngëtari atyre

Ndërkohë, mund të vihet re edhe fakti që ajo prej javësh ka nisur të vishet me të gjëra, siç ndodh zakonisht me gratë shtatzënë. Për shembull, në ditëlindjen e saj Ilda është veshur me një fustan elegant të zi dhe të gjerë që nuk i tregonte asnjë detaj të trupit. Vetë moderatorja, pak kohë më parë, në një intervistë shprehu haptazi dëshirën për t’u bërë nënë.

Prezantuesja është në mesin e shtatzënisë, dhe deri më tani ka vijuar me aktivitetin e saj normal, duke mos u shkëputur për asnjë moment nga angazhimet e saj rutinë. Bëhet me dije se Ilda është në mesin e shtatzënisë, ku i duhen edhe rreth 4 muaj për të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. Duke qenë pranë fëmijëve dhe mamave me emisionin e saj të fundit “Të ka mami yll”, Ilda u pyet nëse ka dëshirë dhe në plan së shpejti ndonjë fëmijë. Gjë për të cilën Ilda tha se të jesh mami është gjë shumë e bukur, sidomos kur je e plotësuar. “Vjen një moment që çdo njeri e projekton veten për fazat e jetës. Të jesh mami është një gjë shumë e bukur, sidomos në momentin e duhur dhe aty ku ndihesh e plotësuar. Pse jo… unë nuk kam qenë kurrë kundër, unë jetën e kam marrë me faza në sensin që çdo moshë ka bukurinë e saj dhe ofron surprizat e veta”, u përgjigj ajo.

Ndërkohë, përveç shtatzënisë, Ilda nuk ka zbuluar ende asnjë detaj për partnerin e saj, duke zgjedhur ta shijojë në privatësi lidhjen që e mban sekrete prej kohësh. Megjithatë, po të njëjtat burime bëjnë me dije se Ilda prej vitesh po shijon një romancë me një biznesmen, i cili nuk ka lidhje me modën e medias. Kjo është edhe arsyeja përse ajo ka zgjedhur ta ruajë nga sytë e publikut. Me sa duket, tashmë kjo lidhje është formalizuar dhe së shpejti të dy do të bëhen prindër për herë të parë.

Megjithatë, në rrjetet sociale, vështirë se do ta shohim ndonjëherë partnerin e saj, duke preferuar që ta mbajë atë larg famës që ka. Mbetet për t’u parë nëse Ilda do zbulojë në vijim se kush është djali që ia ka marrë zemrën dhe do e bëjë së shpejti mami për herë të parë. Aktualisht moderatorja duket se po shijon pritjen e ëmbël pasi nuk është e pranishme me asnjë projekt. 34- vjeçarja është fokusuar këtë periudhë te biznesi i saj, duke iu përkushtuar totalisht punës së saj. Por, nga ana tjetër, Ilda ka më shumë kohë të presë fëmijën e saj të parë, por edhe të shijojë e qetë historinë e dashurisë, që prej vitesh po ecën perfekt për dy të rinjtë.

Për herë të fundit, ajo u shfaq në ekran në 1 janar. Dhe ende nuk ka zbuluar se cilat janë planet e saj për të ardhmen, ndonëse mund të themi se ndoshta rikthimi i saj do marrë goxha kohë. Ildën e kemi parë për vite me radhë me emisione sportive, nga të cilat më pas u distancua. Në nisje të sezonit të ri televiziv në 2022 të gjithë u surprizuam pasi u vu re mungesa e Ilda Bejlerit në emisionin “Procesi Sportiv”, të cilin ajo e moderonte përkrah Edi Manushit. Në vend të saj u shfaq Alesia Bami dhe asnjëherë nuk u kuptua arsyeja e largimit të papritur të Bejlerit.

Ajo zbuloi se përshtatja në moderim me njerëz të tjerë ka qenë e vështirë, duke qenë se në “Digitalb” ka moderuar përherë e vetme.

“Po nuk është se ndodhi ndonjë gjë, thjesht koronavirusi na kapi të gjithëve pa përgatitur edhe eksperienca ime te ‘Procesi Sportiv’ ka qenë pa diskutim shumë e bukur edhe diçka për t’u provuar, por do thosha që këto 11 vjet në ‘Digitalb’, isha mësuar që prezantoja vetëm. Ishte një sukses me Manushin, pa diskutim, sepse edhe shikueshmëria ishte goxha e madhe. Kështu që kjo më vërteton dhe njëherë që të gjithë njerëzit që më kanë ndjekur në vite, më ndjekin kudo që jam, pra, ndjekin Ildën dhe jo programin dhe mendoj që ndoshta edhe jemi lodhur pak nga këto klishetë. Janë lodhur shikuesit, por jam lodhur dhe unë. Që domethënë, edhe sporti ka nevojë për një analizë reale, ka nevojë për njerëz që thonë të vërtetën, që e kanë profesion dhe që e dashurojnë sportin. Jo çdokush mund të flasë për futbollin”, deklaroi ajo asokohe.

Në 2021, Ilda u kthye në ekran me një projekt të ri, i cili nuk kishte të bënte me sportin, por me baletin. Ajo tha se nuk e ka pasur fare në pikëpyetje nëse duhej ta pranonte një ftesë të tillë, sepse baleti është një ndër fushat ku e gjen veten. Por a ka një ndarje definitive nga sporti apo do të kemi një rikthim të saj në këtë format televiziv?

“Nëse një projekt i bukur pastaj kthehet me sportin, pse jo unë do jem sërish pjesë. Midis sportit dhe baletit shoh shumë ngjashmëri se edhe aty konkurrenca është shumë e madhe. Nëse futem në sport, futem për një gjë tërësisht profesionale dhe rikthehem ashtu siç kam qenë dikur”, kështu është përgjigjur Ilda kur është pyetur rreth kësaj gjëje.

Për shkak të përvojës së saj disavjeçare në fushën e sportit, u përfol më herët se moderatorja do të kandidonte për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, gjë që u mohua nga vetë moderatorja seksi. “Edhe njerëz të afërt më shkruanin. Por nuk është e vërtetë, sepse në momentin që do të doja të kandidoja, do ta thosha vetë”, është shprehur ajo.

Tanimë duken të largëta ditët kur moderatorja angazhohej me sportin, duke qëndruar prej vitesh si një ndër ikonat e gazetarisë sportive. Tashmë një periudhë tjetër ka mbërritur në jetën e saj. Ne nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë shtatzëni të mbarë!

Santiana Maloku konfirmon ndarjen nga Patrisi: Gjithçka ka marrë fund
Julian Deda prek me dedikimin për babain e ndjerë Zef Deda: Më mungon pa fund, je më i miri Babo
Koncertet e verës, Sara Gjordeni ka një ‘këshillë’ për vajzat në instagram
Kur do të publikohet kënga e saj? Pas Mateos, edhe Brikena nis rrugëtimin e saj në muzikë
Benita zbulon çfarë ka ndodhur me Klodin pas Big Brother
TAGGED:Ilda Bejleri

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Zhgënjehen fansat e ‘Fast and Furious’, regjizori merr vendimin e papritur
Next Article A është krisur miqësia e Beniada Nishanit dhe Einxhel Shkirës? Flet për herë të parë moderatorja

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mbusheni çanten e plazhit me uljet pafund te Rossmann& Lala
Aktualitet
July 29, 2026
Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën njëvjeçare
Ekonomi
July 29, 2026
Ja 3 shenjat e horoskopit më të favorizuara nga Jupiteri/ Mundësi të reja dhe ndryshime pozitive…
Horoskopi
July 29, 2026
90 sekonda errësirë! Vendet ku mund të shihet eklipsi diellor i 12 gushtit
Botë
July 29, 2026

Lexo edhe:

Profili i Vipave

Gjesti dhe DJ Gimbo i japin fund zërave për konflikt/ Shfaqen sërish bashkë para fansave

July 23, 2026
Të famshëm

Blero flet për raportin me Teutën pas lindjes së djalit: Urimi i saj ishte shumë i mirëpritur

July 23, 2026
Profili i Vipave

FOTO/ Emina Çunmulaj uron bashkëshortin për ditëlindje: Je bërë versioni më i mirë i vetes

July 22, 2026
Të famshëm

Benita Zena pas daljes nga Big Brother: Më është bërë padrejtësi, ndoshta e meritoja edhe fitoren

July 22, 2026
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?