Pas ndarjes nga futbollisti afrikan Keith Groeneveld, deputetja kosovare Adriana Matoshi është shfaqur më në formë se kurrë.
Ashtu siç nuk kishte se si të ndodhte ndryshe, Adriana është mjaft aktive në rrjete sociale dhe përmes fotografive që ajo publikon duket se po e përballon mjaft mirë ndarjen.
Ditën e djeshme, ajo ka publikuar në Instastory dy video ku në njërën ka folur për veten dhe tek tjetra i dërgon puthje ndjekësve të saj.
“Nuk më pëlqen vetvetja, po e dua veten”-ka thënë Adriana e cila duket si një thumb për ish-partnerin e saj, Keith