Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: 10 gjërat që “e mbysin” një lidhje, këshillat për ta rindezur pasionin
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Kuriozitete > 10 gjërat që “e mbysin” një lidhje, këshillat për ta rindezur pasionin
Kuriozitete

10 gjërat që “e mbysin” një lidhje, këshillat për ta rindezur pasionin

Last updated: April 20, 2022 07:37
7 Min Read
SHARE
Demo

Dashuria duhet mbrojtur, duhet “ujitur” si një bimë që duhet të rritet dhe pasi të zhvillohet, duhet mbajtur e gjallë për të bërë të mundur që frutat të vazhdojnë prodhimin. Gjithmonë duhet mahnitje, dëfrim e të festoni edhe atë që nuk do të kishit festuar kurrë..

Kur dy persona lidhen, e bëjnë me bindjen se do të jetë përgjithmonë, por nuk dihet nëse do të jetë vërtetë kështu. Shpesh, marrëdhëniet përfundojnë për mungesë vëmendjeje, sepse diçka ngec dhe jo sepse dashuria mbaron. Kur lidhesh merr një impenjim kundrejt një tjetër personi dhe gjithçka duhet ndjekur ditë pas dite, pa konsideruar kurrë asgjë të sigurt.

Demo

Nëse një raport zgjat prej disa vjetësh dhe fillohet të ndihet mërzia apo monotonia e të qëndruarit bashkë, është rasti të bëni diçka që s’e keni bërë më parë. Në fazat e para të marrëdhënies, çiftet e vendosin veten në qendër të jetës së njëri-tjetrit, si dhe vlerësojnë njëtrajtësisht mendimet dhe dëshirat e tyre. Me kalimin e kohës, ky përqendrim ose fokusim, kalon tek fëmija për gruan dhe tek puna për burrin. Edhe gratë pa fëmijë e zënë kohën me punët e shtëpisë. Dhe kështu vijon rrjedha e jetës.

Lexo edhe:

Rikthehet ora diellore, sot akrepat shkuan 60 minuta pas
Rikthehet ora diellore! Sonte në orën 03:00, akrepat shkojnë 60 minuta pas
Arsyet pse disa burrave nuk u rritet mjekra
Stina në të cilën ke lindur tregon shumë për personalitetin tënd, sipas studimit

Të mërzitur me lidhjen apo martesën tuaj? Mendoni se jeni mbërthyer në një rutinë, në një martesë të shurdhët? Nuk di çfarë të flasësh me partneren/in tënd? Asgjë nuk po funksionon si në fillim? Ndoshta ju jeni të vetëdijshëm për këtë, por shpresoni se mund të kalojë apo mendoni se jeni në fundin e një marrëdhënieje. Shkak për këtë janë një sërë arsyesh e problematikash në një raport. Monotonia lind nga shkëputja e lidhjeve të respektit dhe dashurisë midis dy individëve.

Disa arsye që çojnë marrëdhënien në monotoni:

1. Moskomunikimi me njëri-tjetrin

Mungesa e dialogut paraqet fazën më negative të një lidhjeje. Mos komunikimi çon në ankesa çiftin.

2. Mospërkushtimi i kohës
Puna deri orët e vona, përkujdesja e tepërt e fëmijëve, kalimi i kohës vetëm me shoqërinë rrezikon marrëdhënien me partnerin apo partneren duke e vënë durimin e tij/saj në provë.

3. Mungesa e vëmendjes

Një armik tjetër i madh është dhe mungesa e vëmendjes. Partneri apo partnerja ndihet i lënë mbas dore n.q.s ju nuk shikoni çdo gjë, nuk vëzhgoni ndryshimet, nuk kushtoni vëmendje rreth tij/saj.

4. Moskujdesi për veten

Fakti që keni shumë vite së bashku nuk do të thotë që të tregoni parregullsi në disa aspekte të mënyrës së jetesës që bëni. Pamja e jashtme është gjithmonë e rëndësishme.

5. Mungesa e jetës intime

Me kalimin e kohës fantazitë ngecin, marrëdhënia intime rrallohet. Raporti intim midis dy partnerëve është pak a shumë si uji për jetën, i domosdoshëm në raportin në çift.

6. Teprimi me xhelozinë

Kontrollet e tepërta, mos besimi në partnerin apo partneren tuaj çon në fund të një marrëdhënieje.

7. Mungesa e projekteve së bashku

Mungesa e planeve,qëllimeve së bashku, qoftë edhe planifikimi i pushimeve apo një darkë jashtë çon në mosfunksionim të raportit në çift.

8. Teprimi i raportit me familjarët reciprokë

Detyrimi i partnerit apo partneres pa dëshirë të vizitojë pafund prindërit reciprokë e çon në acarim çiftin. E njëjta gjë vlen edhe për shoqërinë apo kolegët tuaj të punës.

9. Heqja dorë e aktivitete së bashku

Fillimi i heqjes dorë nga shumica e argëtimeve së bashku, përfshirë dhe mbrëmjet jashtë, vajtja në kinema apo ambientet me muzikë. E dala rrallë çon në rrezik marrëdhënien tuaj.

10. Shikimi i tepërt i televizionit

Çiftet kalojnë shumë kohë para TV i cili është vrasësi kryesor i pasionit. Një darkë e ngrënë në shoqërinë e TV sigurisht nuk ndihmon në bashkimin tuaj.

“Ujiteni” dashurinë të japë fryte!

Për ta sjellë përsëri atë shkëlqim, ju duhet t’i hidhni një vështrim marrëdhënies tuaj para se të merrni një vendim, duke i rifutur disa pasione apo angazhime të reja lidhjes.

Komunikoni me partneren/in tuaj. Në komunikim përdorni fjalën “unë” në vend të fjalës “ti” sepse fjalitë e formuara me “ti” përmbajnë sinjale kritikuese dhe kjo çon në acarim palën tjetër e cila do të përpiqet të mbrohet.

Ndani me partnerin/ren hobet e tij/saj ose të paktën mos kritikoni dëshirat e tij/saj.

Komunikoni lirshëm sepse personi i cili nuk arin të kuptohet nga partneri pas njëfarë kohe nuk do të përpiqet të flasë më rreth vetes dhe kështu do të krijohen distanca të mëdha mes çiftit.

Gjallërojeni marrëdhënien tuaj në çift me ndryshime të vogla të herë pas hershme. Ana e cila kërkon ndryshim duhet ta shprehi qartë këtë dhe në pikën e mosmarrëveshjes duhet të kërkojë një zgjidhje. Para se të fillojmë ankesat, secili nga ne duhet të ndryshojë vetveten më parë.

Thyeni rutinën duke shkuar në vende që s’kemi shkuar më parë bashkë.

Planifiko pushimet në minutën e fundit. Shkoni me pushime disa ditë, nuk ka rëndësi se ku, e rëndësishme është që do jeni bashkë.

Disa këshilla për të ndezur pasionin në një marrëdhënie:

1. Dëgjoni muzikën kur jeni takuar për herë të parë.

2. Lexoni letrat,sms,email-et që keni dërguar me njëri –tjetrin në fillimin e lidhjes.

3. Nxirrni fotot e hershme dhe shikojini së bashku.

4. Hidhni parfumin që keni pasur në takimin e parë.

5. Ndrysho gjërat në dhomën e gjumit.

6. Ndryshoni mënyrën e sjelljes qoftë edhe për një ditë të vetme.

7. Gatuani diçka speciale vetëm për të.

8. Dërgo sms-të që ke dërguar më parë (thjesht sapo të ndahesh t’i dërgosh ‘të dua’).

9. Shpreh ose diskuto çdo gjë, duke e parë në sy partnerin/ren pa lejuar një mur ndarës.

10. Dilni natën dhe shikoni yjet së bashku ose dilni në 5 të mëngjesit dhe të shikoni diellin duke lindur. Këto janë disa momente të paharrueshme.

Sipas shkencës, ky është emri më i bukur në botë!
Emra Brah rikthehet me projektin më të ri muzikor “Ca than”
E dinit? Të qeshurit gjatë situatave serioze, është shenjë inteligjence dhe forcë emocionale
Ndryshimi i orës, kur i kthejmë akrepat e orës një orë prapa?
Njollat e vështira të vajit do të zhduken nga rrobat me vetëm dy përbërës kuzhine
TAGGED:Lidhje dashurie

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article “Familja më e rëndësishme se gjithçka”/ Pas lajmit tragjik për vdekjen e djalit, Cristiano Ronaldo merr vendimin drastik: Është dhimbja më e madhe që çdo prind mund të ndiejë
Next Article Marinës apo Getoarit? Ja kujt i ngjan Margeti

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

“Vetëm e preku KALIN”, dëshmojnë familjarët e KELI HOXHËS në Berat: Ja si AUTORI e goditi me thikë!
Aktualitet
October 29, 2025
Nëntori do na zgjidhë disa nga problemet të së kaluarës! Astrologia parashikon fatin për secilën shenjë të horoskopit
Horoskopi
October 29, 2025
“Kam humbur çdo kontakt me djalin”, Meriton Mjekiqi i drejtohet me mesazh publik ish-gruas
Tv Shows
October 29, 2025
Meriton Mjekiqi tregon të vërtetën e arrestimit: Nuk kam qenë në burg dhe as në arrati, abuzohet me…
Tv Shows
October 29, 2025

Lexo edhe:

Kuriozitete

Cila familje është vërtet e lumtur? Vetëm pak njerëz e japin përgjigjen e saktë në këtë test psikologjik

September 28, 2025
Kuriozitete

Sa është ora në këtë orë të “fshehur” – sfida që vetëm më të zgjuarit arrijnë ta zgjidhin

September 28, 2025
Kuriozitete

Si ngjyrat e mureve ndikojnë tek humori juaj, ja këshillat që nuk duhen humbur

September 20, 2025
Kuriozitete

Kjo metodë virale në TikTok mund të të bëjë të kursesh shumë para

August 20, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?