Monday, December 23, 2024

Pasi ta provoni do të mbetet gjithmonë ëmbëlsira e fundjavës suaj, si të përgatisni Tiramisu me Fistikë

Tiramisu është ëmbëlsira italiane më e njohur në gjithë botën. Thuhet se kjo ëmbëlsirë e ka origjinën në Siena (Toskanë). Rreth shekullit të XVII disa pastiçierë vendosën të përgatisnin një ëmbëlsirë në nderim të Dukës së Toskanës Cosimo de Medici. Ata menduan të bënin një ëmbëlsirë me përbërës të thjeshtë, por jashtëzakonisht e shijshme.

Sot receta do të jetë disi më ndryshe nga tradicionalia, me përbërësin shtesë, fistikë.

Përbërësit: 6 vezë të freskëta, 200 g krem fistikësh, 500 g mascarpone, 20 copa biskota për tiramisu, 120 g sheqer, 3 filxhan kafeje ekspres, 100 g fistikë të grirë.

Përgatitja: Fillojmë duke ndarë të bardhat e vezëve nga të verdhat. Të bardhat e vezëve i rrahim më pas me 2 lugë sheqer me ndihmën e një mikseri elektrik ose me rrahësen e vezëve. Pasi bëhen shkumë e qëndrueshme i vendosim në frigorifer. Rrahim më pas të verdhat e vezëve. Shtojmë 120 g sheqer. Masa duhet të bëhet si shkumë dhe në ngjyrë të bardhë. Shtojmë më pas mascarpone-n. I rrahim përsëri me rrahësin elektrik. Në masën e krijuar shtojmë kremin e fëstëkëve. E përziejmë mirë të gjithë masën e krijuar. Në fund shtojmë të bardhat e vezëve që rrahëm në fillim. E trazojmë mirë masën për mbushen e tiramisusë me ndihmën e një luge silikoni. Kremi për mbushje është gati. Në një tavë radhisim biskotat për tiramisu duke i lagur në fillim me kafe ekspres. Hedhim sipër shtresën e parë të kremit dhe e përhapim mirë në të gjithë sipërfaqen. Fillojmë të shtrojmë përsëri biskota të lagura ne kafe. Nëse dëshironi në mes mund të shtoni disa fistikë të grirë imët. Pasi kompletojmë dhe shtresën e dytë me biskota, hedhim sipër pjesën tjetër të kremit. Tani na ngelet të hedhim sipër fistikë të grirë. I përhapim mirë në të gjithë sipërfaqen e tiramisusë. E vendosim ëmbëlsirën në frigorifer për të paktën 2 orë. JU BËFTË MIRË!

Kjo ëmbëlsirë u përgatit nga Arti i gatimit

spot_img

Te fundit

112,000FansaPëlqeje
189,000NdjekësitNdjek
18,000NdjekësitNdjek
66,000AbonentëAbonohu
spot_img

Related articles